Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Albina Idrizi

| E hene, 03.08.2009, 06:13 PM |


Albina IDRIZI
 
TE KATER ANET E GLOBIT NE NE
 
Pranvera
Na sjell pranë
Me degë lulesh
Aromë trëndafilash
Hullive të shpirtit
Dhe as shohim
As ndjejmë
Tjetër asaj që duam
 
Të freskët
Të njomë
Të gatshëm
Të bindur
Se çdo shikim
Dashurohet në ne
 
Pastaj, vijnë të korrat
Mbesim tullacë
Nga krejt ajo
Shkulje rrënjësh
Pas të pathënave
Të paarriturave fjalë
Që njësoj korren
Me të thënat
Të pjekurat
Të paktat fjalë
 
Vjeshtë e zymtë
Trazon ndërgjegjen e fjetur
"Vallë, kemi mundur më shumë?"
As shi i qetë
As breshër furtunë
Nuk na ndih
Të shijohet rrush i pjekur
E vetmja që deh
Eshtë verë e ëmbël e të parëve
Ruajtur sirtarëve të kohës
 
Dimri i ftohtë
Kjo bukuri e bardhë
Mbulon çdo rrudhë fytyre
Cdo beng pleqërie
Nipër e mbesa
Rrëshqasin pa çarë kokën
Nëpër to
E ne kafshojmë në vete
Dhembjen kancerogjene
Fshehur pas çdo
Nostalgjie të zgjuar
"Vallë, kemi bërë mjaft?"
 
E sillemi, sillemi rreth vetes
Njëri tjetrit njëkohësisht.
 
 
GRUAS
 
E dashura
E shtrenjta grua,
Shoqe, nënë
Kudo që je
Mos u ndal
Në kërkim
Të gjysmës sate
Nëpër kulla shekujsh
Nëpër mure kohësh
 
Nëse asgjë tjetër
Bota duhet ta dijë
Se jemi mposhtur
Nga dashuria për të.