Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?
| E marte, 28.07.2009, 08:28 PM |
Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?Nga Abas Fejzullahi Po Kosova e dal nga lufta e djegur dhe e shkruamuar në shumë drejtime, si ate shpirtëror dhe material nga barbaria serbe e çfrenuar, e përkdhelur në të gjitha periudhat nga BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mdhaja,se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për t`na ndihmua siç premtonin, por për t`na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht ,dhe për t`na ofruar shkopin e lypsit…në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 -1990-ku përjashtoi nga puna pothuajse gjithë punëtorët shqiptarë përmes organeve të dhunëshme të pushtetit okupues serb, dhe faktori ndërkombëtar aso kohe vetem se bënte sehirë, sikurse dhe tani...?!E për këtë ka aq shumë argumente e fakte, jo për të shkruar një referat disa faqë por edhe vëllime librash me mija faqe. UNMIK-u që në fillim në bazë të Rezolutës 1244 e administronte Kosovën me ligjet e Serbisë, dhe ato me mjeshtri i praktikonte dhe i praktikon duke dëmtuar interesat e Kosovës, edhe sot vazhdon për të bërë pengesa,aty ku mundet e sa mundet. Nga shumë dëme që ka bërë administrimi i UNMIK-ut në shumë drejtime është edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve shoqërore- Fabrikave dhe pasurive tjera në Kosovë.Fillimisht deklaronin se do punojnë me ligjë e drejtësi, e nuk mungonin deklaratat lavdruese për rezultate të shkëlqyera në rajon , bile edhe nga vendorët merrnin lavdrata e pse jo:Siç thot populli: Mazën e merrnin UNMIKASIT-Hierren disa vendas, ndërsa punëtorët e gjor mbeten të pa punë,me gishta në gojë, edhe ato 20% të mjeteve nga privatizimi shumica prej tyre si morren kurr por si shërblim për punën dhe djerësen e tyre në krijimin e këtyre pasurive mbeten rrugëve dhe u shëndërruan në lypsarë- me varfëri të skajshme. Si pasoj e këtyre veprimeve, vetvrasjet u shtuan si fenomen i pa njohur më parë tek shqiptarët në Kosovë- as gjatë okupimit serb bile, sepse solidariteti dhe ndihmat mes veti ishin në nivel lakmues…Një ndër shumë veprimet e UNMIK-ut ishte pikërisht Shtylla e katërtë lidhur me privatizimin në Kosovë.Për t`ua lënë këmët e arushës në dorë, siç thot një fjalë e urtë popullore, vendorëve krijoj të ashtu quajturen AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MIRËBESIMIT- që nga themelimi i saj e deri me sot, ka dëshmua të kundërtën dhe realisht i përgjigjet kjo shkurtes por me një ndryshim jo të vogël të një fjale dhe konkretisht AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.Asnjëhere nuk ju dhanë raste e mundësi kredi e investime për ti rivitalizuar apo provuar të prodhojnë ato fabrika e ndërmarrje ku ka pasur mundësi…me arsyetime te tyre dhe rregullat e UNMIK-ut për privatizim dhe përfitimet e tyre. Aty ku janë bë përpjekje nga punëtorët janë penguar në forma dhe mënyra të ndryshme.Në muajn shtator të vitit 2008 shtypi vërshoi me lajme se u djegën dokumentet e AKM pra të privatizimit nga administrata e UNMIK-ut..!UNMIKASIT thonin se janë djegur dokumente tjera, jo me vlerë dhe kështu u krijue rrëmuj e huti dhe u la në harresë dal ngadal, deri sa vëlersuan se është koha e përshtatshme për t`i mbuluar veprimet e shëmtuara dhe keqpërdorimet,duke shëndrruar AKM - AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT në AKP, AGJENCIN KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo PSHTJELLIMIT.siç thuhet në popull Ali Hoxha-Hoxh Alia…!Të gjitha këto ndryshime dhe pshtjellime janë bërë dhe bëhen vazhdimisht,për ti fshehur apo zhdukur gjurmët e keqpërdorimeve nga zyrtarët e UNMIK-ut dhe vendor në bashkëpunim dhe bashkëveprim.Pasojat nga këto veprime janë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e popullatës në përgjithësi dhe varfrimin e saj në veçanti…Shpronsimi toksor i pasurive të mdhaja shoqërore në Kosovë,përmes lojrave me Ligje duke bërë politizimin e pronësisë për të krijuar anarki dhe mjegulli rreth pasurive shoqërore dhe natyrore, duke ndërruar pronarët sipas interesave dhe diktatit partiak e të zyrtarëve të UNMIK-ut, duke krijuar huti,dyshime e mosbesim rreth pronarit të vërtetë-popullit…si dhe shumë fabrika dhe ndërmarrje shoqërore u privatizuan në mënyrën më djallëzore , në dëmin e punëtorëve dhe rrënimin e ekonomisë së Kosovës edhe ashtu të rrënuar e plaçkitur nga okupatori serb, e ajo që ka ngelur po e pson të njejtin fat përmes AKM- por me udhëheqjen dhe realizuesin kryesor –zyrtarë e të uritur të administratës së UNMIK-ut dhe pse jo edhe vendorët për përfitimet e tyre rreth privatizimeve duke ndërruar pronarët e vërtetët të pronave përmes rregullave të pa rregullta të UNMIK-ut..!• Këto pra i bëri AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.• Çfarë po bënë e do të bënë AKP, mbetet të shifet , por me sa duket se nuk do të ket ndonjë mrekulli në këtë drejtim ,vetëm se janë dyshimet dhe mosbesimi se do e vazhdojnë të njejtin veprimtari fitimpruese si AKM- sepse siç janë shenjat vetem se kanë ndërruar uniformën sikurse UNMIKU në EULEX, me qënrime të pa çarta e konkrete të mbshtjelluar me ndikime politike e intersa të ndryshme, mbetet në vazhdimsi dyshimi i bazuar se AKP do të jetë:Agjencioni Kosovar i Pshtjellimeve.• Veprimi i Agjencionit Kundër Korrupsionit , lidhur me hulumtimin e korrupsionin ne të gjitha drejtimet por edhe reth privatizimit deri me tanika pak shpresa për veprime konkrete në këtë drejtim dhe evetmja shpresë është përseri te vllai i UNMIK-ut EULEX-i dhe ja se çfarë shkruan gazeta Express e 15 prill 2009.
Të gjitha nivelet institucionale që nga Komunat e deri te nivelet e republikës-Kuvendi i Kosovës, deri më tani s`kanë bërë diç konkrete në këtë drejtim, as pas pavarsisë. Mbetet të pritet e të shifet çfarë do bëhet në të ardhmen …!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.