| E marte, 28.07.2009, 06:00 PM |
Engjëll Koliqi
NDËRMJET GJYSMËFJALËVE
Ata andej
I kam parë kohë më parë
Si të gjorë
Mes gjysmëfjalëve të kota mbetur
Me gënjeshtëra interesesh bllokuar
Edhe sot vuajnë
Vuajnë e vuajnë
E gjithmonë do të vuajnë
Të gjorët...
Pescate (Lecco), 13 korrik 2009
PROTAGONISTË NË MBRETËRINË E DASHURISË
Jemi në këtë botë
Unë e ti
Protagonistë të parë –
Mbret e mbretëreshë
Gjithnjë aktivë
Dhe të fortë
Në aktet e pranuara
Në mbretërinë e dashurisë
-
Dalëngadalë
Me përvojën tonë
Botën do e ndërrojmë
Me dashuri dhe vetëm me dashuri
Perscate (Lecco), 14 korrik 2009
MOS I DËGJO ZHURMAT MBRETËRESHË
Eja mbretëreshë eja
Ato që dëgjon andej
Vetëm zhurma janë
-
Eja pa frikë
Mos i dëgjo zhurmat
Dhe të marshojmë bashkë
S’ka zhurmë
Që ndal misionin tonë të dashurisë
-
Eja mbretëreshë
M’i afro ato buzë të njoma
!!!
Pescate (Lecco), 15 korrik 2009
NË KËNGËT E MIA
Në këngët e mia
Si gjithëherë në histori
Shekull pas shekulli
Edhe sot
Edhe gjithmonë
Gjen plot kushtrime
Plot të vërteta
Dhe dashuri
Sot
Nesër
Dhe deri në amshim
-
Rrofshin
E gjithmonë u dëgjofshin
Këngët e mia
Rroftë dashuria
!!!
Pescate (Lecco), 16 korrik 2009
LE TË MËSOJË NJERËZIA
Mbretëresha ime
Aktet tona të dashurisë le të jenë shembullore
Për mbarë njerëzinë
Anekënd botës
-
Le të na shohion të gjithë
Në aktet e së vërtetës dashuri
Dhe le të mësojnë prej nesh
Eja mbretëreshë eja
Në të bekuarat akte të dashurisë
Le të na shohin të gjithë
E le të mësojnë nga ne
Besën dhe dashurinë
Le të vijnë njerëzia
Nga ne aktet e dashurisë t’i mësojnë
Garlate (Lecco), 17 korrik 2009
BRENDA KRENARISË SONË
Besa e madhe
Dhe e vërteta dashuri
O njerëz
Si gjithëherë në histori
Shekull mbas shekulli
Gjenden sot
Dhe do të lulëzojnë gjithmonë
Deri në amshim
Në hapsirat tona
Brenda krenarisë sonë
-
Përpara
Të gjithë bashkë
Me vlerat e besës
Dhe me ëmbëlsi dashurie
-
Përpara
Me krenarinë tonë!
Milano, 18 korrik 2009
NE PO ECIM ...
Sado që të shumta janë pengesat
Sado që të mëdha juanë barrikadat
Megjithë zhurmat e shumta
Ne po ecim gjithnjë e më mirë
Gjithnjë e më të sigurtë
E nuk e kemi ndërmend të ndalemi
Në misionin e shenjtë të dashurisë
Edhepse kemi shumë kundërshtarë
Ne e vazhdojmë misionin e dashurisë
Nuk lejojmë më të gjallë urrejtjen
Ne po ecim përpara
Në aktet e shenjta të dashurisë
Milano, 18 korrik 2009
NDJENJA E TË VËRTETA
Pohimet e mia duhet të merren me seriozitet
Dhe të mendohet mirë
Derisa të kuptohet domethënia
Dhe të sigurohet funksionimi i dashurisë
Sepse
Këto pohime burojnë nga ndjenjat shpirtërore
Dhe kanë vlera të mëdha
Së pari për dashurinë
Dhe për shumë gjëra të mençura
-
Le të dëgjohen dhe mirë të kuptohen
Pohimet e mia
Plot me ndjenja
Dhe gjithherë me të vërtta!
