Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - humoristike

| E enjte, 16.07.2009, 05:41 PM |


Agim Gashi - Drenica
 
UJKU NE PAZAR
 
Para shumë e shumë vitesh
kjo ndodhi ka ngjar
ne qytetin tim t'vendlindjës
një ditë tregu- ne pazar!
 
E kish sjell ujkun n'rimorkio
e kish ven ne mes pazari ,
krenohej - fryhej si biban
vrasësi i tij - Xhevat pylltari.
 
Gjersa shikonte turma bishën
dhe habiteshin e benin seri ,
afër  rimorkios ku gjendej ujku
erdhi ne atë çast - xha Veseli.
 
Duke shikuar ujkun e gjor
iu drejtua Xhevat pyelltarit,
si nuk ke turp te ekspozosh
ujkun e vrarë në mes t'pazarit.
 
"Ti je ne pyell qe shumë vite
dhe për këtë përjudhë te gjatë,
është dashur ta besh shok
jo te vrasesh ujkun e ngratë".
 
Dhe sot ne ditë tregu
te vinit me ujkun dorëperdore
- duke biseduar si dy miq
te hynit  edhe në ameltore.
 
Dhe kur ujku do te porosist
dhe ta pagunte akulloren,
atëherë o xhvat "trimi"-pyelltari
axha Vesel ta kish dhane dorën!!!