Halit Bogaj: Ilir Konushfci dhe Lutfi Musiqi
| E shtune, 01.08.2009, 03:12 PM |
Halit Bogaj
ILIR KONUSHFCI
Nga Prishtina Ilir trimi
Shkoi atje ku ish kushtrimi
2
N’UÇK djali u nis
Me fishekët u stolis
3
Bëri luftën ai për ne
Të çlirohej ky atdhe
4
Që të kishim ne qetësi
Jetë të lire e pavarësi
5
Që të kthehej në atdhe
Ta gëzonte bashkë me ne
6
Por një plumb mizor e vrau
Dhe nga shokët atë e ndau
7
Çast i zi ishte atë ditë
Por Iliri e kish pritë
8
Sepse hynte në beteja
Me të shpejtë sikur rrufeja
9
Sepse dilte n”radhë të parë
Siç vepronin shumë shqiptarë
11
Pra atë ditë me plot trishtim
Ra Iliri për çlirim
12
Pushon trupi në Tiranë
Në atë gji të tokës nanë
LUTFI MUSIQI
Kur Ushtria Çlirimtare
Bënte luftën në Koshare
2
Nga Anglia Lutfiu erdhi
Për atdhe gjakun e derdhi
3
Si shumë djem në perëndim
Erdhi ai me nxitim
4
Se Kosova thirrte trima
Si luanë e si vetima
5
Atje la shumë begati
Për Kosovë e për liri
6
Këtu ra ai në Altar
Për këtë vend të shenjtë shqiptar
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.