 Edona BEQIRI
Edona BEQIRI
Është e lindur  në Gjilan më 25. X. 1991. Shkollën fillore  e ka kryer në vendlindje, ndërsa Shkollën e mesme Ekonomike është duke e vijuar po ashtu në Gjilan. Është nxënëse shembullore por, talenti i saj shquhet në recitim, ese dhe në hartimin e poezive.
Që kur ishte nxënëse e shkollës fillore nisi të merrej me krijimtari poetike dhe  me talentin e saj i ra në sy mësuesit të saj  dhe më vonë mësimdhënësit të gjuhës shqipe. Si filloriste recitoi vjershat e saja në orët letrare, duke u mirëpritur nga të pranishmit.
Pasioni  tjetër i saj është natyra dhe përshkrimi i saj.
Dëshira e saj për të dalë me libër para lexuesve u realizua me veprën e saj të parë “Zemra troket në zemër”
Edona nuk do ta ndalojë talentin e saj. Ajo do të vazhdojë të shkruaj.
Jeton dhe vepron në Gjilan.
Tufë poezishë nga përmbledhja 
“Zemra troket në zemër”
(Redaktoi: Hysen Këqiku)
Edona BEQIRI
 TY,  QË MË LË PA GJUMË
TY,  QË MË LË PA GJUMË
POHIM
Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh
O diell
Ëndrrove, ëndrron, ëndrro
Natyrë pranvere
Me shikim drejt diellit
Erdhe, vjen, eja
Me mëngjese të reja
Me puhizë pranvere
Venerove, veneron, venero
Për pulëbardhat
Në fluturim magjik
Shkrove, shkruan, shkruaj
Për ëndrrat, dëshirën, të mirën
Për lindjet e ninullave.
Fole, flet, fol
Edhe buzëqesh 
O diell...
TË MOS DHEMBSET
Të mos lodhen duart
Duke shkruar
Të mos prishet gjumi
Kur ëndërron
Zogëzën e strukur
Të mos ndërprehet ëndrra
Kur fluturon 
Mbi male bleruar
Të mos heshtësh 
Për ta ndërprerë
Fjalën ters
Të mos dhembset durimi
Kur s’ke 
çka flet.
TI...
Ti flet e flet
Fjala nuk të shket
Ti shkruan e shkruan
Me fjalët tua luan
Ti bluan e bluan
Ngopjen e gatuan
Ti mendon e mendon
Të drejtën sublimon
Ti mëton, e mëton
Prapa nuk shikon
Ti sfidon, sfidon
Me të mirën hapëron
TI JETON
Të të përshëndes
O shpirt artisti
Ti jeton
Dhe
Mbetesh i ri
Në histori
Ti thundrohesh
Në simbol miqësie
Ylli të të lakmojë
Në mes errësirës
Netëve pa hënë
Ti jeton i ri
Dhe shkon i ngarkuar
Me vjetërsi
Këndej lë
Mirësi
Kënaqësi
Të të përqafoj
Urtinë e vargut
Për varfanjakun
Të uriturin
Dritën 
Për të verbërin
ME TY
-Ky qiell
pa ty 
pa diell
-Ky qiell 
me ty 
me diell.
Kjo rrugë
Me ty 
me ecje
-Pa ty 
me ngecje
Kjo jetë
Me ty 
e vërtetë
Pa ty 
e shkretë
RRUGË MJALTI
1.
Ora ec
Fatin magjik e kërkon
“Mirëmbrëma”
Depërton 
Në thellësi
Kjo ndodhi
Se të ndjeva
Kur hëna
Na shoqëronte.
Siluetë
mu shfaqe
Në qiellin e hapur
Me yjet dëshmitar
Më pe 
Të pash
Ti siluetë
Unë i vërtetë
2.
Frymëmarrja
Të dilte nga zemra
Shiu kishte pushuar
Vetëm ylberi 
Nuk dukej
Ishte natë
Më fole 
Apo nuk më fole
-T’i dëgjova psherëtimat
I përjetova  përkëdheljet
Si një fllad pranvere
Më erdhe
Ja këtu
Në hapësirën
Zemër
3.
U takuam në qiell të hapur
Kur hëna ish pesëbëdhjetë
Ndoshta do të na  sjell fat
Aq shumë të ndjeva
Ngrohtësia avullohej
E ndjeja me butësinë e gishtave
Në flokët e valëzuara
Faqja e mëngjër
Me faqen e djathë
Puçur
Duart bënin lojë baleti
Diku
Edhe në hapësirë
Ani pse natë
Nuk mungonte
ngrohtësia 
E diellit imagjinar
O, natë
E hënës 
Ëngjëllore.
4.
