Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Një roman banditesk-pornografik i shpërblyer!

| E marte, 28.07.2009, 07:11 PM |


Vitrina e librave

NJË ROMAN BANDITESK-PORNOGRAFIK I SHPËRBLYER!
Rexhep Qosja: Nata është dita jonë, Tiranë, 2007,  f 469

Nga Kadri Mani

Ky “roman modern” është vlerësuar e shpërblyer në konkursin e MINISTRISË SË KULTURËS më 2006, besojmë nga ministri Behxhet Brajshori?- i futur në LDK, po që anon nga socialistët!
Për këtë arsye po e denoncojmë duke e paditur autorin dhe tutorin për marrë veshje të ndërsjella dhe për keqpërdorim të Ministrisë dhe të të konkurentëve tjerë të dëmtuar.
Arsenali i bagazhit banditesk-pornografik:
“tre meshkuj, një afrikan dhe dy aziatikë, ku ta di kinezë, tajlandezë a koreanë, duke dalë, të liruar prej teprisë së spermës, nga shtëpia e bukur publike, Drandofillishtja;” (f. 17)
“Cicat e ngritura përpjetë si të ishte vajzë, kërdhokullat e gjera e të forta,” (f. 23)
“në çastin kur e kisha përmbleddhur mirë, më kishte thënë: më ke gozhduar për shtrati si të ishte kurd.” (f. 30)
“si të isha farë çupe së cilës sapo kanë nisur t’i rriten cicat e t’i dredhet leshi mes këmbëve” (f. 30)
Rexhep Qosja
“Kush jam unë? Çka isha unë? Kush krejt kishte derdhur spermë mes këmbëve të gjysheve, të stërgjysheve e të katragjysheve të mia prej meskëmbëve të të cilave kishin dalëToli apo Nakshija apo, edhe Toli edhe Nakshiaja. Ç’është e vërteta, nganjëherë më shkonte mendja se hijeshia ime, pamja ime e këtillë çfarë ishte, krahët e mi të gjerë, duart e mia të gjata e të gjera, këmbët e mia të qëndrueshme, që mund të nguleshin edhe në asfalt, ishin fryt i një përzierjeje të shumë spermave të ndryshme mes këmbëve të katragjysheve, të stërgjysheve e të gjysheve të mia.”
(f. 30-31)

