Albert Zholi: Xha Gaqoja
| E shtune, 01.08.2009, 01:03 PM |
Albert Zholi
XHA GAQOJA
Të nesërmen e asaj nate që kanali televiziv ERT -2 shfaqi filmin “L’Amerika”, xha Gaqoja më telefonoi qysh në mëngjes.
-Përse po tallet bota me ne o bir?!...
Zëri i tij ishte revoltë e brendëshme, ishte një zë i plagosur, ku cdo fjalë, sikur mbartëte një shekull mbi shpinë. Dhe e nxirrte nga gjoksi i Xha Gaqos, për të sajtën herë, për të mos e dëgjuar përsëri askush .” Përse po tallet bota me ne o bir?!...
Dhe askush nga veshët e botës, nuk e dëgjoi dhimbjen e xha Gaqos.
Dhe askush nuk i pa sytë e tij të lotuar, tek shihnin atë film, ku vendi i tijë , njerëzit e tijë, historia e atijë vendi dhe atyre njerëzve, shkelej nga e qeshura e botës.
Dhe bota kënaqej e shlodhej me shqiptarët –majmuna, me shqiptarët –barbarë, me atë popull, që kishte një gjuhë Perëndie” e një histori gjaku.
Xha Gaqoja kish parë filmin “ La Amerika”, dhe shpirti i qe trazuar tek dhimbja e madhe ...Ai ishte i mbushur i gjithi me poezi e me dhimbje malli. Me Naimin e Mjedën, Fishtën e Migjenin, Konicën e Agollin. Një minierë e vërtetë vjershërimi, që nuk e lë atdhetarizmin të shuhet. Kur e dëgjova për herë të parë në një koktej të shtruar në ambasadën tonë, u befasova ... “ Një antologji dashurie për Atdheun!”, mendova, kur ai i recitonte vjershëtorët e mëdhenj, si edhe vjershat e tij, me djegie shpirti, sikur të mos numëronte 85 vite jetë.
“ Epo nën pemën e fisit të patriotit të madh Koto Hoxhit është rritur, ndaj i ka lezet edhe fjala edhe vjersha” dhe në mend më erdhën disa vargje të mësuesit të madh:
“...Po e kam zemrën shkëmb,
këto plagë i kam si gjemb,
po të ishte tjetër komb,
do pëllcitë të bënte bomë,
do shuhej edhe emëri…”
-Shqipëria po vuan, or bir, ç’po bëjmë ne për të ?!Ç’po bëjmë?!!-më vinte zëri i xha Gaqos brenda telefonit. Unë dëgjoja dhe heshtja. Para atijë zëri nuk duhej fjala.
-Shqipëria po përcahet, i mungon gjuha e së mirës. Po shajmë e po pështyjmë. Po vjedhim e po vrasim. Kush na ka mallkuar ?!...Eeh, u bëmë loti i vetes e gazi i botës. Para zërit të xha Gaqos mua, fjala më fshihej nën gjuhë.
.,.................
Tashme ai ka ndrruar jetë dhe është në strehëzën e përjetshme, por sa herë shikoj politikanët shqiptarë në debatet e mbrëmjes, më duket sikur xha Gaqoja më thotë .” Përse po tallet bota me ne o bir që duam të hyjmë në Evropë (si vetëm me martesat e homoseksualëve?) kur jemi në zemer të saj ?!...
Athine 1998
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.