Sa më patën zili pemët
Se të zgjodha ty
Sa ëmbël këndonin zogjtë
Se të doja vetëm ty
Mijëra lule çelën
Në mijëra aroma i ndjej
Në asnjë stinë nuk vyshken
Iu falem
përunjësisht
Më ndihmuan të të gjej
Ujëvara
Thurrte një melodi
E imagjinoja refrenin
Lum unë për ty.
5.
Ah, bilbil fatlumi
Me krahë të bardhë je ti
Sa shumë fluturove
Dhe
Kurrë s’u ankove.
Fusha më dha angrohtësi
Mali  freski
Yjet  të gjithë më rradhë
Më hudhën fuqi
Të të takoj
Ty 
6.
Nositi në det
Dreri në malësi
Erë e fortë në fusha
Në lugina puhi
Krahë më fali pëllumbi
Për një fluturim
Shqipri – Britani
Deri
Në këtë pjesë etnije
Për t’u gjet’ ne dy
7.
Ti ishe duke fjetur
Bilbili të shikoi me qetësi
Zemra yte në mua
Zemra ime në ty
Nuk të gjeta
Në fund të botës
Më joshi thirrja jote
Zëri ëngjëllor
Me jone shoqëruar
Forcoi
Vrullin  tim
8.
Unë kur të ik
Ta lë zemrën time
Do ta marrë tënden
Të më trokasë në shpirt
Tash fli e qet
Zemra ime fli
E kur të del gjumi
Letrën e lexo’
Me titullin në zemër
Zemra ime të do
LULET E PRANVERËS
Në kopshtin tim
Vetëm dy lule gjeta,
Njëra ishte e bardhë
E kuqe ishte tjetra.
Ngadalë iu afrova
Vetëm njërën e mora,
Shkëlqente ajo e bardha
Ashtu sikur bora.
Ecja i vetmuar 
Duke i marrë erë,
Lules time të bardhë
Që qeli në pranverë.
Por lulja e kuqe 
Shumë u zemërua,
Me ndjesi më tha
-Pse s’më more mua.
E unë iu përgjigja
Kjo ka më shumë erë,
Sepse lulebardhat
Janë të parat në prnverë.
DASHURIA VERORE
Zogjtë e vegjël
Këndonin ngadalë,
Dielli i bukur
Lotin për mos e tharë.
Pishat e mëdha
Në ëndrrën e fjetur,
Lakmojnë dashurinë
Që nuk rri e heshtur.
Flutura e mahnitshme
Po sillet rreth neve,
Ti ne gjoksin tënd
Gëzimin e mbërtheve.
Ruaje të lutem
Në zemrën tënde të butë
Lulebardha e pranverës
Me psherëtima të lutë.
SHIKOJ
Shikoje qiellin
Derdh lot
vërshime
Mbi lumin e fshatit
Edhe dielli shikohet 
Në pasqyrë.
Ujëvara
Është lot i diellit
E drurin aty pranë
Kush e gërvishti...
Në ëndrrën
E fanitur
Kush pëshpëriti
Këtë lojë
kush e komponoi.
Nuk dua ujëvar lotësh
As gërvishje drurësh
Shikoje dashurinë
Që ndjehet në përjetësi.
MË NDJE
S’ dua të flas me askend
Si dikur
Ke hyrë në zemrën time
Dhe s’do të dalësh 
më kurrë.
Ajo ndjenjë që lindi
Si lule livadhi
po e shkëlqen si pika
E ujit sikur kristali.
Tani po zhytem
Në ëndrrën e fjetur
Vetëm në syrin tënd
Të mos jem i tretur.
Tani hesht, hesht
Vetëm një qast jeto,
Në sytë e mi det
Qiellin  e vështro...
SË PAKU NË KUJTESË
Mos e le ëndrrën
E parë ku e ëndrrove
Mos e le dashurinë e vetme
Që me zjarr e shijove.
S’mund të shkosh
S’mund ta lesh
Lulen të vyshket.
Qëndro pranë pishave
Ku ke kaluar ditët
E psherëtimave.
Qëndro edhe pranë malit
Ku zogjtë cicërronin
Në veshin tënd.
S’mund të shkosh
Ta lësh anijen
Të fundoset
 thellë në oqean.
Qëndro pranë meje
Ku qiellin e kaltërt
E shikoje në sytë e mi
S’mund të shkosh
Dhe ta lesh gjithë atë jetë
Qe e përjetuam 
S’mund t’i harroshas emrat tanë
Ku i ke shkruar në mur
 S’mund të shkosh atje
Sepse s’mundem
Pa e shikur diellin me sy
Nëse më mungon 
Fshehtas do vij me ty.
