Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të arvanitasve

| E marte, 21.07.2009, 06:59 PM |


NJË  UDHËTIM  NË  BOTËN  SHPIRTËRORE  TË  ARVANITASVE

Nga Pilo Zyba

Nuk e di në mund të quhen të mjaftueshme 19 vjet jetë mes lëvizjeve, këngës, mënyrës së jetesës, mikpritjes apo vdekjes, për të dhënë mundësinë të hedhësh në letër tingujt e të ngresh në këmbë nga rrënojat  një kulture që udhëtoi mes shekujve.Udhëtoi mes sëpatës e gërshërës së pa mëshirshme  në lufte për mbrojtjen e gjuhës dhe veshjes së saj kombëtare.Nga njëra anë donin ti prisnin gjuhën “Formën e komunikimit e shprehjes së ndjenjave” dhe nga ana tjetër, ti ndërronin kostumin e veshjes, që kishte të bënte me paraqitjen e saj në ambjentin e jashtëm e më tej.Si mund të gjelbëronte ajo kur pranvera nuk hynte kurrë në degët, filizat e sythet e saj.Si mund të ruante ajo “kostumin e blertë” për ta përcjellur përpara epokave, jetesën dhe mbi jetesës? E megjithatë ajo mbijetoi, lartësoi vlerat e saj deri në pabesushmëri.

Po..po!Kjo është e vërteta!Këtë vërtetim e dëgjoj si muzikë të ëmbël dhe në një fjalë të vetme të dëgjuar në një mbrëmje, në një pagëzim apo në rrugë.

Lexues të nderuar, duhet të jetoni për pak kohë pranë me arvanitasit, për të kuptuar të përgjithshmen, kalërimin nëpër shekuj të qënies së tyre…

Dëgjoja ato vite të 1990- ës qoftë dhe një fjalë të vetme, të përgjysmuar, dhe mbyllesha në dhomën time të vogël e bisedoja me veten.Merrja ato fjalë  ëngjëllore “natënë e mire” të asaj plake, që mosha i kishte hedhur miellin e bardhë të mirësisë, ndërsa vitet kishin krijuar hendeqet e përrënjtë e rrudhave, nga mund të lexoje rrjedhën e të gjithë jetës së saj.

KENGA ARVANITASE

Me gjithë kulturën, natyrën dhe talentin e të shkruarit, i mbyllur në dhomë, bisedoja me veten.Pesha e lapsit më dukej kaq e rëndë sa e ndjeja të vështirë të hidhja në fushën e bardhë të letrës farën e mendimit, për të folur për botën e tyre të brëndshme, KENGEN.U deshën plot 19 vjet të bluhet në mullirin tim të talentit, për të nxjerrë  për ju, miellin e pastër të shpirtit të tyre për të ushqyer kureshtjen dhe dashurinë tuaj për ta.

Jemi lodhur e stërlodhur me historinë, nga kanë ardhur Arvanitasit, kur kanë ardhur, pse kanë ardhur etj.Janë Arvanitas apo Grekë, Italianë apo Arbëreshë?Ç’far kanë shkruar historianët!?

E pra mua nuk më duhet asnjëri prej tyre.Kam përpara historinë të shpalosur katërcipërisht.Nisur nga një këndvështrim tjetër, do mundohem të bind të gjithë ata, që hedhin baltën e harresës mbi ta.Për të bërë këtë, do shrytëzoj dy këmbët e një ure të madhe, në të cilën kaloi jeta e Arvanitasve, për tu shpëtuar rrjedhës së lumenjve të shpifjeve, dallgëve të fyerjeve, mjegullës së harresës.Dhe këto dy këmbë me të cilat ajo erdhi deri në ditët tona, janë kënga dhe veshja popullore.E para, e lindur dhe trashëguar gojë më gojë.E dyta, pesha e traditës që e vishte kombin me një kostum të veçantë që e dallonte nga të tjerët.

Mendoj se këto dy dritare janë të mjaftushme, për të pare rrugën e gjatë të këtij kombi, që fitoi mbi katakombet.Dhe dritarja tjetër, ajo që tregonte të veçantën, historinë e tij pa folur, vetëm me prezëncën e saj.

