Halit Bogaj: Kjo liri
	| E hene, 27.07.2009, 04:44 PM |
	Halit Bogaj
KJO LIRI
 
Ne na erdhi kjo liri
Që na jep aq shumë fuqi
Aq e dashur aq e shenjtë
Aq e madhe aq e shtrenjtë.
 
2
Ne e pritëm këtë liri
Plot gëzim e dashuri
është përgjakur me stuhi
qindra herë në histori
3
Njëqind vjet më parë u nis
Në furtunë u katandis
Luftat tona çlirimtare
Kishin  qenë përherë krenare
4
Prandaj Ty liri të çmojmë
Në çdo vis të adhurojmë
Emri Yt në vendin tonë
Fort në botë bëri jehonë
5
Prandaj bota është çuditur
Se sa shumë ne kemi pritur
Sa vështirë erdhe tek ne
Në këtë vend në këtë atdhe
	
	
	Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.