Mexhid Yvejsi: Haxhi Hasan Vuçitërna
| E marte, 21.07.2009, 07:35 PM |
Haxhi Hasan Vuçitërna (1919-1998)Nga Mexhid YVEJSI, GjakovëHaxhi Hasan Vuçitërna është dëshmori që u vra nga forcat serbe për fe e atdhe, në verën e vitit 1998; është djali i dëshmorit Hoxhë Hasan Vuçitërna, i cili u vra nga ushtria serbe në pranverën e vitit 1919… Lindi me 9 Maj të vitit 1919, në Rahovec, dy muej mbas vrasjes së babait, Hoxhë Hasan Vuçitërna, nga ushtria serbe. E trashëgoi emrin e babait, Hoxhë Hasanit, siç e trashëgoi edhe shehidllëkun, kur ra dëshmor me 21 Korrik 1998, në moshën 79 vjeçare. U rrit jetim, në fukarallëk, në varfëri, në robni, me shumë vërshtirësi, por arriti disi të shkollohet dhe u përpjekë në vazhdimësi, tërë jetën, për liri… Pas Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Hasan Vuçitërna punoi si nëpunës administrate në Rahovec, ndërsa gjatë viteve 1947-1949 shërbeu si mësues në katundin Gllarevë të Klinës… Kishte ndjenja të zjarrta fetare dhe atdhetare, nuk pajtohej kurrsesi me robërinë shumë vjeçare. Nuk pajtohej kurrsesi as me ndarjen e Kosovës nga Nana Shqipni… Në vitin 1950, Haxhi Hasan Vuçitërna, si pjestarë i organizatës politike-ushtarake, NDSH, arrestohet së bashku me atdhetarët: Mulla Oruç Sajari, Halil Dërguti, Behlul Bajrami, Ismail Musliu, Ahmet Fazliu etj. Regjimi i atëhershëm jugosllav, serbo-komunistë-çetnik, e dënoi si armik, me katër vjetë burg… Burgu nuk e mposhti, as nuk ligështoi, por e forcoi dhe ia shtoi edhe më shumë zjarrin fetar e atdhetar…Për guximin e tij, për qëndrimin, për formimin e tij kishin respekt pleqë e të rinjë… Në vitin 1972 zgjedhet anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, ndërsa, katër vjetë më vonë, duke i parë aftësitë e tij, zgjedhet në krye të tij… Pra, prej vitit 1976 deri në vitin 1981, Haxhi Hasan Vuçitërna ka shërbye me devotshmëri, si kryetar i ri, i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec… Haxhi Hasani ka qenë dashamir’ i diturisë, i dijetarëve, atdhetarëve, shejhlerëve, hoxhallarëve… E kishte passion leximin, studimin, meditimin… Në veçanti kishte simpati, dashuri, për shkrimet e Shejh Malës (1865 -1928), bejtexhiut, Melami, më të njohurit bejtexhi në Kosovë e besa edhe në Shqipni…! Në gjysmën e dytë të muajit korrik, 1998, gjatë sulmeve të forcave policore-ushtarake serbe në Rahovec, kundër luftëtarëve të UÇK-së, duke iu ndihmuar popullatës civile, u vra, nga forcat serbe, Haxhi Hasan Vuçitërna, në moshën 79 vjeçare, siç ishte vra edhe babai i tij, Hoxhë Hasan Vuçitërna, 79 vjetë më parë, në pranverë të vitit 1919, nga ushtria serbe… U vranë, babë e bir, me krahë të hapur, në kohë robërie, për të përqafuar hapësira lirie… Haxhi Hasanin, këtë dëshmor të lirisë, për vite të tëra e kam pas mik të dashur të shtëpisë…Kur u vra për liri, një natë m’u shfaqë në ëndërr… dhe e thurra për hirë të tij, këtë poezi… KOSOVA DO T'JETË VARRI I TYRE(Dëshmorit Haxhi Hasan Vuçitërna)(1919-1998)O Haxhi Cana!Paqja, shpëtimiDhe bekimi i ZotitQoftë mbi ty!Kudo që jeNë të shtrenjtin atdhe!Ky nuk ështëFundi yt!Pa dyshim është njëFillim i ri!Me te do të kënaqesh,Në mesin e të zgjedhurve,Në amshim, në përjetësi...!O Haxhi Cana!Prehu i qetëAtje ku jeFjalën e vërtetëNë jetën tokësoreE kumtove drejtë!Më në fundMe gjakun tënd dëshmove...Se kot nuk jetoveI dëshmove mikut e dushmanitSe ishe bir besnik i vatanit!Bir i bindur i Islamit...!Të njoha në xhamiMe zjarrin prush në gji,Për një zgjim të ri!Sa hije t'kishe në dorë:"Dituria Islame", "Selami","Hëna e Re", "Drita e jetës",Që i shpërndajshe me mall,Me dashuri, me shumë gëzimVetëm për t'na sjell dritëSi dielli me rrezet n'agim...!Në jetën e përvuajtur,Kurr nuk ngurroveKudo që shkove,Nëpër Kosovë, SanxhakBosnje e deri n'Arabi,Gjithnjë dëshmove me pjekuriSe Allahu është i madhSe Ai është një...S'ka tjetër veç Tij...!O Haxhi Cana!Mbrëmë të pashë në ëndërr!Me të vërtetë, ishe vet ti!Fale jacin dhe vitërBëne duan, bëne zikër...!Kur dhe selamDesha me të thanë:Se Hydajeti, Idrizi...Janë gjallëTi më ndërpreveDuke më thënë:"Edhe unë jam gjallë!Por kam tjetër hall...!Juve mos t'ju ligështojHidhërimi e dëshprimiPër varrin pa nishan!Nishani ynë është imani,Këtë le ta di dushmani..!Kosova do t'jetë varri i tyre... Kjo poezi është botuar pjesërisht në revistën “Dituria Islame” Nr.107, Dhjetor, 1998, Faqe:70, Prishtinë, ndërsa është botuar e plotë në librin: “Pakëz dritë për Kosovën” shkruar nga miku i përbashkët, z. Faik Miftari, botuar në Prizren, në vitin 2001.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.