Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jorgo S. Telo: Tekanjoze - historia

| E shtune, 01.08.2009, 01:17 PM |


TEKANJOZE -  HISTORIA

         (Nga Jorgo S. TELO)

 

Hallemadhe - Shqipëria

Ja, ja, Shqipëria!

Tekanjoze - historia…

 

E di mbarë Gjithësia

Ja, ja, Shqipëria!

Tekanjoze - historia…

 

Na coptoi babëzia

Ja, ja, Shqipëria!

Tekanjoze - historia…

 

 

Na përndau ligësia.

Ja, ja, ja Shqipëria!

Tekanjoze - historia

 

Kur do flasë drejtësia?

Ja, ja, Shqipëria!

Tekanjoze - historia…

 

Hapni,

moj hapni,

Hapni historinë!

Shihni,

moj shihni,

Shihni ligësinë!

Deshëm,

moj deshëm

Evropn’ e Bashkuar.

Mbetëm,

moj mbetëm

Me opingat n’duar…!

Shpresën,

moj shpresën

Mbajmë të ndriçuar.