Halit Bogaj: Falemnderit Amerikë
| E enjte, 30.07.2009, 06:34 PM |
Halit Bogaj
FALEMNDERIT AMERIKË
Vendi ynë nuk kishte frikë
Kishte nënën Amerikë
Sa më shumë koha kalonte
Amerika na ndihmonte
2
Bashkë me të Evropa mbarë
Bënin luftën për shqiptarë
Luftën bënin me Serbinë
Për Kosovën e drejtësinë
3
Se ky popull liri donte
Pavarësinë e meritonte
Prandaj sot kemi gëzim
Që arritëm këtë çlirim
4
Dhe pas natës shekullore
Erdhi dita madhështore
Prandaj drita s’u venit
Vendi ynë po shëndritë
5
Falemnderit Amerikë
Që na hoqe tmerr e frikë
Që na solle ne lirinë
Dritën- jetën Pavarësinë
6
Falemnderit nëna jonë
Çështjes sonë i dhe jehonë
Ndonse gjatë kemi pritur
Na ke bërë popull të ndritur
7
Na ke bërë popull krenar
Ka gëzuar çdo shqiptar
Prandaj ty s’ të harrojmë
Qindra vjet do të kujtojmë
8
Sa më shumë koha kalon
Vendi im ty të nderon.
I qetë flen në varr Rugova
Është krenare tërë Kosova
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.