E premte, 30.07.2021, 02:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Monica Mureşan: Drita vegimtare e poezisë shqipe

E shtune, 08.08.2009, 12:01 PM


Ibrahim Kadriu në faqet e revistës rumune

Drita vegimtare e poezisë shqipe

Nga Monica Mureşan

Për Ibrahim Kadriun “S’mbet kohë për kremte”, është një surprizë e botuar në gjuhën rumune në Bukuresht, me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, e përkthyer nga gjuha shqipe nga Baki Ymeri (anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë), duke patur një pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru. Nga Bibliografia kuptojmë se autori u lind më 8 janar 1945 në një fshat të Kosovës Lindore. Ka qenë pedagog, gazetar, reporter, pastaj zëvendës/ministër i Sekretariatit Krahinor të Informatave (Shtypit), ndërsa në vitet 80-të ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht  është redaktor i gazetës së përditshme Zëri i ditës.
Vëllimi përfshin një diversitet të madh temash dhe motivesh që zhvillohen dhe rivijnë sipas cikleve apo periudhave, duke u vënë theksi mbi vetëdijësimin e rolit të poetit në jetën sociale e kulturore, si dhe mbi rëndësinë e tij, jo vetëm përmes marrjes së përgjegjshmërisë, por edhe përmes afirmimit të fatit të tij, në rastin konkret mbajtjen të pashuar të dritës vegimtare por edhe shndërrimin e saj në një flakë simbolike, pra të përjetshme. Drita diskrete dhe vegimtare mund të përjetojë këtë metamorfizim përmes forcës dhe fuqisë së sugjestionit të fjalës, madje edhe përmes rizgjimit të kësaj nga harresa. Për atë poeti është vetë ndërgjegje e zgjuar që do të vegojë jo vetëm që drita të mos shuhet,  të mos zbehet,  por edhe të bëhet gjithnjë e më domethënëse. Ja, në një ars poetica e mirëfilltë! Nga Udhëtimi i lodhur përfytyrohemi në fazën e parë në një pelerin të tipit modern duke ndërmarrë udhëtime të gjata, duke ardhur nga e shkuara apo nga ardhmëria me qëllim për ta mbajtur të pashkëputur dorëzimin e stafetës me flakën e ndërgjegjes dhe kujtesës shqiptare.
Në rradhë të parë është për tu shënuar fuqia e sugjestionit të foljes: Do i mbyll dyert e do sigurohem/ Të qëndroj me vetveten në vetvete... Pastaj – thot poeti – Do strukem mes librave do gjunjëzohem/ Para krenarisë e ecjeve kryelartë do lutem/ T’i përngjajmë historisë dhe këngëve. Kuptojmë atypëraty disa detaje të nevojshme, të cilat poeti na i jep në një mënyrë direkte dhe lapidare: Do shfletoj librat  që më rrinë si ndërgjegje e plagosur/ Dhe do e fshij pluhurin -  të gjej ku jam gatitu. Nga vargjet që pasojnë kuptojmë se është fjala në realitatein e një udhëtimi fillestar, ritualik dhe, edhepse poeti është hijerëndë dhe i denjë, i kalkuluar dhe përmbajtur, i heshtur dhe i trishtë, ky kosovar i mençur lë megjithatë mesazhin për të transmetuar transparencën e hollësive të mjaftueshme për t’u bërë i kuptuar.
Po qe se deri tani e ka përdorur forcën lirike në veten e parë, tani do të kalojë edhe në figura stilistike, edhepse përcaktuesit e zgjedhur janë epitete të rralla dhe të mirëdozuara, mu për të mbetur në objekt duke përqëndruar vëmendjen mbi foljen dhe jo mbi efekte deskriptive: Do i puth faqet  një nga një – dhe pasojnë përcaktuesit shpjegues -  t’i ledhatoj/ Që s’më lënë krejt të varfur me kujtime/ Që s’më lënë me dhembjet që m’i fal dita/ Që natën s’e lënë të bëhet zot i ankthit. Mu nga fundi i poezisë fanitet një dritë magjike/rrëfimtare, një hapje e shpirtit dhe dalja nga heshtja e vetëimponuar: Derisa mes faqesh librash lëshoj spirancat e etjeve/ Për ta gjetur vetveten në udhëtim që s’ka ndalje/ Do i ledhatoj faqet një nga një  - do i puth/ Faqet e bardha të jetës së zezë tunxh. As që ishte i mundur një efekt më i qartë dhe më i mirërealizuar se sa përmes ketij oksimoroni!
Është e jashtëzakonshme kjo kadencë e ndërtuar sekuencë pas sekuence, si një suitë kuadrosh forografike. Ky procede i fotogramave do të takohet, përndryshe, në gjithë librin – si dhe predilekcioni i shndërruar në një dashuri të zjarrtë për sintagma të shkurta e sugjestive që burojnë nga një fjalor poetik vlerash personale e speciale të këtij autori, duke e bërë të veçantë përmes amprentash si: udhë, rrugë,  udhëtim, rrugëtim. Dita: Dhembjet e ditës. Mbush trastën e zbrazët nga zhurma e ditës. Mbeten vetëm dëshirat e ditës së kyçur. Vargje për çastet që ma ngjyronin ditën. Dyer: Të çela/të mbyllura. Hëna. Poezia e sendeve dhe e vendeve. Etja: Poet, etje e regjur si lëkura e lodrës. Shpirti im bëhej mërgimtar, dhembje mërgimtari. Guri. Veset kokëforta të gurit. Ai është betuar mbi forcën e gurit. Tani gurët janë shndërruar në vargje. Zi: Letra ime e zezë. Plagë: Plagë të vjetra të kohës së re/ Plagë që s’ shërohen. Shpesh autori bëhet aforistik. Populli është fajtor/ Kurrë i çliruar nga barra:/ Fajtorpse i duhet të ushqejë fëmijët, (...)? Populli është fajtor! Se emrin e tij ia ka falë të tjerëve (...)/ Do të ngulfatet me fajin e vet.
Fakti që kemi të bëjmë jo vetëm me një poet të talentuar, por edhe me një shkrimtar që është pronar mjetesh artistike dhe stilistike të përdorura, që ka pronësinë e termave dhe e identifikon qenjësisht ekzistencën dhe qëllimin e tij, besimin ndaj idealeve të kombit nga i cili vjen, ky është mesazhi elementar i librit: autori din fort mirë se kujtesa ka tendencën për të plasuar në një kon të hijes një pjesë të përmbajtja e sertarëve të veta. Feed-back-u i këtij fakti është kalimi në harresë. Apo, duke e shoqëruar kujtesën dhe rikujtesën me dhembjen, poeti shpreh fort poetikisht si dhe dramatikisht harresën e pamundshme dhe perpetuimin e një kujtese të dhembshme. Kushtet historike në të cilat kanë evoluar përgjegjësia dhe vetëdija e të qënit shqiptar, popullata mazhoritare duke e patur atdhetarizmin për fe, kjo nuk hyn në objektin e analizës prezente, por rëndësia e këtyre rradhëve nuk mund të nënvizojë faktin se sa shumë e kanë impresionuar momentin e lekturimit të poezive të Ibrahim Kadriut, për dinjitetin dhe shijen e mirë, për përmasat dhe amprentën e tij të mirë. Autori arrin të bëhet truproja e një zëri kolektiv të një zone, plagët e padukshme të së cilës (përmes faqeve të këtij libri),  ende kullojnë gjak në sytë e historisë.

(Revista Impact, Nr. 362, Plojesht, 2009. Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)



(Vota: 6 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora