Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
| E enjte, 16.07.2009, 07:33 PM |
 |
Kujtim Majaci |
Përparim Hysi
Kujtiiiiim!
In memorie Kujtim Majacit
Ç'qe ky lajm kaq tronditës e kaq i zi
Si një rrufe që shkrep në qiell të pastër?
Jo.Nuk mundem.S'e besoj as tani
Aq shumë ky lajm më ka tramaksur.
Vdiq Kujtimi,ky djalë aq i mirë
Po ku ishe as më thuaj,o Zot?!
Si mund të ikë një djalë xhevahir
Nga dhimbja çurgoj lotë.
Të ikë Kujtimi,në lule të jetës
A është e mundur vallë?
Jam i pushtuar i gjithi prej brengës
Dhe lotët më bien palë.
Të ikë Kujtimi,krenaria e Fierit
Kujtimi që na dha aq kënaqësi
Zë dhe ofshaj,ballë s'i bëj vrerit
Po qaj tani si fëmijë.
Nga sepete e kujtesës e nxora këmishën
Të famshmen "këmishë me vija"
E mbante Kujtimi,simbol e kishim
Fierakët,"Apolonia!".
Ky djalë i bukur dhe aq bujar
Kurrë hundën s'e mbajti përpjetë
Futbollist shëmbullor(thuaj legjendar)
Gjynah,të ikë kaq shpejt?!
Kujtiiiim,të thërres!A më dëgjon?
Thërras e çirrem që nga Amerika
Po cili që të njohu,vallë s'të kujton,
Ty,Kujtimin që lëshoje çika?
Kanë ardhur shokët e të rrinë përqark
Po ngreu dhe thuaju,një fjalë.
Në buzë kanë helm,në zëmra farmak
Dhe lotët bien palë-palë.
Ka ardhur Lazja,ka ardhur Laku*
Dhe Pandi është në krah* *
Ah,sa i madh qenka sot vargu!
Të gjithë lëshojnë një "ah!"
Po nënë e shkretë,kjo zonjë fisnike
Si dhimbjen do duroj?
Po gruaja e re që qan me ligje
Fëmijtë,vallë kush do t'i pajtoj?
Ka ardhë Haxhiu e po të pvet ***
-Po ça t'ka gjet Kujtim?!!!
Po ty helmi buzën ta ka qep
Haxhiu-det me hidhërim.
E tash,i dashur,po ndalem dhe vet
Se dora hiç s'më ban
Tek të gjithë ç'të njohin,do rroshë për jetë
Se ti je Kujtim Majaci me nam.
*, ** bashëshokë që lujatën me të.Të më falin në s'i përmënd të tjerët.
*** Haxhi Krasniqi-vjerri i Kujtimit
15 korrik 2009
Përparim Hysi, Florida,USA
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.