Demir Krasniqi: Unë jam vëlla i Nënës Tereze
| E marte, 21.07.2009, 07:04 PM |
UNË JAM VËLLA I NËNËS TEREZE
Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Unë jam vëlla i Nënës Tereze ,
Bijë shqiptare – Nënë e Botës .
Unë me motra dhe me vëllezër –
Jem’ familje e Evropës .
Populli im , nuk meriton –
Në tokë të vet – robër të jetë !
Populli im – LIRINË e donë ,
PAVARËSINË e vërtetë !
Unë jam vëlla i Nënës së Madhe –
T’ bamirësisë dhe urtësisë ,
Nobelistës sonë krenare ,
Engjëlleshes së dashurisë .
Populli im , është popull paqe –
Për mirëqenie të gjithë njerëzisë !
Populli im , nuk duron tanke ,
As terror mbi trup të fëmisë !
T’ falem’ nderit Gjermani ,
T’ falem’ nderit gjithë Evropës ,
Britani , Francë , Itali ...
Që po i jepni krah Kosovës !
T’ falem’ nderit Amerikë ,
Australi , Zelandë e Re ,
Ty , Azi edhe Afrikë –
Sytë i keni t’ gjithë kah ne !
T’ falem’ nderit botës mbarë ,
Prijatarëve mendje - artë ,
Që përkrahë popullin shqiptar -
T’ jetë kudo i barabartë !
I falem’ nderit Vatikanit ,
Që për ne, aq shumë është lutë ,
Aq më shumë Papa Gjon Palit ,
Që t’ ketë paqe – t’ mos ketë luftë !
Gjilan, më 07 Mars 1998.
*****Nxjerrë nga libri “Gjakon Kosova”- Gjilan, më 1998, faqe 6.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.