Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
| E diele, 19.07.2009, 02:56 PM |
 |
Giovanni Armillotta |
Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëveNga Armand PlakaPër të prezantuar këtë libër, i cili trajton një çështje të veçantë, ndoshta do ishte më mirë të flisnim pak për autorin.Nga
miqtë e shumtë e figurat që Shqipëria numëron ndër shekuj e mijëvjeçarë - duke ia nisur që nga Perandor (Çezari) Oktavian Augusti (që studioi
në Apoloni) e deri tek Lord Bajroni, nga Gustav Majer deri tek Edith
Durham, e duke vazhduar më tej - me ato nga Italia, që për ne është kaq
e afërt, dhe që gëzon kaq shumë simpatizantë, është për kohët tona edhe
Dr. Giovanni Armillotta. Vepra e tij ndërkohë po bëhet shembull i
dashurisë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve në kohët moderne, ku
poliedriciteti i njohjeve e interesave të tij të gjera, e kanë bërë që
të ngjasojë me një tjetër figurë, shumë të njohur për historianët tanë:
gjermanit Eduard Schnitzer, i njohur dikur ndryshe edhe me emrin Mehmet
Emin Pasha (që nga viti 1870, këshilltar i guvernatorit të Shqipërisë
Veriore, Ismail Haki Pasha).Armillotta,
edhe ai gjithashtu me origjinë të largët gjermane, është Doktor i
Shkencave Politike në Universitetin e Pizës dhe Doktor në fushën e
kërkimeve (PhD) historike, institucioneve e marrëdhënieve ndërkombëtare
mbi Azinë dhe Afrikën Moderne e bashkëkohore në Kaljari. Bashkëpunon me
organet më të njohura italiane dhe ndërkombëtare të informacionit
historiko–politik si: “L’Osservatore Romano” e përditshme e Qytetit të
Vatikanit; “Affari Esteri” organ tremujor nxitur nga Ministria e
Jashtme Italiane; “Rivista Marittima” periodik mujor i Marinës
Ushtarake, botuar për herë të parë në vitin 1868; “Oriente Moderno”,
themeluar në vitin 1921, i Institutit për Lindjen ‘C.A. Nallino’ në
Romë; si dhe me organe të tjera dhe gazeta të përditshme të ngjashme.Është
njëri ndër dy të vetmit studiues italianë që shkruan në të njejtën kohë
në tri revista që merren me çështjet e gjeopolitikës: “Eurasia”,
“Imperi” dhe “Limes”. Është një interpret i shkëlqyer i politikës së
jashtme dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka qenë i vetmi studiues
jo–shqiptar që ka vënë firmën e parë në numrin e parë, vitin e parë, të
“The International Journal of Albanian Studies” të Universitetit
prestigjoz të Kolumbias në Nju Jork, drejtuar nga Shinasi A. Rama
(vjeshtë 1997). Bashkëpunon gjithashtu edhe me “Relaciones
Internacionales” të Universitetit të La Platës (Argjentinë) me
“Balkanistica” të Universitetit të Missisippit (ShBA), dhe me “Nuova
Storia Contemporanea” që botohet në Romë. Nga viti 2002, ai ka përuruar
tek “Limes” një lëm të ri studimi, të pashkelur më parë, që lidhet me
gjeopolitikën, duke iu referuar (përveç të tjerave) ngjarjeve të mëdha
futbollistike e sportive në aspektin ndërkombëtar. Kontributet e tij
janë sjellë në shqip kryesisht në formën e përkthimeve, sidomos nga
Besnik Dizdari, dhe janë publikuar në gazeta të ndryshme shqiptare; por
nuk mungojnë edhe gazetarë e studiues të tjerë, të cilët janë bazuar
për artikujt e tyre në studimet e hulumtimet e zellshme e plot realizëm
të doktorit italian në arkivat këtej e përtej Atlantikut.Dr.
Armillotta ka lindur në Foggia, qytet i Krahinës së Puljës, rajoni
italian më i afërt me Shqipërinë. Është rritur e ka jetuar në
Manfredonia deri sa mbushi 19 vjeç, për t’u transferuar më vonë në
Universitetin prestigjoz të Pizës, ku ka marrë mësime nga Mjeshtër me
emër, në fushën e afrikanistikës siç është dhe Prof. Vittorio Antonio
Salvadorini, juristja Prof. Annamaria Galoppini, historiani Prof.
Maurizio Vernassa, etj.Dr.