Parma, 18 korrik 2009
POHOJMË ME SHEMBUJ E ME AKTE
Jemi në këtë botë
Si një pasqyrë shembullore
-
Me të shenjtat akte
Pohojmë dashurinë
Dhe e relizojmë
-
Njerëtit shohin në ne shembull
Njerëzit marrin në ne shembull
Nder i madh
Përgjegjësi e madhe
-
Në të shenjtën dashuri jemi shembull
Bashkë e pohojmë
Bashkë e realizojmë
Bashkë e përjetojmë
-
Me dashuri
Botën e ndërrojmë
Pisa, 18 korrik 2009
BRENDA POHIMEVE
Eni o njerëz
Shihni e dëgjoni
Eni
Vetë vërtetoni
-
Brenda pohimeve tona
Më së shpeshti dhe më së shumti
Ka dashuri
Nëse doni vërtetë ta përjetoni dashurinë
O njerëz të mirë
Eni
Dëgjoni e merrni shembull pohimet tona
Nëse doni dashuri të pastër
Të jeni të pastërt e besnikë
Në të gjitha aktet e dashurisë
Livorno, 18 korrik 2009
PO VJEN YLLI ME FAT
Në aktet e dashurisë
Shumë gjëra të bukura
Bashkë
Përjetojmë e realizojmë
-
Normalisht
Edhe këngë krenarie këndojmë
Ja
Po vjen ylli me fat
-
Aktet me lumturi janë mbushur
Misionin e dashurisë e kompletojmë
O njerëz
Mos u frigoni për ne
Eni edhe ju
Se ylli me fat po vjen
-
Eni ta shpallim bashkë
Shekullin e dashurisë
Grosseto, 18 korrik 2009
MOS MË SHIH SHTREMBËR
Unë jam nisur
Dhe nuk ndalem
Në misionin e shenjtë të dashurisë
Edhe nëse nuk të pëlqen
Nuk ndalem unë
Prandaj
Ti mos më shih shtrembër
Bindu dhe eja me mua
Do e ndërroj këtë botë me dashuri
Edhe nëse nuk pajtohesh
Më kundërshto me argumente
Por
Mos më shih shtrembër ...
Civitavecchia, 18 korrik 2009
JEHONA E KËNGËVE TË MIA
Këngët e mia vazhdojnë
Plot me dashuri
Larg e më larg dëgjohen
Shumë larg jehojnë
Një këngë
Dy
Shumë këngë
Pandalur
Dhe plot me dashuri
Larg jehojnë
Dhe botën e ndërrojnë
Dëgjoni o njerëz dhe këndoni
Këngët e mia të bekuara
Dhe eni bashkë me mua
Ta ndërrojmë botën me dashuri
Romë, 18 korrik 2009
MBAS STUHISË
Këtu jam
Mbas stuhisë
I strehuar nën rrezet e diellit të dashurisë
-
Një këngë kam nisur
Dy
Tri
Këndoj pandalur
Mbas stuhisë
I shpëtuar nga vdekja
Dashuri plot jam i mbushur
Dhe me krenari
Këtu
Nën rrezet e diellit
Më i bukuri dukem
Dhe gjithherë i pastërt jam
Romë, 18 korrik 2009
STUHITË VAZHDOJNË
Një stuhi përfundon
Tjetra fillon
-
Ka marrë mot i lig
Ne këtu jemi
Dridhemi mes erërave
E qullemi nga shira të furishëm
Bile në disa raste
Edhe jetë njerëzish përfundojnë
Në regji të stuhive
Edhe tash
Kur shumë thonë se është mot i mirë
Stuhitë vazhdojnë
Dhe jetëra njerëzish marrin ...
