Arif Molliqi: Qytetarët e botës ose kosmopolitët
| E diele, 09.08.2009, 06:52 PM |
Mbresa groteskeQYTETARET E BOTËS OSE KOSMOPOLITETNga Arif Molliqi, HamburgPër fillim, dua të them se unë jam një lexues i pasionuar i gazetave shqipe që botohen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Nuk i lexoj vetëm ato shkrime ku në to shkruhet vetëm zi,e as vetëm bardhë... Në TV-të tona nuk i shikoj vetëm ato emisione televizive ku shfaqen pamje të shëmtuara për shoqërinë tonë, as ato pamje ku shfaqen VIP-at, lakuriq e të veshura. Në gazetat tona i lexoj me shumë kënaqësi edhe shkrimet e mira, të qëlluara, të shkruara profesionalisht në çdo aspekt, shkrime këto që në shumë raste nuk mungojnë. Unë shikoj edhe emisione në televizion tona që janë shumë të pëlqyera. Pse po e them ketë; që të mos krijohet përshtypja se unë çka lexoj e shikoj mundohem ta ngjyrosi vetëm më ngjyrën e zezë. Kështu, nga ky këndvështrim jo rastësisht po i përmendi vetëm disa dukuri shumë të shpeshtuara që i hasim çdo ditë në shtypin ditor dhe televizionet tona. Po i vejmë në shënjestër këto “të zeza”, me shpresë se redaktorët e gazetave dhe televizioneve do ti kenë parasysh, por edhe lexuesit dhe shikuesit le ta gjykojnë siç dinë ata vetë. Mirëpo, ruana zot, nuk e kam ndërmend që më asnjë gazetë e as televizion të bie në konflikt! I takoj, ose, e adhuroj parimin fabian, demek; taktizoj për t´ju shmangur luftës-betejave:lexues-botues, sepse gjithmonë në shoqëritë ballkanike botuesi ose gazeta del fituese(?!) (Fabian- shmangie nga beteja). Sidoqoftë këtu po i përmendi disa imtësia që i takoj çdo ditë në gazetat tona e që, dikujt mund ti duken qesharake, e për disa lexues janë provokuese dhe fyese. 1.Një ditë po e, një ditë jo gjatë muajve që lamë pata rastin që në gazetat tona në gjuhen shqipe ( Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni), të gjejmë emrin e Zlatan Ibrahimoviqit të shkruaj jo ma pak se 34 herë. Katërmbëdhjetë ditë gazetat tona e kanë pasur Zllatanin edhe në fjalëkryqin e saj, kurse 12 herë brenda jave është dhenë emri i Oliqit, Petriqi, Jovanoviqit, Xhekos, e ndonjë sportisti tjetër serb-sllav, kroat, boshnjak në gazetat shqipe. Për kuriozitet shikuam disa gazeta serbe, kroate, boshnjake një javë rresht dhe askund nuk lexuam se shkruhet-përmendet, lavdërohet, ngrihet në qiell një lojtar shqiptar, as i kalibrit të Lorik Canës. Nëpër televizionet tona, sidomos në programet e sportit, është folur e përfolur, lavdëruar, u janë dhënë aq shumë epitete me të favorshëm Zllatanit, Oliqit, Petriqi, Jovanoviqit, Xhekos, e tjerëve nga gazetarët tanë të sportit, sa ketë nuk e kanë bërë as Beogradi, as Zagrebi, as Sarajeva...Për kureshtje, u angazhuam disa shokë, gjithsecili veç e veç ti përcjellim televizionet serbe (TV Beogradin, B92 e ndonjë tjetër përmes interneti), dhe nuk patëm mundësi të dëgjojmë se këto televizione të përmendin asnjë nga ata shumë sportistë shqiptar që shkëlqejnë sot nëpër Evropë. Merrni me mend, edhe kur boksonte Luan Krasniqi për titullin e kampionit botëror ose Evropian, shtypi serb (qe del në diasporë), e përmendte vetëm për te treguar se familja e tij dhe ai dikur kanë qenë qytetarë të Serbisë(?!) Çuditërisht, hapësirë të gjerë sportistëve, dhe VIP-ve serb-sllav u rezervojnë televizionet nga Shqipëria, e ku prinë TOP Chaneli me satelitet e vet(?!) 