Përparim Hysi: Shqipja e Andeve
| E merkure, 29.07.2009, 06:16 PM |
Shqipja e Andeve
Nga Përparim Hysi
Me kufje në veshë,dëgjoj "Shqipja e Andeve"
Dhe me mëndje shkoj larg;shumë larg
Sado që unë nuk jam prej Andeve
Në zëmër sikur më hapet një plagë.
Se hapësirave të pamatë më bëhet një shqiponjë
Si ajo shqiponja që rron në lartësitë tona
Dhe nuk kam si mëndjen të mos e çojë
Tutje,në vite,në ato takime të vona.
Takime të vona,pas një shkëmbi të veçuar
Në majë të të cilit një shiponjë kish folenë
Ja pse kjo melodi në ato vite më ka çuar
Dhe në se prekem,e di mirë psenë.
Shqiponjën e dua,se është mbretëreshë e shpezëve
Po dhe melodinë e këngës"Shqipja e Andeve" e dua
Mëndja më shkon tek ty, o"mbretëreshë e njerëzve"
Që në një muzgë korriku,më the,mua:-Të dua!
Tash,tek dëgjoj atë melodi që aq ma do shpirti
Nuk kam,nuk kam se si mos bëhem nostalgjik
Me mëndje jam me ty,siç qemë atij viti
Tek ai shkëmb i veçuar më 29 korrik.
Më 29 korrik njëmijë e nëndqind e shtatëdhjetë e tre
Atje në malësi,ku kisha ardhur për verim
Eh,ç'vajti!Seç vajti...pse,më kujtohet,pse?
Ai muzg korriku,tek shkëmbi,përvëlim.
Kthehem dhe kasetën prapë e rivë
Se dua që të kthehen,qoft pak,ato çaste
O viti 1973 që prapë nuk kthehesh më
Ç'më erdhe kaq pranë nga"Shqiipja e Andeve?!".
29 korrik 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.