ËNDËRR
U ktheva
Larg prej teje 
gjysmë jete u ktheva
Tek vendi i vjetër
Ta dëgjoj zërin tënd
Lumi që ishte në afërsi
Dëgjohej me rrëshqitje
Pyesja zogjtë shtekëtarë
Se ku ishe ti 
Me thanë je tretur diku
Dhe nuk je kthyer më 
Lulet kishin çelur
Bari ishte rritur
E ti nuk erdhe për të shijuar
Aromën e luleve
Dielli poq e dogj
E ti nuk erdhe
 për ta ujitur
Pemët ishin  rritur
Pjekur e tharë
Asnjë nuk e shijove 
U ktheva për ty
Të jemi bashkë përsërëi
Tingujt kompononin
Unë mbeta i shurdhër...
Dritarja jote e vogël
Ish mbuluar me gjemba
Peshqit lotonin
Zogjtë vajtonin
Shpirti im qante.
Zogjtë me braktisën
Më lanë vetëm 
Në këtë tokë të pashkelur
Prej shumë kohësh
Doja të flulturoja me ta 
Të të gjeja ty
Por kot 
Mbeta vetëm aty
U nisa edhe unë
Rrugës pakthim
Të gjej një fjalë të mirë
Të ma gëzoje shpirtin tim.
PARA SYVE TU
Ndjej se jam në hënë
E mbuluar me jetë
Me shekuj 
Posi velloja që valon
Dhe fluturon lehtë
Nëpër rërë po udhëtoj
Të ta puthë 
Buzën e ëmbël
Dëshiroj
Të jem në diell
Le të më përvëlojë nxehtësia
Të jem pranë teje
Të më shkrijë dashuria
Para syve tu
Ndjej parajsën
E ëndëroj 
Me melodinë e Saharës
Shurdhuar nga heshtja
Qoftë larga Sahara
Ti je në mua
E ngrohtë
ËNDËROVA TË TË TAKOJ
U linda
 Për ta sfiduar shpresën
U rrita 
Me melodi të akorduar
U zgjova 
Për ta shuar etjen me vesë
Kur dielli dhe hëna 
Të etshëm ndaheshin
E vogël 
Isha ta kapja rrezen që e doja
Një pëllumb i bardhë
Përshëndetej me një dallëndyshe
Kënga e tyre më thërriste
Zemra rrahte fort
E
Vitet bënin vallen e akorduar
Unë ecja ta kapja rritën
SA MELODI THURE
Thurja 
e mbërtheu 
vlerën
Lulja të mbetet 
         pa nektar
E mbërtheu 
edhe melodinë
Vlerës t’ia  fali 
gjerat therëse
Takimet
 mbetën në ëndërime
 Prekja 
të ta rrëmbejë dorën
Tingujt prekës 
mbetën të cvililtur
Përballë 
erës sime
 të mbyllur
YJET KANË ZILI
Në histori
Një gjumë 
Të lë pa vulë
Lëvizja
E lyp shkakun
Urat
Shurdhohen
Pa zëra
Thonë 
Yjet kanë zili
Për puthjet 
e të pagjumëve
Si t’i kaloj
Këto çapitje
Merita hesht
Tok me hënën
PËRHERË NË SHTEKËTIM
Ëndëra luftoi me ne
Na futi në mbështjelljen e saj
Për t’u gjetur
Vendosëm 
t’i thejmë akullnajat
Për ta pushtuar
Hapësirën.
Largohej  
ikja
nga fluturimi i shpendit
Si shtekëtari me mallin
për një fije bari
Të zhuritur 
nga acari i verës
Ti zhdukeshe papritur
Si një shpend
Si nji shtekëtar
Në labirinthe
E di 
Shpendi nuk e harron çerdhen
Me ngrohtësinë e verës
NUK JE AI QË MË LË PAGJUMË
Shpresa 
e përkëdheli 
ëndërën
Tronditja 
e spërkakti me vesë 
shpresën
Shpirti 
Përjetoi frymëmarje 
të shlirë
Tronditja 
Treti në  hiçkund
Zogjtë 
Akorduan çakordimet
Kënduan për rrugën e gjatë
Të idilës
Nuk je më ai 
që më lë pa gjumë
MOS E BRAKTIS
Nëse lulja e braktisë 
ku ka lindur - atë skaj,
Pika e ujit nuk do ta përjetojë 
Puthjen e saj.
Mos e mendo rrugën e drejtë
Fare pa lakesa,
Edhe në malin e vetmuar,
Rruga të dërgon pa pengesa.
Për ta kërkuar lulen  e fatit
Ec pra  e mos u ndal,  
Mos e braktis se vetëm të mirat
Vijnë dalë nga dalë.
Ec, pra. Ajo rrugë të kërkon
Për fatmirësi .Vetëm ty 
Përjetoje kaltërinë e qiellit
Merr diçka mos e le n’dry’.
Mos u ndal vazhdo, vazhdo 
Ulu mbi gurin e vjetër,
Nëse je lodhur
-Gjeje princeshën e fjetur.