2.Shfaqja e kosmopolizëmit shqiptar mund të argumentohet edhe në qindra mijëra rasteve tjera që ndodhin çdo ditë në hapësirën tonë shqiptare. Kështu, pa pasur për qellim ta ripërsëritim (sepse këto ditë është shkruar diku dhe e kam lexua?!), rastin e kryebashkiakut të Tiranë kur i dhuroj çelësin e qytetit Goran Bregoviqit, njeriut që ishte bashkëpunëtori, bashkëvepruesi i kriminelëve të përbetuar anti-shqiptar. Moment ky kur edhe qytetarët e Tiranës (Tironës) dhe gjithë shqiptarët u entuziazmuan më vizitën e Bregoviqit me gjithë këngën e tij antinjerëzore “Kallashnikov”... Njeriu sado që mundohet të paraqitet kozmopolit çuditet pse në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e gjetiu nuk u protestua, demonstrua kundër vizitës se tij. Kur Fikreta Avdiq, ndryshe e njohur si Lepa Brena shkoj në Sarajevë dhe Zagreb për të këndua, qytetarët e Zagrebit (Kroacisë), dhe boshnjaket e Bosnjës protestuan dhe demonstruan kundër mbajtjeve të koncerteve të saj, bile edhe u anuluan disa nga to. Kjo ndodhi, sepse ajo (Lepa Brena), dikur u kishte këndua këngë heroike vrastarëve serbë që vrisnin e digjnin nëpër Bosnje dhe Kroaci... Në Shqipëri, por edhe në Kosovë ku ishin qytetarët, shoqëritë civile që nuk organizuan protesta kundër Bregoviqit, kur ata dinë të bëjnë zhurmë herë-herë për asgjë. Pse askush nga Kosova nuk protestoj kundër vizitës se njeriut që edhe ditën kur Kosova e shpalli Pavarësinë, ai ishte në tribunën e protestës kundër Kosovës dhe popullit shqiptar. Sidoqoftë, shqiptarët kur s´kanë çfarë ti bëjnë kalit (Bregoviqit), duhet ti mëshojnë samarit (Edi Ramës), sepse “qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë...3.Këto ditë në njërën nga gazetat tona shqipe, lexova se është xhirua, apo është duke u xhirua një film në bashkëveprim Beograd-Tiranë (Serbi-Shqipëri). Do të thoshim; asgjë e keqe. Sepse edhe kësaj radhe askush nuk e tha një fjalë, kurse vitin e kaluar kam lexuar në gazetën “Nacional” të Zagrebit se disa aktor kroat nuk kanë pranuar të luajnë në një film serb për shkak të regjisorit i cili gjatë luftës serbo-kroate ai ka përgatitur filma dokumentar kushtuar ushtarëve serb që i paraqite si shpëtimtar të kombit, edhe kur ata vrisnin gra e fëmijë, edhe kur digjnin katunde e qytete... Mirëpo një reagim i tillë nuk ndodhi as nga aktorët e Tiranës, as nga aktorët e Prishtinës. Ata vazhduan të bashkëpunojnë me regjisoret serb në kohën kur akoma s´janë kthye eshtrat e qindra mija qytetarëve shqiptarë të vrarë nga vet regjisorët serb... Tjetra, para një viti një grup mërgimtaresh nga Gjermania i dërguam një letër TOP-Chanelit, me pyetjen: pse në programin e filmit asnjëherë nuk shfaqen filma më Bekim Fehmiun, Faruk Begollin, Avdurrahman Shalen, Istref Begolln e ndonjë tjetri. Përgjigjen me shkrim nga TOP-Chaneli e kemi marrë më një arsyetim banal dhe qesharak: “Nuk po ka kush ti përkthen në gjuhen shqipe filmat e Bekimit Fehmiut...”. Po filmat e tij 70 % janë në gjuhen italiane dhe angleze, gjuhë këto që çdo ditë i shikojmë të përkthyera. Sa u përket filmave që qenkan në gjuhen serbe-sllave, as ky mendim nuk qëndron sepse ne kemi pasur rastin të shikojmë në ekranin e TOP-Chanelit filmat e Emir Kusturicës që është anti-shqiptar në ekstrem, pastaj filma të Goran Paskaljeviqit e shumë artistëve dhe regjisorëve serb... Për fund, të pa fund, vjen pyetja: në gazetari (redaktime) dhe televizion a jemi barabartë me shtetet fqinjë apo, kemi ecur shumë para tyre duke u ber kozmopolit për çështjet tona qytetare, mos ta themi kombëtare se ndonjë gazetë nuk e boton shkrimin kur e sheh fjalën komb..
Hamburg, gusht 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.