Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
| E enjte, 30.07.2009, 09:29 PM |
Poezi për dëshmorët e kombit (III)
Milazim F. KADRIU
PËR LIRINË E KOSOVËS PUNOI KURR PA NDAL
(Ilir Konushevcit)
Që herët u nis rrugës së lirisë
Bashkë me Zahir Pajazitin
Në Llap e më gjerë
Formuan celulat e UÇK – së.
Kur ranë dy bashkëfshatarët
Afrim Zhitia e Bedri Sokoli
Për lirinë e Kosovës
Te Iliri u ngrit edhe më morali.
Punoi kurrë pa ndal
Shkoi në Shqipëri
Çdo zonë e UÇK – së
Armatim mori nga dora e ti.
Ra në krye të detyrës
Në atë ditë maji
Ra në Bajram Curr
nga një dorë tradhtari.
Tani trupi i tij pushon në Tiranë
Shokët e idealit e kujtojnë
Në çdo anë të Kosovës
Bashkë me lirinë do të jetoj.
KUDO QË PUNOI E VEPROI ,RREZE DRITE LA
(Adem Gashit)
Lindi në Anallap
Të cilit i dha dritë
U rrit me vuajtje
Por me Kosovën në shpirt.
Kudo që punoi e veproi
Rreze drite la
Për lirinë e Kosovës
Jetën e dha.
Nga Llapi
U nis për Prishtinë
Që ta luftoi shkaun
E Kosova ta fitoi lirinë.
Ra heroikisht
Në Fushën e Pajtimit
Ra për të mos vdekur
Komandant Blini.
Në përvjetorët e rënies
Këngë trimërie i këndojnë
Jetoni dhe Erblini para lapidarit
Krenarë qëndrojnë.
SHKAUN E LUFTOI PA NDAL
(Fazli Fetahut)
Luftën kundër shkaut
E filloi në Kroaci
Por edhe në Kosovë
Në front i pari gjithnjë.
Edhe dy vëllezërit e tij
Luftuan për liri
Që nga Kastrati deri në Surdull
Asnjëherë s’u ndal ky djalë i ri.
Ranë bashkë me Shpicin
Që ta çlirojnë vendin
E në çdo përvjetor
Me krenari i përmendim.
Djali i tij Endriti
Babait i këndon
Dhe para pllakës përkujtimore
Krenar qëndron.
RA ME TE VETMEN DESHIRË QË KOSOVA TË JET E LIRË
(Jahë Hasanit)
Pushkën në dorë
Shqiponjën në ballë me dritë
Luftoi për vendin tonë
Për të bardhën ditë.
Luftoi me guxim
Kishte shumë trimëri
Në vendin tonë
Lindi dielli i ri.
Ra heroikisht në atë kodrinë
Me të vetmen dëshirë
Që një ditë Kosovën
Ta shoh të lirë.
Andaj sot Kalina
Ruan kujtimin një histori
Për dëshmorin nga Bederiana
Komandant Lushin e ri.
Gjaku i atij trimi
U derdh si nga kroi
E sot në Llap e Gallap
Dielli i lirisë agoi.
RA ATY KU BASHKOHET LLAPI E SHALË
(Shahin Gashit)
Në Rrafshnaltën mbi Gegaj
Atje ku ndahet Llapi me Shalë
Qëndroi lapidari i Shahinit
Që lëshon rreze pa ndal.
Tregon për luftën e zhvilluar
Heroizmin që ai ka treguar
Nga aty sheh fshatin dhe fëmijët
Lirinë duke e gëzuar.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.