Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
| E diele, 26.07.2009, 05:56 PM |
Duke filluar nga sot, Zemra Shqiptare iu ofron mundësinë, që ju të reklamoni krijimtarinë dhe librat tuaj Falas, në kategorinë më të re: "Libra".
Në këtë mënyrë kemi menduar të ndihmojmë krijuesit shqiptarë, që lexuesi të njihet me botimet e tyre dhe t'i blejë ato.
Si do funksionojë diçka e tillë...
Dërgoni në adresën admin@zemrashqiptare.net, informacionet e duhuara që janë:
E-mail
Telefon
Foto e librit
Reçension apo përmbledhje e tij
Çmimi
Adresa e shitjes, Shtëpitë Botuese, Libraritë etj.
Gjithçka që do dërgoni do të bëhet publike, prandaj nëse nuk dëshironi të bëhen publike të dhëna personale si numër telefoni etj. mos e dërgoni. Mjafton që të interesuarit të kenë mundësi të kontaktohet autori për librin e interesuar, me anë të E-Mailit.
Urojmë që ky shërbim i Zemra Shqiptare, të nxisë më shumë dashurinë për librin, nëpërmjet blerjes së tij.
Stafi ZemraShqiptare.net
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.