Albina Idrizi: Dashuri e humbur
| E merkure, 29.07.2009, 06:24 PM |
Albina Idrizi
DASHURI E HUMBUR
Tashmë e di
Nuk më ke njohur sa duhet
Dashur dhe më pak
Unë, nuk derdh lehtë lotë
Po kjo nuk do të thotë
Se dhemb më pak
As kam më shumë faj
Nga tjetra
Që para teje qanë
E ndjej sa e dobët jam
Kur armë lotin s e kam
E s mund të të fitoj
Tërhiqem
Lë tjetrën të të mashtrojë
Dhe lutem
Përgjërohem
Me dhembjen e përbirë
Kurrë të mos e kuptosh
Sa të desha
Sa shumë të desha, Zot
E ke më lehtë të më harrosh
Pranë tjetrës
I lumtur
Lumturinë e gënjeshtërt
Ta gëzosh
Me bindjen e hidhur
Ngjallur në mua
Se loti gjithmonë i pastër
Jo, nuk është.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.