Armillotta mban dhe dekoratën e Ushtrisë Italiane “Dëftesa e Meritave”,
pasi ai ka qenë nën armë në periudhën 14 qershor 1977 deri më 8 qershor
1978, duke u inkuadruar në regjimentin e 13–të Pinerolo (në Avellino–n)
me gradën e nënoficerit (caporal–maggiore). Regjimenti 13–të italian
Pinerolo çliroi Strugën e Maqedoninë Perëndimore me popullsi shqiptare
nga serbomëdhenjtë (prill 1941). Regjimenti i 13–të ishte e vetmja
njësi luftimi italiane në Ballkan, e cila u dekorua në Flamur me
Medaljen e Artë të Vlerave Ushtarake të spikatura që mbartte diçiturën
“Ocrida, Bilishti, 8–18 prill 1941”. E ngjyrat e regjimentit të 13–të,
në fakt janë kuq e zi, ashtu sikurse dhe ngjyrat e flamurit shqiptar.Njëri
nga nderet më të veçanta që ai rendit në karrierën e tij të gjatë është
dhe letra me falenderime e urime, që shkëlqesia e tij, Mbreti Norodom
Sihanuk i Kamboxhias, i shkroi më 14 qershor 2002 për kontributin e
përkushtimin e tij në nxjerrjen në dritë të një vëllimi të
konsiderueshëm historik e dokumentar mbi “Kmerët e Kuq”, që tronditën
botën me krimet e tyre në vitet 1970–1979.Në
prill 1987, Dr. Armillotta pranoi postin e Sekretarit të Presidencës,
që iu ofrua nga Komisioni e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës së
Deputetëve (Parlamenti Italian, gjatë legjislaturës së 9–të të tij).Pasioni për ShqipërinëPor
si nisi i gjithi ky pasion për “Vendin e Shqipeve”? — Në shtator të
vitit 1969, i ati i Dr. Armillotta, Emiddio (shpallur i humbur më 23
gusht 1997), ndërsa kthehej nga një udhëtim në Lindjen e Mesme, i sjell
të birit një radio të vogël, e cila — në Itali në fund të viteve ’60 —
ofronte të njejtat emocione, mund të themi, që një djalosh i ditëve të
sotme ndjen kur navigon në internet. Por gjatë udhëtimit, radio duket
se kishte pësuar ndonjë goditje të vogël: në fakt Giovanni, asokohe
akoma adoleshent, ia doli të kapte gjithsesi valët e transmetimeve të
Radio Tiranës, si në shqip ashtu dhe ato propagandistike në italiasht,
anglisht, e në gjuhë të tjera.E
ashtu, i dhënë pas futbollit, ai ndjek gjithë kureshtje një ndeshje që
akoma dhe sot e kësaj dite, e kujton me nostalgji: e para ndeshje
futbolli që ai dëgjoi në valët e saj, ishte ajo mes 17 Nëntorit dhe
Ajaksit të Amsterdamit, që përfundoi me rezultatin 2-2 (me gola të
Josif Kaxanxhi 58’ 1-2 dhe të Medin Zhegës 87’ 2-2), e vlefshme për
1/16 finale e Kupës së Kampionëve, zhvilluar më 16 shtator 1970, e
komentuar nga radiokronisti legjendë, Ismet Bellova. Një takim tjetër
që ai e kujton po me aq nostalgji e kënaqësi, ishte dhe ai mes Besës së
Kavajës e Fremad Amager të Kopenhagenit (0-0; 27 shtator 1972, i
vlefshëm për Kupën e Kupave), që regjistroi për herë të parë në
historinë e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, kualifikimin e
një ekipi shqiptar drejt fazës 1/8 finale (pasi në ndeshjen e kthimit,
ajo përfundoi 1-1 dhe golin e barazimit, d.m.th. të kualifikimit, e
shënoi Nimet Merhori).Ndërkohë,
interesi i tij për historinë dhe politikën e jashtme — falë edhe një
biblioteke të pasur, trashëguar nga familja e tij — i referohet në fakt
disa viteve të mëparshme, që lidhen me tërheqjen e vazhdueshme të një
djaloshi të ri ndaj një realiteti, plotësisht të panjohur e mistik
(përse jo, butaforik shpeshherë) që vinte nga Lindja, duke i dhënë
kësisoj impulset e para të interesimit ndaj një vendi “ekzemplar” (ia
vlen të kujtojmë këtu se Dr. Armillotta nuk është madje as ndonjë
arbëresh).Në
arkivat e tij sportivë — përbërë nga statistika e artikuj gazetareskë
(e jo vetëm) — Dr. Armillotta kishte vënë re se shqiptarët merrnin
pjesë disi rrallë në gara e kompeticione të ndryshme sportive
ndërkombëtare, por kur ishin prezentë, tentonin të arrinin rezultate
dinjitoze dhe të përftonin kësisoj një profil të lartë. Edhe në
politikë, për Dr. Armillottën dukej se vihej re i njejti fenomen.
