Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Adem Jasharit

| E diele, 19.07.2009, 11:12 AM |


Halit Bogaj

ADEM JASHARIT

Veç njëherë kishte thënë trimi

Nuk durohet më sundimi

Mbarë Serbia u trondit

Me atë yll që bënte dritë

2

Dhe njëmend me maliher

Për armikun ishte tmerr

Kishte veshur pelerinë

Për ta mbrojtur Dardaninë

3

Akti I tij në histori

Është skalitur n’ përjetësi

Shumë vrastarë që ishin pranë

Aty eshtrat i kanë lanë

4

U çudit dhe bota mbarë

Në Prekaz çka kishte ngjarë

Prandaj sot ajo shtëpi

Është bërë Mekë n ë Pavarësi