Përpara se të filloj e tu flas, për thellësinë  shpirtërore, që e ushqyen me dashuri, pagëzime, dasma e vdekje, do shpreh një pakënaqësi që më pengon në rrjedhën e mendimeve.Janë të shumta këngët Arvanitase  për të cilat po shkruaj.Por, më përpara do qëndrojmë te e veçanta.

Kam mbledhur gjatë lëvizjeve të mia nëpër greqi, këngë dashurie, dasmash, ninulla të ndryshme, por këngë trimërie e lufte nuk kam gjetur,

Ose janë  aq  sa nëmërohen me gishtat e njërës dorë. Pse?

Arvanitasit që bënë luftën në Greqi, nuk i kënduan kësaj vepre të cilën e ngritën me gjak?Janë vetëm tre – katër këngë, për tre-katër arvanitas si ajo e Osman Takës.Dhe kjo me qëllime të caktuara(jo se nuk e meritojnë)Po të tjerat?Këtu mendoj se duhet ushtruar kujdes dhe vëmëndje.

Që nga viti 1900 ato filluan të ndalohen.Nuk u lejuan të këndoheshin.Me kalimin e kohës u harruan apo u greqizuan, aq më keq.Ndodhi ajo që grekët dëshironin.Ata hoqën një armë të fuqishme të arvanitasve, për të thënë më von: “Ja ku janë Arvanitasit, ka trimëri e trima pa këngë”?Ata që luftuan ishin grekë dhe këngët në greqisht i kanë! S’ka rëndësi se sa here lidhin besë, thonë, “besa – besë”, apo levend, lërë – vend për më të fortin, trimin, kjo në gjuhën e arvanitasve.Po këtë rrugë ndoqën dhe për gjuhën dhe zakonet por aty ndeshën veshtirësi, pasi ajo ishte pengesa e fundit drejt çfarosjes e harrimit.Nuk ja arritën, se nëna kur këndonte ninullën mbi djep ata nuk ishin aty që ta dëgjonin e ndalonin.

Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën.Kur plagosej gjuha, luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës.Dhe ashtu dorë për dorë erdhën deri në kohën tone.Diku të plagosura diku të gjymtuara, flasin e na kujtojnë rrugën e bërë.Për të mos u zgjatur më shumë me analizat e mia, po u citoj fjalët e saj.Të këngës apo të shpirtit kuptojeni vetë.Ato janë aq të shumta e të ndërlidhura mes tyre sa duken si një e vetme.

Ja njëra prej tyre:

Arvanites këngë thoni,
Gjuhën të mos e harroni.

Mendoj, se nuk ka nevojë as për analiza e as për sqarime.Gurra e këngës e ka aq të pastër ujin e burimit të saj, sa është e tepërt, që ta shprehim me fjalë e analiza.

Pas kësaj një këngë tjetër thotë:

Po të dija të këndoja,
Gjithë të bukurat do zgjoja.

Kush mund të flasi më thjesht e më bukur?Po të dija të këndoja, do zgjoja tingujt e fjalët e bukura të gjuhës së lashtë, të gjyshërve, stërgjyshëve…Nuk janë të lidhura këto dy këngë , si vetë shpirti i Arvanitasve me gjuhën.Te e para, këndoni këngën për të mos harruar gjuhën.Te e dyta, lëvroni gjuhën për të mbajtur gjallë këngën.Ç’duhen analizat, hamëndjet e historitë e gjata pa bukë?

Kush mund ti qëndrojë tundimit të këngës “Gjon…Gjon”, këtij zogu që endet duke kërkuar folenë e braktisur në zëmër të Ilirisë!Do më lejoni të bëj dhe një  sqarim.Zogu Gjon, është Gjon Kastrioti, i cili humbi mbretërinë e tij, fëmijët.Ai u kthye në zog për të fluturuar e për të pare tokat e tij të Arbrit,  zogjtë që i rrëmbyen dhe ja shpërndanë larg, shumë larg.Ky zog këndonte në dritaren e Skënderit në Stambol.I kujtonte atdheun, token, prindrit, deri sa një ditë ai, Skëndërbeu braktisi gjithçka për amanetin e zogut Gjon, babait të tij (ky është mendimi i autorit të shkrimit, ai e ka përshtatur dhe në një legjendë të shkruar).

