Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Mos harroni këngëtarët e vjetër

| E enjte, 16.07.2009, 06:34 PM |


Demir KRASNIQI

MOS HARRONI KËNGËTARËT E VJETËR

Mendjendriturit kanë shkrua letër –
Mos harroni këngëtarët e vjetër !
Mos harroni ata bilbila ,
Që bënë dritë sikur kandila !

Kënga e tyre ku  shpërtheu –
Na mësoi si duhet ATDHEU !
Këngët  e tyre  si flori  –
Na mësuan  shumë   HISTORI !

Kënga e tyre  e fortë si  guri –
Na mësoi si duhet FLAMURI !
N’ këngë të  tyre u rritë  trimëria -
Na mësuan  si duhet LIRIA !

Këngët  e tyre si sheqeri –
Na mësuan  si ruhet  NDERI !
Këngët e  tyre si gurrë mali –
Na mësuan  si ruhet MORALI !

Këngët  e tyre na e shtuan  rritën –
Na mësuan  si ta ruajmë  TRADITËN !
Këngët  e tyre plot mëlmesa –
Na mësuan  si ruhet BESA !

Këngët e tyre duhet të ruhen –
Na mësuan si ta duam GJUHËN !
Këngët e tyre në mbarë globin –
Na mësuan si ta duamë KOMBIN !

Këngët e tyre na bënë krenarë -
T’ jetojmë t’ lumtur si SHQIPTARË ,
Me traditë e me kulturë ,
Këngët e tyre s’ vdesin kurrë !
Gjilan, më 15.07.2009.