Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
| E merkure, 15.07.2009, 07:04 PM |
MIQTË
Kudo thikarët mbjellin trishtimin
Çdo ditë përplasemi me llumin
Kudo thikarët mbjellin trishtimin
Çdo ditë përplasemi me llumin
Kërkoj mik të shpreh shqetësimin
Miq i kam poetin dhe lumin
Sodis ecjen e tyre stoike
Çdo valë çdo varg me mua flet
Bota është plotë llovrak e llum
Ndaj bjeru mik poet
Eh mik ky rreth është përplot handrak
Ndaj merri gjërat shtruar, pa ngut
Fjala jote është zjarr që frugullon
Mik ti nuk je Dhëmbësutë
NJË
Pëllumb
në fluturim
lëshoi glasën
mbi supin tim
thanë me fat-mbarësi
me fat apo pafat
mbi të gjitha s’ishte
NJERI!
POETI
Nuk është gjeth
që e bart lumi kah të donë
është gurzjarr që djeg
është gjekëtimë që shungullon
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.