Mbyll sytë dhe mendo
Kaltërsinë e qiellit
Shumë lule ka në pyll
Merre lulen e diellit.
Të gjitha janë të bukura
Njëra të takon ty,
Ajo të josh me sy
Ajo të don vetëm ty.
MOS E FSHEH
Përtej shikimit
E kam dëshirën time
Unë këtu
Atje jetoj me të.
Fshehtësinë e tij
E zbuloj në ëndërën
Që më mundon
Sa herë që dua të të 
Them diçka.
Mos u fsheh pas kështjellës
Ku ëndrron të jetosh,
Më prit dhe mua
Fatin ta shijosh.
Mos e fsheh
Flladin e kësaj vere
Të vetme mos më le
Mos e braktis lulen
Që rritet-  të jesh me të
NDJENJA E DHJETORIT
Po mbulohet e tëra
Nga hija e reve
Mjegulla e dhjetorit
E fsheh...
Duart e tua të buta
I japin ngrohtësi
Sikur dielli i qershorit
Me përkëdheli.
Zë ëmblit
Porsi  zogjtë në verë
Kur i fjaurojnë
Krahët e lehtë
Në pranverë.
Sikur yjet në qiell
Sytë e zi para syve diellor
kur shndërisin faqet e ngrira
Me brishtësinë e yllit vizëllor.
Sikur ëngjëllori 
i zbriur nga qielli
Më je TI o dritë
e shkrepëtirë nga dielli.
E VETMJA FJALË
Fillimi i vajti pas
Jetës së re
Lumturia 
Ia vari  dashurinë
 mallit
Bashkë me rrezen
 e pjekur
Lulëzimi e okupoi
 kopshtin
Krushk pati lulet e reja
Cicërimën e bilbilëve
Në hulajë me harenë
  
Duart u gërshetuan
Dhe dolën në sheti
Nuk shikoheshin vëngër
Herë me miqësi
Herë me dashuri
Ditës së re
Ia varim një xherdan
Çka do të na dhuroi ajo
Mbase ecje
Bashkë
MBI LULEN TIME
Mbi lulen time 
E shleva një njollë
Desha të ta dhuroj
Ashtu siç e do.
Vonesa e vyshkë lulen
Ia thanë vesën e mëngjesit
E petalet e vyshkura
As bleta nuk i do.
Bërju shok
Rrezeve të para të mëngjesit
Do të kesh fat
Ta shohësh  gërshetimin
E dallëndysheve.
Flokët me valëza
Butësisë mëngjesore
E duan
Tok me puhinë
Mos i shiko pengesat
Të padukshme bëri
Se unë dhe ti
Ngrejmë ura
Ylberësh...
DËSHIROJ TË MBETEM
Dua të ecë 
përmes këtij kopshti magjik
Më thërret aroma
E lules me shpirt
 
Dua të  të mbetem 
Në dhomën e braktisur
Ku kam lën lotët
Dëshiroj të mbetem
Para lumit të ngrirë
Dëshiroj të mbetem
E mbyllur në zemër
Dua të mbetem 
Peng i kësaj bote
Atëherë kur s’ ka njeri
Dëshiroj të mbetem 
Midis dy urave
Njëra e krisur
E tjetra e re
Dëshiroj të mbetem  
Pranë  lules së parë 
Në ëndrrën e pazbuluar 
Dua të mbetem këtu
Ku vura të parin gur
THESAR I ÇMUAR
Një anije po fundoset
Mbi lumin e egër
Të këtij vendi enigmë
Po shuhen plot  dëshira
Që kam menduar 
Një lule po thehet 
 Tjetra po çel.
Zemra po me vlon 
Ta them atë që dua
Po goja më ndalon 
të them çka ka në mua
Dua ta heq  një gur
Ne mesin e shkretëtirës 
Apo të vë një lule 
Mbi fletët e letrës së bardhë
Diçka  mund të shkruhet 
Apo   në thellësi  të ruhet
Shkretëtira
Të fitojë bardhësi
VENDLINDJA IME
Sa e bukur dukesh
Kur lagesh nga shiu
Kurrë zjarrin mos e fik
Mbaje zemrën  të ngrohtë
Dallëndyshja po fluturon
Po kurrë nuk do të të harrojë
Gjaku im
Nëpër damarët Tu rrjedh
Në ty le të derdhet krua
NDOSHTA 
Ndoshta jam peshk 
Në detin Mesdhe,
Nodshta jam insekt
Në thellëzi nën dhe.
Ndoshta jam Perëndesha
E lartësive të qiellit,
Ndoshta jam rreze
Shumë e ngrohtë e diellit.
Ndoshta jam lule
Në blerim të  livadhit,
Ndoshta  jam pema 
E fshehur mes malit.
Ndoshta  jam planet
Në mesin e  gjithësisë,
Ndoshta jam mbretëresha
E pashpallur e bukurisë.