Fiumicino (Romë), 18 korrik 2009
GJATË PARANDJENJËS
Tash
Kur parandjej se diçka do të ndodh
Jam i sigurtë
Kjo botë do të ndryshojë
Dhe përfundimidht
Dashuria do të triumfojë
Eni o njerëz të mirë
Eni e mos ngurroni
-
Tash kur parandjej ndryshimet
Ju garantoj të gjithëve
Një jetë të mirë
Pa urrejtje
Plot me dashuri
Eni o njerëz
Dashuria na thërret të gjithëve
Fiumicino (Romë), 18 korrik 2009
FLETË DITARI
Shpesh
Kur shpaloj fletë ditari
Shumë ngjarje nga jeta më kujtohen
-
E thërras historinë
Dhe i kërkoj:
Ta njohë dhe ta pranojë vetëm dashurinë
Ngjarje trimërie
E luftëra për liri
Gjej plot në fletët e ditarit tim
Gëzuar histori
Gëzuar Kosovë
Gëzuar Shqipëri
-
Tashmë e kemi lirinë
Dhe e bëjmë vetë historinë
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
DUKE RESPEKTUAR HISTORINË
Takohem me gjyshër
Dhe u përkulem
Duke respektuar historinë
I falënderoj që jam gjallë
Dhe për lirinë që sot kam
Duke respektuar historinë
Megjithë dhembjet e mëdha
Ndjehem krenar
Dhe nuk ndalem
Në misionin e shenjtë të dashurisë
Eni o njerëz të mirë
Duke respektuar historinë
T’i nderojmë bashkë gjyshërit
-
Luftërat çlirimtare kurrë mos t’i harrojmë
Dhe lirinë bashkë ta lulëzojmë
Bracciano (Roma), 18 korrik 2009
KONFORM LIGJEVE TË DASHURISË
Ecim gjithnjë përpara
E nuk ndalemi
Mbretëresha ime e mrekullive
Gjithnjë konform ligjeve të dashurisë
Eja mbretëreshë
Në sytë e botës të marshojmë
Gjithmonë krenarë
-
Konform ligjeve të dashurisë jemi ne
Dhe nuk kemi çka të frikësohemi
-
Të garantoj që tani
Mbretëresha ime
Suksesi nuk do të na mungoj kurrë!
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
NGRITEMI E NISEMI
Në agun e dashurisë
Unë dhe mbretëresha ime ngritemi
Dhe nisemi bashkë
Krenarë
Në aktet e të bekuarit mision të dashurisë
Nisemi unë e mbretëresha
Dhe nuk ndalemi dot
Derisa
Përfundimisht ta ndërrojmë botën me dashuri
Tashmë të gjithë e dijnë
Shekulli i dashurisë është i yni
-
Nisemi unë e mbretëresha
Në misionin tonë të shenjtë
Dhe kurrë nuk ndalemi
Deri në amshim
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
PËRGJEGJËSI E MADHE
Unë dhe mbretëresha
Protagonistë të parë
Në aktet e dashurisë
Kemi përgjegjësi të madhe
Për të përmbushur misionin e shenjtë
Duke ndërruar botën me dashuri
Jemi të fortë
Dhe gjithnjë të përgjegjshëm
Me mbretëreshën
Në çdo hap që bëjmë
-
Të vetëdijshëm jemi
Dhe plot përgjegjësi
Në aktet e dashurisë
Në misionin tonë të shenjtë
Unë e mbretëresha
Krenarë dhe të pandalshëm
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
MBAS VENDIMIT
Sipas rregullave të historisë
Mbas vendimit
Gjithnjë pason edhe ngjarja reale
Unë dhe mbretëresha
Mbas çdo vendimi
Bashkë i realizojmë aktet e dashurisë
Dhe krenarë
Përmbushim plotësisht misionin e shenjtë
Mbas vendimit
Ne nuk mungojmë
Dhe gjithnjë bashkë jemi
Edhe në fazën praktike
Të realizimitm të çdo akti
Në të shenjtin mision të dashurisë
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
MBAHU TOKA IME
Kosova ime
Tokë e Dardanisë antike
E fortë ke qenë në histori
Shekull pas shekulli
Mbahu edhe tash
Kur nga të gjitha anët duan të të shkelin
Mbahu toka ime dardane
Origjinale dhe të paepur të do historia
Qëndro edhe në këto sfida
Që të vijnë
Me e pa rrebeshe
...