Asokohe akoma në një moshë fare të re (18–vjeçare), ai kërkonte të
shpjegonte qëndrimin e një shteti–parti komunist, që ishte në të
njejtën kohë, antisovjetik, antiamerikan, e madje, as shumë pranë
Pekinit (pasi në ato kohë, opinioni ndërkombëtar që mbizotëronte, ishte
ai se Shqipëria ishte filokineze), pasi në radio, “Kina popullore” nuk
mburrej me të madhe e nuk i lihej hapësirë aq shumë, siç ndodhte në
rastin e miqësisë shqiptare me Bashkimin Sovjetik, apo me partitë e
tjera komuniste përtej “Perdes së hekurt”, me besnikët më të largët të
Moskës në botë.Qysh
nga ai moment, Dr. Armillotta ia nisi të konsultohej me çfarëdo lloj
materiali që ai gjykonte me vlerë për studimet e tij rreth Shqipërisë,
dhe dëgjonte me durim e vëmendje të madhe, rregullisht transmetimet në
italisht e shqip të Radios së vetme shtetërore në Shqipëri. Nga gjysma
e dytë e viteve ’70, ai kuptoi se vetëm duke hyrë vetë në kontakt me
burimet e brendshme, thuajse të pakalueshme (gazeta, traditat e
shkruara, publicistika, letërsia, gjuha dhe kultura) mund t’i jepej
mundësia për të zbuluar kufinj të rinj. Vendos, duke ia nisur nga viti
1976 e në vazhdim, të “bombardojë” gazetën “Sporti popullor” (sot
“Sporti Shqiptar”), Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Komitetin
Olimpik Kombëtar Shqiptar me letra të ndryshme duke i kërkuar
statistika, foto, emra futbollistësh, gazeta, libra, etj.Kush
e di se çfarë do të mendonin funksionarët e futbollit shqiptar, kur në
vitin 1980, Dr. Armillotta propozon të zhvillohet një ndeshje
përkujtimore me Argjentinën apo me Brazilin, ose dhe me Gjermaninë
Perëndimore apo Italinë, dhe ndoshta edhe me Uruguajin, për të
celebruar 50–vjetorin e FSHF–së. Në të njejtin vit, Dr. Armillotta
organizoi në Pizë një turne universitar tenisi me rastin e 60 vjetorit
të themelimit të Shoqërisë sportive 17 Nëntori (sot Sportklub Tiranë),
dhe bëri të mundur edhe organizimin e një fotoekspozite në Tiranë.Dr.
Armillotta këmbëngulte se dashuria e shqiptarëve për sportin ishte,
kujton doktori, ndoshta unikale në llojin e saj, duke u bërë kësisoj
edhe, le të themi, “kali i Trojës” për “të pushtuar” një vend të
mbyllur më shumë për arsye historike, se sa ideologjike: shumë kanë
qenë edhe vuajtjet që shqiptarët është dashur të heqin përgjatë
shekujve: le të sjellim ndërmend, thotë diku në një botim Dr.
Armillotta, një herë të vetme, kufinjtë aktualë të Shqipërisë… dhe
përtej kësaj, me ulje–ngritje, nga të vetmit miq që kanë bërë diçka për
të mbrojtur pavarësinë e saj, janë dhe italianët (kjo, më shumë
dëshmohet gjatë kohës së Luftës së Ftohtë), siç është dhe rasti që Dr.
