Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009
| E premte, 24.07.2009, 06:24 PM |
 |
Abas Fejzullahi |
ADMINISTRIMET NË KOSOVË GJATË PERIUDHËS 1999-2009Nga Abas FejzullahiÇështja, e administrimit në Kosovë pas hyrjes së forcave të NATOS, është mjaft e ndërlikuar dhe kompkekse, që don një studim dhe analizë të hollësishme , për të ardhur në përfundim, se cilat kanë qenë efektet pozitive dhe negative të kësaj periudhe tani më 10 vjeçare .Se është tejet e ndërlikuar dhe komplekse të trajtohet kjo temë, dëshmojnë këto të dhëna:Në Kosovë pas 10 qershorit 1999 kur forcat NATOS detyruan Serbinë të nënshkruan marrëveshtjen për tëheqjen e forcave ushtarake dhe policore dhe shumë formacione tjera paramilitare të gjitha të koordinuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit,thënë troq, në Kosovë vërshuan organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare , nga vende të ndryshme si edhe themelimi i organizatave vendore gjatë qeverisë së përkohëshme pas lufte , gjeten terreninin për të vepruar e administruar secili në mënyrën e vete , ashtu siç u duhej dhe u përshtatej, pa i dhënë llogari e përgjegjësi askujt, për të gjitha veprimet e bëra pozitive apo negative , që mund të themi se që të dya kanë qenë të pranishme, por fatkeqsisht kjo e fundit me përmasa shumë më të mëdha dhe shqetsuese ..!Zyrtarisht për administrimin e brendshëm civil, nga KS të OKB u emrua UNMIK-u, që erdhi pa ndonjë vështërsi në të gatshëm dhe u ulë këmbkryq në Kosovën hallemadhe,me fjalë e premtime për ndihmë Kosovës sa që shumica mendonin se për një kohë të shkurtër Kosova do të lulëzojë në të gjitha drejtimet…Fttkeqsisht ndodhi e kundërta dhe shumica që fillimisht e mirëpriten UNMIK-un, jo vetëm se u zhgënyen nga administrimi i tyre me rregulloret e tyre të përgjithësuara , të pa përcaktuara dhe shumkuptimshe, sa që s`kaloj shumë kohë dhe u vërejt se administrimi i ushtruar nga UNMIK-u dha këto rezultate për 10 vite:Me këtë rast po i përmendim vetem disa nga shumë prej tyre. • Mblodi rreth vetes punetor vendor të dëgjueshëm i pagoi mirë dhe i shërbyen për mrekulli, jo për të mirën e Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik,politikë e demokratikë…!• Jo vetem që lejoj por ishte edhe bashkëpjesëmarrës me vendorët( e uritur për pasuri) që të lulëzoi krimi i organizuar ekonomik dhe politikë pa u penguar fare, korrupsioni shtriu rrënjet në të gjitha fushat e jetës shoqërore epolitike në Kosovë…• Unmiku vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë dhe isht administratë civile ndërkombëtare e cila bëri diskriminimin (siç e quanin dhe e pranonin edhe vet,si diskriminim pozitiv,xhevahir i ri i ndërkombëtarëve, duke i përkdhelur 5% serbë kolonizator të Kosovës, duke krijuar enklavat dhe strukturat paralele sipas planit dhe kërkesave të Serbisë…• Unmiku përkrahte hapur veprimet e kriminelve Serb në Mitrovicën e veriut dhe bëri ndarjen e saj për qëllime që tani më po dihen e shifen haptas…• Vuri standarde për Kosovën e lehtsime për Serbin, gjë që do të duhej e kundërta…!• Kontrollonte doganat dhe ato i bëri jo për ta ndihmuar ekonomin e Kosovës por të Serbisë dhe Maqedonis duke u bërë lehtsime ndërsa Kosovës duke i vu kushte e standarde…!• Në vend se të ndihmon zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ndodhi e kunderta dhe pothuajse për 10 vjet administrim papunësia kalon mbi 60% dhe varfëria tek shtresa e gjërë e popullatës ka arrijtur në skajshmëri…!• Vetvrasjet si fenomen i pa njohur më parë në Kosovë tani janë jo vetem shqetsuese por edhe tmerruese.• E rjepen pasurin e mbetur të Kosovës në forma dhe mënyra të ndryshme si me enrgjitikën ( më shumë në terr se me dritë,dhe drejtime tjera administrative ku ndërkombëtarët u majen edhe me rrogat e tyre të mdhaja edhe nga burimet tjera pa u ngopur kurr dhe në këtë mënyrë krijuan një burokraci dhe korrupcion trishtues…si të ndërkombëtarët dhe vendorët..!