Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Mentor Gashit

| E marte, 21.07.2009, 07:12 PM |


Halit Bogaj

Mentor Gashit

Fshati Lalpushnik

Mentor Gashi djalë i ri

U flijua për  liri

Në shpirt e kishte një stuhi

Nuk duronte robëri

2

Mori pjesë nëpër beteja

Ish i shpejtë sikur rrufeja

Shokët shumë atë e donin

Dhe me nder e respektonin.

3

Vdekja e tij fort i lëndoi

Dhe në zemër i gjymtoi

Nëna e tij e kujton

Shumë gjësende ledhaton

4

 

Në betejë në Llapushnik

Ra Mentori heroik

UÇK-së i dha premtin

Do t’ luftonte për çlirim

5

Nënë e babë i kishte lënë

Për atë besë që kishte dhënë

Dhe kur yll i tij u shua

Mbarë atdheu u çlirua

6

Prehje gjen ai sot n’ amshim

E kujtojmë me admirim

Edhe ai me nder- lavdi

Mbante n’shpirt fjalën LIRI.