Armillotta ka demonstruar në artikullin e tij në gusht 1999 me titull
“Shqipëria në periudhën e shtetit socialist (1944–1991)” e kjo rezulton
në mënyrë eksplicite nga dokumentat e arkivat diplomatike ndërkombëtare.Në
fillim të viteve ’80, me emërimin e Besnik Dizdarit në postin e
drejtorit të ri të gazetës “Sporti popullor”, gjërat shkuan ashtu si
dhe Dr. Armillotta shpresonte. Dizdari — një njeri me mentalitet të ri,
kulturë e aftësi të spikatura menaxhuese, fjalë këto të shprehura nga
vetë Doktori italian për mikun e tij shqiptar — i përgjigjet letrave të
tij, që tashmë thuajse ishin zverdhur nga pluhuri i harresës, dhe i jep
udhë kësisoj një këmbimi reciprok mesazhesh, materialesh,
informacionesh, artikujsh, fotosh, librash e gazetash.Ndërkohë,
Dizdari e shoqëron mikun italian nga përtej detit, drejt kanaleve
kryesore zyrtare (tejet hermetike asokohe) çka bëri që ai të ishte
kështu dhe ndoshta i vetmi qytetar perëndimor që në mënyrë private
(theksojmë se Enver Hoxha akoma ishte gjallë) mundi të pritej nga
mediat shqiptare si të ishte njëri prej tyre, e të shkruante për to
lirisht e duke e prekur realitetin nga brenda. Duke mbajtur gjithnjë
ndër mend leksionet e të nderuarit Prof. Henry Kissinger — Dr.
Armillotta ishte kështu i vetmi artific i një diplomacie me “iniciativë
individuale” me shtytje nga sporti, le të themi, e cila në periudhën 12
tetor deri më 2 nëntor 1991, e bën të vijë në Tiranë e të pritet edhe
kryeministri i Shqipërisë në ato ditë të vështira, Ylli Bufi (9
qershor–10 dhjetor 1991), shoqëruar nga miqtë e tij të vjetër të
redaksisë së “Sporti popullor”.Nga
viti 1986 deri në në fund të vitit 1997 (kur ai u bë edhe i pari që po
shkruante për Shqipërinë në revistën “Affari Esteri” në prag të
ngjarjeve shumë të dhimbshme për shqiptarët), Dr. Armillotta mbeti i
vetmi që do ta trajtonte çështjen e saj gjithnjë në favor të
Shqipërisë, si në nivel gazetaresk, ashtu dhe në atë të trajtimit
kritik e eseistik.Një
vit më vonë, Dr. Armillotta u bë dëshmitar i tjetër nderi bërë atij nga
ana e Prof. Andreas Maria de Guttry, për të marrë pjesë në cilësinë
speciale të guest discussant në seminarin mbi “Kërkime mbi një sistem
europian të menaxhimit të konflikteve: rasti i krizës shqiptare të
vitit 1997” (Pizë, Shkolla e Lartë e Studimeve dhe Kualifikimit “S.
Anna”, 6–7 mars 1998). Leksioni në seminarin me temë — “Italianët mbi
çështjet shqiptare. Shumë shqiptarë janë në dijeni të cektësisë të
gazetarisë tonë italiane” — u publikua në gazetën shqiptare të New
York–ut, “Illyria News”, (Nr. 877, 15–18 tetor 1998).Dr.
Armillotta u intervistua nga RAI për të folur si specialist i çështjeve
shqiptare në kohën e krizës së Kosovës më 14 mars 1998. Më pas,
Armillotta fitoi dhe edicionin e dytë të Premio Nazionale Lidhja 2003
me studimin e tij “Realtà albanese. La rivista della transizione”
(Frascineto, Cosenza, 18 qershor 2003). Çmimi prestigjoz u organizua
nga Shoqata për kërkime Socio–kulturore K. Kastriota — Biblioteka
ndërkombëtare “A. Bellusci” — revista italo–greko–shqiptare “Lidhja”,
themeluar në vitin 1980 dhe drejtuar nga Atë Antonio Bellusci.Cili është aktualisht Dr. Armillotta?Aktualisht
ai është drejtor përgjegjës për revistën shkencore në lëmin e
historisë, politikës e gjeografisë “Africana”, revistë për studime
ekstraeuropiane, themeluar nga Prof. Salvadorini; “Africana” është
njëra ndër të vetmet pesëmbëdhjetë periodikët italianë që konsultohet
nga “Index Islamicus” e Universitetit prestigjoz të Cambridge në Angli.