• Unmiku fliste dhe përfaqsonte Kosovën jashtë vendit, ashtu siç donte dhe i përshtaej për jetëzgjatjen e tij në Kosovë, për interesat dhe përfitimet e tyre e për varfërimin e Kosovës.• Vendorët s`kishin kurrfar kompetencash, ndërsa ngarkoheshin me përgjegjësi …edhe për gabimet që i bënte me qëllim e vetdije, vet administrata e UNMIK-ut!• Unmiku ishte dhe shërbente për stërzgjatjen e zgjedhjes së statusit të Kosovës, mu ashtu siç kërkonte serbia sa që ende sot e kësaj dite jo vetem që se njef pavarësinë e Kosovës, por bashkëpunon me strukturat paralele serbe të krijuar në Kosovë me bekimin e Serbisë dhe vet UNMIK-istanit të famshëm.• Për të gjitha këto dhe shumë që s`po i përmendim me këtë rastë, shpeshëherë vendorët fillimisht besa edhe deri në fund e lavdronin UNMIK-un -ndërsa Serbia e kritikonte-edhe pse bashkëpunonte me te e per vete, ndërsa tani Serbia e lavdron dhe kërkon që UNMIKU të qëndron, e vendoret kur e panë sherrin që ka bërë e që po bënë, kërkojnë të largohet, por shumë me vonesë e me shumë pasoja.. dhe pa ndonjë efekt konkret për largim…!• Lidhur me të gjitha këto veprime të dëmshme ,s`janë pa faj edhe klasa politike vendore, e cila gëlltiti dhe po gëlltit çdo propozim të ndërkombëtarëve dhe bëri aq shumë kompromise sa që jo vetem që janë të dhimshme siç e prnojnë edhe vet por e dhe me pasoja afatgjate për të ardhmen e Kosovës.• Ndërsa Organizata të ndryshme humanitare qeveritare dhe jo qeveritare,nderkombëtare apo vendore , ka pasur me qindra e mija dhe secila ka vepruar në mënyren e vete dhe format e tyre të përshtatshme sa që analiza të hollësishme per rezultatet e tyre pozitive apo te kundërtën ende në mënyrë zyrtare sjanë të njohura, mu ashtu si edhe të UNMIK-ut, që do të thot, kjo temë është shumë interesante dhe me rëndësi si për trajtim dhe hulumtin,në mënyrë të hollësishme dhe serioze per të nxjerrur një përfundim , perafërsisht real, në os qoft edhe katastrofal…?• Kjo barrë dhe detyrë duhet, t`i takoj institucioneve të caktuara të Kosovës, duke zgjedhur ekip punues për t`i hulumtuar, studiuar, zbëthyer e analizuar në hollësi e thellësi, këtë periudhe të shumë administrimeve në Kosovë brenda këtyre 10 vitesh, në mënyrë të pa anëshme pa pasur kurrfar trysnie nga asnjëfaktor i brendshëm politik dhe i jashtëm,por me punë sistematike ndergjegje e përgjegjësi të lartë, të paraqesin e shkruajn të vërtetën, por edhe të gjithë atyre që tregojnë interesim për të gjurmuar dhe hulumtuar në këtë drejtim…• Si përfundim:• Me vendosjen e UNMIK-ut në të gatshëm, në Kosovën e pasluftës, pa mundë e sakrificë, sepse mundin dhe sakrificën e bëri NATO dhe populli i Kosovës me bijtë e saj të UçK-së, gjëja për të administruar sipas rregullave të saja dhe ndihmuar në bërjen e themelimin e institucineve shtetërore. UNMIK-u në mënyrë mjeshtrore me dredhi e ndërskamca, me premtime të mdha, filloj jo për të bërë institucionet, por për t`i zhbërë edhe ato të cilat me gjakë e sakrificë ishin krijuar pas referendumit popullor për pavarësi të viteteve 1990-ta dhe shpalljen e Kosovës Republikë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik- që njifet si Kushtetuta e Kaçanikut.Aso kohe ju dha urdhër Kryetarit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës , që në afat prej 30 ditësh t`i shuan së ekzistuar institucionet e Kosovës Parlamentin , dhe organet e qeverisë..i!? Kështu dhe u bë falë gabimeve të vendorëve që mendonin se tani do marrin pushtetin dhe i mohonin institucionet që vepruan dhe punuan aq sa munden nënë okupimin serb pothuajse 10 vite me rradhë.
2009-06-13
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.