Ja teksti i këngës:

Gjon, Gjon, çfar kërkon,
Bora, gjithçka po mbulon!

E pra populli nuk bën fjalë për borën e maleve, por borën e robërisë që po i rrethonte.Luftën që po u bëhej për gjuhën dhe mohimin e meritave liridashëse.Përveç tekstit dhe këngës, ajo shoqërohet nga një klarinetë, që shpon errësirën e natës, si një thikë ku kërkon të mbijetojë shpirti dhe vepra e saj.Ajo është një thirrje për zgjim.Në fillim melankolike e më pas një shpatë e thekshme në kraharorin e armikut të heshtur e tinzar.

VELLEZER LEXUES,

Arvanitasit  kanë bërë luftë të dyfishtë për mbijetesë..Ata kanë luftuar dy armiq njëkohësisht për shumë shekuj me radhë.Kundër Turqisë dhe kundër Greqisë  njëkohësisht. Këtu vlen të përmënd dhe lufta e vëllezërve Kosovarë kundër Serbisë dhe Turqisë, që ishte në të njëjtat rrethana dhe njëlloj e vështirë.Ata, bënin një luftë të katërfishtë, luftonin dy pushtues njëkohësisht dhe dy  fe.Kjo nuk ka  ndodhur në asnjë vend tjetër të botës, dhe kundër asnjë populli, por vetëm kundër Shqiptarëve.Pse? Kjo kërkon një analize më vete në një shkrim të mirfilltë, analizuar me kujdes,  ndërthurur e mbushur me fakte.

Jo pa qëllim përmënda këto këngë, e jo ato, që janë më të thjeshta si, “Moj e bukura gjitone”, “Kur vajta në krua” “ Do ta pres gërshetin” etj.

Ato i këndojnë ndjenjës së brishtë, dashurisë.Jo se është pa interes analiza për to, por, ky shkrim ka një qillim më të largët.Jo thjesht, atë të shprehjes së botës  së brëndshme intime.

Byron
VESHJA ARVANITASE


 Përsa i përket pjesës së dytë, asaj të VESHJES KOMBETARE(sa bukur e thotë populli) të veshjes Kombëtare, të veshjes që përfaqëson  Kombin.Studjuesit tanë gjithjë e kanë të pagëzur me fjalën e huaj “Ethnografi”.Për  veshjen Kombëtare  kisha vendosur të bëja një shkrim të veçantë, por, parë nga këndvështrimi i mëparshëm, si një nga këmbët që mbajti urën e ecjes së tyre, e pashë se ajo nuk mund të shkëputej nga trupi dhe qëllimi që i kisha vënë vetes.Pra, ashtu si janë të lidhura në të vërtetë ashtu dhe do të analizohen.

Kam shkruar dikur për një veshje të tillë që e kam pare nga afër.Që në fillim të kësaj analize mund tu them se veshja jonë, (Arvanitase në rastin tone) është mahnitëse.Ajo bie në sy në tre drejtime:

- Është shumë e pasur në koloritin e saj, në kontrastin e thekësuar të ngjyrave dhe të formës vizuale.

- Kombinimi i qëndisjeve, mënyra dhe harmonizimi, kanë një force, që here here të lënë me gojë hapur për mjeshtërinë dhe forcën e shprehj- Kjo veshje pak e studjuar, është krejt e veçantë nga forma, modeli dhe prerja.

Një veshje e tillë të imponohet që në shikimin e pare.Krijuesit e saj, si rrallë në botën e veshjes, kanë një kolorit që të mërr sytë.Po ta shikosh me vëmëndje, ka një kombinim të ngjyrës së kuqe  me të bardhën e të florinjtën njëkohësisht.

Njeriu që ka në trup një veshje të tillë, arrin deri atje sa të tjerëve  tu duket si areal.Ai kthehet në ëndërr, në mit.Ngjet sikur lëviz një trup i pikturuar nga një dorë mjeshtërore.Këtë e shprehin dhe studjues të huaj dhe më tej thonë: “Në luftë ata ngjajnë si zogj legjendarë”.