“të dijshmëve tanë që bënin punën e sejmenëve të Titos e të xhaxhit Enver, të cilëve atëherë ua puthnin fotografitë e bëra me ta e tani thonë se ato janë fotografi të rreme! Çfarë të rreme! Ata i kanë tredhur sejmenët e vet të dijshëm, por, si po shihet,nuk ikanë tredhur bash mirë. Njëra kokërr e boleve u është ringjallur tani, pas vdekjess së xhaxhallarëve!” (f. 33)
“Kërkoj kafenetë, çajhanet, birraritë, byrekxhihanet, motelet, hotelet, restorantete, kulubet, ushqimoret, pishinat, stacionet, masazhihanet, bixhozxhihanet, qihanet – ku s’mund të shkoja para se të ikja për Itali.” (f. 33).
“Kur ia trusin hashimin mes këmbëve të lagura sigurisht nuk nxiton si këtu në rrugë. Përkundrazi: i lutet Zotit që udhëtimi në të cilin është nisur bashkë me hashimin të zgjasë sa më shumë.” (f. 35)
“Mos të shkërdheftë i dëshiruari dhe mos të sundoftë i pamësuari.” (f. 39)
“O kamerier! A dëgjon kush po flet, kamerier! Eja këtu se ta qiva nënën! Sillma një birrë të ftoftë si zemra e kurvës!” (f. 39)
“Në shtëpinë publike Drandofillisshtja, Niber Behar Madru, nga Utar Pradeshi, paguan njëqind e shtatëdhjetë marka për dy herë: herën e parë nga përpara e herën e dytë nga pas!” (f. 45)
“Megjithatë nuk kursehet të bëjë përpjekje për ta shquar madhështinë e tij mashkullore. Duke përdorur fjalë të seksologjisë moderne, në të cilën, thotë, është shkrirë edhe përvpja e kamasutrës, që, thotë, nuk i përdor kur nuk gjen fjalë të gjuhës standarde kombëtare, thotë: afër tij të gjitha kulleret tona në 21 vjet do të bëheshin pula të lagura dhe do të detyroheshin të skajoheshim në bodrume e në tuaalete të ndërronin brekët në qoftë se do të kishin marrë me vete ndërresa të holla apo për të futur fasha në qoftë se ndërresa të holla nuk do të kishin marrë se, përndryshe, nuk do të mund ta ndalnin lumin që do t’iu rridhte  prej lugut mes këmbëve. A ka kush të më tregojë se ku banon ai djalosh?  Do të doja ta njihja sa më parë. Më pëlqejnë nokautxhinjtë e tillë. Më pëlqejnë. E kur Kabil Kalemi i thotë: nokautxhinjtë e tillë të pëlqejnë sepse të gozhdojnë për shtrati, përgjgigjet me hingëllimë të lezetshme: hahahahahahaha!” (f. 92)
“Kam shumë qejf t’ua ëmbëlsoj... t’ua ëmbëlsoj gjën të tilëve. Kam qejf t’ua ëmbëlsoj gojën atyre që na ëmbëlsojnë meskëmbjen.” (f. 93)
“Bajrush Pushka e Rasim Kasapi ia kanë gjetur nofkën Bythaxhi, nxjerr celularin prej kuletës së hekurt, që e mban ngjitur në rripin e kofshës së majtë dhe e këshillon bashkëpëshpëritësin, kush di ndonjë mik, ndonjë fqinj apo ndonjë bythaxhi tjetër...” (f. 97)
“hetues, që zbavitet në biseda me hajnat, narkomanët dhe kurvat tona.” (f. 100).

Të nderuar lexues, po e ndërpres këtu në f. 100, se edhe faqe tjera deri në fund- të këtilla janë!!!
Grupi banditesk prej tre vetash: Budini-Demi-Garipi, duan ta ndërtojnë Shtëpinë e të Çmendurve... lufta zhvillohet kundër treshesh: Idioti-Zifti-Belbani.
Gjuha e drejtshkrimi: Rexhep Qosja nuk di t’i dallojë çka-ç’ka!! Dhe i përdor njërën për tjetërn shkëmbyerazi nis e sos!! Pastaj: hezitoj (ngurroj), kravatë (kollare), mos të (të mos), gishtërinjtë (gishtat), hipokrizi (dyfytyrësi)... Drejtë shkrimi i tij s’ka kryerresht, emrat e përveçëm nuk shkruhen me shkronjë të madhe... për të qenë sa më “modern”!!
Romani është autobiografik:
“Xhezairi i Gjikës, ndjesë pastë” (në parajsën shtazore!- K.M.), (f. 98): këtë  emër të urryer e kemi edhe te “vepra” e tij: “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”, ku Xhezairi i Gjikës (Rexhep Qosja) Institutin Albanologjik e shndërron në bordel me Rudinën!
“Mos më dëgjofshin! Mund të më akuzojnë se po e frymëzoj popullin të çohet në revolucion! Në revoluconin e vonuar demokratik! Dhe, t’ia shoh sherrin këtij revolucioni siç ia ka pa autori i Fjalorit demokratik!” (f. 388).
Ky “akademik” i çoroditur (mbase edhe i shitur?) do të deklarojë: Nëse fiton Berisha zgjedhjet, dua ta shoh të zhuritur Shqipërinë edhe Kosovën!!
Dhe sërish ka “krijesa jerëzore” (lexo: minakë rrugësh) që vijojnë t’i shkojnë pas këtij amiku me damkë pisë të popullit shqiptar!!