Ai, është dhe drejtori i revistës online (webzine) “Metodo” mbi
arkitekturën, politikën ndërkombëtare, historinë dhe shkencën.Armillotta
është asistent në Fakultetin të Shkencave Politike (Universiteti e
Pizës); dege: Histori dhe institucionet të Vendeve Afro–Aziatike,
Antropologji kulturore, Histori e Vendeve Islamike, Histori e Afrikës,
Histori e Amerikavet I dhe Histori e Azisë (Vit Akademik 2008–09). Ai
shkroi në 2001 “Egitto. Affari esteri 1967–1986” (Edistudio, Pizë); në
2006 “La lunga strada verso la libertà. Prolegomeni alla storia di
Estonia, Lettonia e Lituania” (La Biblioteca di Babele, Modica
[Ragusa]); në 2007 “L’Angola e l’ONU. Dagli inizi della lotta di
liberazione alla fine della guerra civile” (1961–2002) (Aracne, Romë);
në 2009 “I Popoli europei senza Stato. Viaggio attraverso le etnie
dimenticate” (Jouvence, Roma).Sensacionet sportive të Dr. Armillota–sSporti
shqiptar i ka një borxh të madh doktorit italian. Studiuesi në fjalë
për shembull, në një artikull të botuar në N. 44 (6 gusht 2001) të
“Bota Shqiptare” (Roma, gazeta e shqiptarëve në Itali) drejtuar nga
Roland Sejko, demonstroi me fakte e dokumenta konkrete se Ymer Pampuri
nuk ishte vetëm i vetmi rekordmen olimpik në Olimpiadën XX të Mynihut
në Bavari, RFGJ, si të gjithë besonin, por ajo ngritje ishte e vlefshme
për të fituar kështu titullin e kampionit botëror në stilin e forcës në
peshëngritje (29 gusht 1972). Besnik Dizdari, pasi e verifikoi në rrugë
zyrtare, e botoi këtë zbulim me bujë në faqen e parë të “Futbolli
Shqiptar” Nr. 95, të datës 16 nëntor 2001, me titull: “Zbulim
sensacional pas 29 vjetëve. Ymer Pampuri është Kampion i Botës!
Papritmas zbulojmë se Shqipëria ka në histori, Kampionin e vet të vetëm
të Botës. E vërteta historike e zbuluar nga Dr. Giovanni Armillotta”,
duke e nisur artikullin me fjalët e mëposhtme: “Nuk e zbulova unë, por
Dr. Giovanni Armillotta nga Piza…”.Por
nuk përfundon këtu. Duke vazhduar me botimet në faqet e “Bota
Shqiptare”, Nr. 138 (15 ottobre 2005), Dr. Armillottà zbuloi një titull
tjetër të madh ndërkombëtar në sportin shqiptar: i injoruar në atdheun
e vet, ashtu sikurse dhe i pari. Medalja e argjendit në Olimpiadën XIX
të shahut në Siegen të Gjermanisë në vitin 1970, marrë nga Eqrem Konçi
në tavolinë R2: Nënkampion olimpik! — Po kështu, në dhjetor 2006 doli
në dritë në revistën “Imperi” (Nr. 9), një artikull i plotë që bënte
fjalë për padrejtësinë e bërë ndaj përfaqësueses së Shqipërisë në
Olimpiadën XX të Shahut në vitin 1972 në Shkup (ish–Jugosllavi, sot
Maqedoni).Armillotta on line për ShqiptarëtAktivitetet
e Dr. Armillotta–s zgjerohen duke i shfaqur punimet e tij edhe në
internet në një mënyrë shumë efektive. Portalet e çelura prej tij,
dedikuar Shqipërisë e shqiptarëve, janë ndër më të konsultuarat ndër
shqiptarët në mbarë botën. Ai ka trajtuar aty të gjitha temat që kanë
të bëjnë me hulumtimet e veprat e tij në fusha të ndryshme, duke na
zbuluar kësisoj shpesh gjëra të reja e të panjohura rreth historisë
sonë, të re e të vjetër, heraldikës e simbologjisë, politikës, kulturës
e sportit.Tek
revista tjetër “Eurasia” Nr. 4 (tetor–dhjetor 2006), në një ese
dedikuar origjinës së Europës, Dr. Armillotta vuri në dukje kontributet
e dhëna nga perandorët romakë me origjinë ilire në shpëtimin e
administratës e të gjeopolikës perandorake nga fundi i epokës antike
dhe fillimi i Mesjetës së hershme.Përveç
kësaj lexoni “Armillotta scopre altre cinque medaglie albanesi
sconosciute” in:
http://albanianews.it/sport/060409-armillotta-scopre-altre-cinque-medaglie-albanesi-sconosciute.E
personalisht, mendoj se Giovanni Armillotta do të ishte kësisoj edhe
një ndër miqtë më të mëdhenj i Shqipërisë në botë, ndër të gjithë ata
që nuk janë me origjinë shqiptare.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.