Një vëmëndje e veçantë i kushtohet kombinimit të veshjes me  armët që ai mban me vete (nga rastet e rralla në botë)Ilirët, Arvanitasit në rastin tone, i stolisin armët aq me merak dhe dashuri sa të mahnisin me mënyrën e gdhëndjes së dorezave, qytave etj.Vëndi ku ato vihen në brez, majtas, djathtas atje ku është më e lehtë përdorimi i shpejtë dhe i saktë.

Forma e prerjes e bën njeriun më fisnik, më serioz, e mbi të gjitha i jep pamjen e një heroi, përpara të cilit tundohesh dhe e ndjen veten inferior.

Kjo veshje nga forca goditëse e ngjyrave, qëndrimit, lëvizjes i jep ambjentit në lëvizje e sipër ngjyra e të bën të jetosh në një botë ëndërrash.Nuk e di sa u ka rënë në sy studjuesve tanë  por, në të gjitha fushat e betejës ( nga piktorët botërore) bie në sy një veçori e ambjentit, qoftë edhe të gurëve.Nën rrezet goditëse të diellit, gjithë fusha e betejës mërr ngjyrën e zjarrit që bubulon dhe flaka në çdo moment krijon figura të mahnitshme.Kam parsysh se kur Ata hidheshi në sulm me vrullin që i karaktarizonte, thirrjet e fuqishme, e ndiznin fushën e luftës dhe me prezencën e  ngjyrave që të trëmbin, të kujtojnë flakët, zjarrin dhe gjakun.

Vrasja e Marko Bocarit
Vrasja e Marko Bocarit
Të gjithë piktorët e këtyre tablove kanë një nuance të veçantë që është e njëjtë


për të gjithë, e kuqja në kontrast me të bardhën, me thirrjet dhe lëvizjet.Të gjithë së bashku pa e kuptuar kanë dhënë të njëjtën tablo.Në atë tablo që Arvanitsit e kishin në mënyrën dhe dëshirën se si shkonin në luftë.

Çudi!Cili popull në botë shkon në luftë i veshur me të bardha si në dasëm?Vetëm Arvanitasit!

Fakti që në varret Ilire gjënden dhe armë si rrallë kudo në botë, tregon se ata jetën dhe lufën e quanin një “dasëm” që bën pjesë në jetën e tyre.Sa krijuan dhe mitin e veçantë se arma duhet me vete dhe në varr, pasi dhe atje njeriu nuk mund të flërë i qetë.Ka të drejtë Pukvilli kur shprehet. “Vetëm me prezencën e tyre ata të bëjnë për vete” apo “Në fushën e betejës, valvitja e krahëve dhe rrobave të tyre të trëmb”.

Shikoj me vëmëndje të madhe tablonë e rënies së Marko Boçarit.Kali i kuq, po i kuq  flamuri që valvitet  ne sfond (pse ai nuk është grek?).

Të pranishmit vëllezrit e tij, me fustanellat  me bardhësinë e tyre që ua përkund era, qielli përflaket.Dhe gurët e shprehin dhimbjen  për të.Mbi këtë det të pafund fustanellash, Markua përkundet, shoqëruar nga duart e të gjithëve që e ngrejnë lart mbi kokat e tyre, atje ku kishte vëndin kapedani, trimi.

Mos kujtoni të dashur lexues se këto piktura u bënë thjesht.Arvanitasit ato kohë iu imponuan botës, tërhoqën vëmëndjen e saj, pra ajo nuk mund të bënte ndryshe, veçse ti ngrinte në pjedestalin e kultures botërore.

Shikoj këto tablo dhe mendohem këtu në zëmër të Arvanitasve në Poloponez.

Shikoj detin dhe dallgët që me vine te këmbët, përplasen në brigjet e gurtë e ngrihen si dhjetra fstanella në një valle masive apo qoftë dhe në fushën e betejës.Qëndroj një çast dhe pyes vete: “Pse grekët, e shkurtuan, e shkurtuan fustanellën, sa e bënë si veshja e balerinave të Çaikovskit te “Liqeni i mjelmave”? Pse do pyesni edhe ju?Është e thjeshtë!Ata nuk donin të përçmonin veshjen por ata që i vishnin.Një fustanellë minifund do ti bënte ata qesharakë në sytë e botës.Por çfar ndodhi? Piktorët botërorë e pane nga afër luftën e Mesollogjit, Tripolicës, Nafplios, dhe e shprehën me imtësi atë në pikturat e tyre.Pra grekët në vend që të arrinin qëllimin e tyre u diskredituan.

