Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naser Aliu: Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti

| E hene, 27.07.2009, 07:09 PM |


Naser Aliu:

Përsëritja; Minaret nuk fluturojnë; Mojsiu, Krishti dhe Muhameti

Përsëritja

Pas luftës
U ndërtua Shkolla e Lartë Partiake
Aty partizanët
Mësonin alfabetin
Dhe, bëheshin: drejtorë e kryetarë komune...
Pas luftës
Dërë e profesorë universiteti!

Para luftës shumë partizan patën punuar tokën e atdheut
Apo shumë prej tyre kishin prerë dru në malet e vendlindjes
Mirëpo,
Edhe pas luftës mbetën partizan
Vetëm kombësia e armikut ndryshonte tani
Tani ishte shqiptare...

Ata mbetën si para lufte
Në sjellje

Si edhe gjatë luftës

Në sjellje
Jo më duke punuar tokën e mëmëdheut
Apo duke prerë dru në malet e atdheut
Por koka

Dhe ne kishim respekt ndaj tyre
Domethënë frikë!

(Makutëria e lakmia
Detyrojnë historinë të përsëritet
Prej gjenerate në gjeneratë
Prej shekulli në shekull
Prej kombi në komb!

Makutëria

Pas saj përsëritet historia, menjëherë!)

Minaret nuk fluturojnë

Nëse vazhdon
Ndërtimi i xhamive
Nga sheikët arab
Nëpër qendra shqiptare

Me këtë pasion

Derisa në spitalet shqiptare

Mungon aparatura

Atëherë arabet menjëherë pas vdekjes
Do shkojnë në xhenetin e tyre
Ne edhe për së gjalli
Do ta përjetojmë ferrin tonë!

Mojsiu, Krishti dhe Muhameti

Izraeli
Nuk njeh pavarësinë e  Kosovës
Sepse jemi mysliman

Vendet islamike
nuk njohin pavarësinë e Kosovës
Sepse nuk jemi mysliman

Vatikani nuk njeh pavarësinë e Kosovës
Sepse nuk jemi katolik