Mbahu tokë dardane
Se po u hapet rruga
Shekujve të dashurisë!
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
ME RREGULLA DASHURIE
Jemi në këtë botë
Unë dhe mbretëresha
Gjithnjë në shërbim të njerëzimit
Përherë
Me rregulla dashurie
Eja mbretëreshë eja
Duhe t’i mësojmë njerëzit
Duke përmbushur misionin tonë
Me rregulla dashurie
Eja mbretëreshë
Tashmë jemi të mirënjohur
Mësues të dashurisë
Eja ...
Bracciano (Romë), 18 korrik 2009
QË TË MOS VUAJMË MË
Do të nisemi bashkë
Rrugës së dashurisë
Dhe do të ecim me besë
-
Do të ndalemi
Të bëjmë punën tonë në të gjitha aktet
-
Misioni ynë i shenjtë do përmbushet
Dhe do lulëzojë
Që sot e deri në amshim
Do t’i hapim udhë shekullit të dashurisë
Do të marshojmë ne n’atë udhë
Dhe botën do e ndërrojmë ...
Bracciano (Romë), 19 korrik 2009
EDHE NGA LARG ...
Unë dhe mbretëresha
Edhe nga larg
Merremi vesh mirë
-
Të gjitha veprimet tona i koordinojmë
Në shërbim të dashurisë
Dhe të njerëzisë
Edhe nga larg
Merrem vesh dhe veproj
Me mbretëreshën time
Për ta lulëzuar
Dhe për ta përmbushur
Sa më mirë që mundemi
Të shenjtin mision të dashurisë
Edhe nga larg
Unë dhe mbretëresha
I japim shembull njerëzimit mbarë
Me besueshmëri të plotë
Në dashuri
Bracciano (Romë), 19 korrik 2009
DREJT KALASË
Marshojmë e s’ndalemi me mbretëreshën
Drejt kalasë
Ku duhet realizuar
Të shenjtin mision të dashurisë
Për kënaqësinë tonë
Për mbarë njerëzinë
Edhe për qetësinë e botës
...
Eja mbretëreshë eja
Drejt kullës të marshojmë
Për besën
Për dashurinë
Për njerëzinë
-
Eja të shkojmë drejt kullës
Aty brenda duhet të kurorëzohemi
Duhet ta marrim mbretërinë e dashurisë
Bracciano (Romë), 19 korrik 2009
GJITHÇKA VARET NGA NE
Ne e kemi nisur misionin e dashurisë
Akt mbas akti
-
Gjithçka e bëjmë për njerëzinë
Se a do të na dëgjojnë
Se a do ta provojmë të vërtetën dashuri
Gjithçka nga ne varet
-
Nëse misioni ynë lulëzon
Do të lulëzohen kopshtet e dashurisë
Anekënd botës
-
Ne e lulëzojmë të vërtetën dashuri
Ne e shpëtojmë të bekuarën njerëzi
!!!
Bracciano (Romë), 19 korrik 2009
GJITHHERË VIJMË ME DASHURI
Sa herë që vijmë këtu
Unë me mbretëreshën
Njerëzia e dijnë
Dhe të gjithë janë të bindur
-
Do të bekohet
Dhe do të lulëzojë
Me hijeshi mrekullie
E shenjta dashuri
Tashmë të gjithë e dijnë
Ne gjithherë vijmë me akte dashurie
Plot besë të mbushur
Dhe plot respekt për njerëzinë
Eni e na shihni o njerëz
Dhe prej nesh mësoni
-
Ne gjithherë vijmë me dashuri
Cerveteri (Romë), 19 korrik 2009
PRANOJENIO DASHURINË
O njerëz të mirë
Ne këtu jemi
Me të bekuarat ekte të dashurisë
Jo vetëm për ne
Por medhe për ju të gjithë
-
Eni
Eni e merrni bekim dashurie
Se botës gjithmonë i duhen
Dashuria dhe mrekullitë
Eni o njerëz eni
Pranojeni dashurinë
Që të mund ta ndërroni botën
Civitavecchia, 19 korrik 2009