Studuesit e huaj, më tepër italianë e francezë, thonë se kjo veshje ishte shumë e kushtushme.Asgjë për tu habitur e çuditur.Dihet nga të gjithë që mbajtësit e saj, ishin njerëz puntorë, krijues dhe dashamirës të së ardhmes.Këtë e kuptojmë që nga Ilirët, Skëndërbeu, Ali Pasha.Në kohët e tyre zhvillimi ekonomik arriti kulme.Mehmet Pasha me reformat e tij krijoi Egjiptin e sotëm.

Ndonse ishin gjithnjë nën presoin të luftës dhe shpenzimet më të mëdha shkonin atje, ata dinin dhe të luftonin, dhe të jetonin e krijonin.

Deri tani nuk fola aspak për veshjen e grave.Ashtu si te burrat dhe ato janë shumë të pasura nga forma dhe forca shprehëse.Në muzetë e Greqisë ka një fakt të çuditshëm, që atyre u ka shpëtuar nga syri i mëndjes keqdashëse.

Në muze janë disa piktura apo fotografi me veshje arvanitase ku në to thuhet.”Veshje arvanitase nga Suli (Janinë) Viotia (pranë Athinës) Korinth, Salamina (pranë Athinës), Idhra (Peloponez) Argos (Peloponez)

Athinë, Arta etj.Unë që i shikoj shtroj pyetjen: “Nëse në të gjitha këto vëndbanime përdorej veshja e tyre (këto zona nuk paraqiten me veshje të tjera),  nënkuptoj që arvanitasit përbënin ¾ e gjithë Greqisë, dhe pa u habitur fare, gjithë pjesën detare të saj.

Ja dhe një fakt i pa njohur por kokëfortë.

Kjo pikture e Bubulinës është bërë në vitin 1827 nga Adan de Friedal.Kjo pikturë është e njëllojtë me veshjen e Zadrimës (pranë Shkodrës) Kam jetuar në ato zona dhe e kam parë me sytë e mi.(Megjithatë analistët le të japin mendimin e tyre).Atje në Zadrimë, ishte dhe zëmra e Ilirisë.

Duhen më tepër fjalë?

Ja, dhe një fakt tjetër i historianit grek Egonopulos.Kur bën analizën për historinë e Kretës ai, thotë. “Lira,(vegël muzikore) vjen nga fjala Iliri.Kënga është një zog i lirë.”Bën një analizë për gjakmarrjen dhe krahasimin e Kretës me Veriun e Shqipërisë dhe, nxjerr ngjashmëritë.Me të vetmin ndryshim që i  leverdis, “Ilirët u nisën nga Kreta”.Qesharake, kur dihet që Ilirët zbritën poshtë në kohën e luftës Iliro –Romake (168 p.e.s lufta e Shkodrës).

Të tjerat nuk duan komente, nuk është as qëllimi i këtij shkrimi.

Përsa pamë dhe analizuam, Arvanitasit me të dy këmbët që përmënda, lëvizën, punuan, luftuan dhe krijuan kulturën e tyre.Atë kulturë që është e veçantë jo vetëm nga ajo greke por e veçantë ndoshta dhe në kulturën e veshjen botërore.

Kjo kulturë, e këngës, e veshjes nuk japin të kuptosh se ata mbijetuan si një komb më vete në thellësi të kombeve të tjerë dhe jashtë truallit të tyre( kjo e fundit kërkon analizë pasi unë mendoj se jane vendas ).

Unë them, po!

Nuk janë këto që përmënda, fakte që çojnë në burimin e rrjedhës së kulturës së tyre dhe pastërtinë e ujit të tij?

Nuk ka dyshim!

Pra historia ka shumë dritare nga mund të lexohen gjurmët e kulturës  që nga e kaluar deri të ditët tona.Historia është një rrugë që ka dhjetra mënyra  leximi për të të nxjerrë në rrjedhën e pastër të burimit.
Për ZSH: Baki Ymeri