Promovohet libri i Anna Di Lellio-s "Beteja e Kosovës 1389 - një epikë shqiptare"
| E diele, 12.07.2009, 09:08 AM |
Nga Gazeta ExpressNë Prishtinë u promovua libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic”, i përgatitur nga Ana Di Lelio. Kopjet e librit nuk kanë arritur ende në Prishtinë pasi që qëndrojnë të ngujuara në Beograd.“N’Fushë Kosovë Murati i parë, kamturqisht rrin fitimtarë. Prej Drenice del një djalë, fluturon mbi kalë të bardhë, mespërmes i bjen ushtrisë, shkon e i falet naltmadhnisë. Tungjatjeta naltmadhni, jam një arbër vendali, shpata jote nuk u theka, hovi yt prapë s’u ktheka, kurrë ma mirë ti s’ke dhanë provë sesa sot në Fushë Kosovë. Jam ardhë pa vonue ta puth dorën me t’nerue. Zgjatët mbreti i jep kamën, ngrihet djali i ban gjamën, mik pa thirrë ki ardh prej Azie n’Dardani, me na marrë magjet e miellit, me na zanë hiset e diellit, gjithë ushtrinë e paq me shnet, kjo Arbni ka bijt e vet, ta vej kryet maje kapices, jam Miroshi prej Drenicës, mbret e krajl shpesh gabohen, t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.Kështu, sipas kësaj kënge epike, vargjet e së cilës i recitoi aktori dhe politikani Lirak Çelaj, i ka thënë Millosh Kopiliqi Sulltan Muratit pak para se ta vriste.Kjo është njëra prej tetë këngëve epike që janë përfshirë në librin “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” (Beteja e Kosovës 1389 – një epikë shqiptare), i cili u promovua të hënën mbrëma në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë, edhe pse asnjë libër nuk ndodhej në tavolinë.Ana Di Lelio, autore e librit, tregoi arsyen pse nuk ndodhej asnjë libër. Ajo tha se botuesi i ka dërguar librat me Fedex në Beograd dhe Beogradi i ka bllokuar. Ajo shprehu bindjen se ky bllokim të jetë i përkohshëm dhe tha se do ta kemi shumë shpejt librin. Më pas ajo shpjegoi se si është përgatitur ky libër si dhe i falënderoi bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar.“Libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” është koleksion i tetë këngëve në shqip për Betejën e Kosovës. Përkthimi në anglisht është nga Robert Elsie dhe ka një ese timen si parathënie. Me këtë libër unë nuk mendoj të propozoj një lloj historie të vërtetë të Betejës së Kosovës. Unë dëshiroj të diskutoj disa fakte për Betejën e Kosovës që janë pak a shumë të panjohura” tha Di Lelio.Ajo theksoi se është e vërtetë që Princ Llazari dhe Sulltan Murati janë vrarë atje. Sipas saj, gjithashtu është e vërtetë se shqiptarët kanë luftuar në Fushë Kosovë kundër ushtrisë otomane para 620 viteve.“Dokumentet e ndryshme zbulojnë këto fakte si dhe që Sulltan Murati është vrarë nga ushtari i krishterë Kobila, Kopiliq ose Kobiloviq. Askush nuk e di sigurisht kombësinë e Kopiliqit nëse ishte shqiptar ose serb ose hungarez. Sipas Noel Malcolm ai ishte hungarez. Për mua është më e rëndësishme për të kuptuar pse shqiptarët besojnë se Kopiliq ishte shqiptar ndërsa serbët besojnë që Obiliq ishte serb. Emri Obiliq është shpikur nga historianët nacionalistë serbë në shekullin e tetëmbëdhjetë”, shtoi Di Lelio.Ajo tha gjithashtu se këto rrëfime janë shumë të rëndësishme për të krijuar hapësirë për debat rreth përvojave të ndryshme të historisë shqiptare, e cila, siç u shpreh ajo, është shumë e pasur dhe komplekse.***
Na e morën Milosh ObiliqinPublikuesi njujorkez Palgrave MacMillan për 7 korrik paralajmëron botimin e librit “Beteja e Kosovës, 1389: Miti Shqiptar’, në të cilën përshkruhet beteja mes sulltan Muratit të I dhe kalorësit shqiptar, Miloshit, njoftoi ditë më parë gazeta beogradase ‘Politika’. Teksti atje nxiti reagime të panumërta të lexuesve të gazetës. Tekstin e njëjtë dhe të pandryshuar, gazeta Express e sjellë për lexuesit e saj.Beteja e Kosovës, në mes të ushtrisë turke dhe asaj serbe, përvjetorin e së cilës sapo e kremtuam, vrasja e sulltan Muratit, vepra heroike e Milosh Obliqit dhe miti që e përcjellë atë deri më sot, tani kanë edhe versionin shqiptar.Sipas paralajmërimeve të shtëpisë botuese Palgrave MacMillan, më 7 korrik do të publikohet libri i Anna Di Lellio, ‘Beteja e Kosovës, 1389: Miti Shqiptar’, i cili, sipas përshkrimit të botuesit, ofron “një rrëfim fantastik për sulmin e Muratit në Kosovë dhe për vrasjen e tij, të kryer nga kalorësi shqiptar, Milosh Kopiliqi”.Në vazhdim të prezantimit të librit në internet, botuesi sqaron se Miloshi shpeshherë ishte prezantuar nga perspektiva serbe, e cila nënvizonte nderin e kalorësit serb, Milos Obilic.“Përmes ofrimit të një versioni alternativ, ‘Beteja e Kosovës’, ofron një rrëfim të nuancuar më mirë për kuptimin e këtij miti të fuqishëm për nacionalizimin dhe përkatësinë”, sqaron botuesi Palgrave MacMillan.Libri që, sipas paralajmërimit të botuesit, merret me analizën e këngëve epike shqiptare, por dhe atyre më të reja që lidhen me betejën e Kosovës, përmban edhe tekste të autores, të cilat hulumtojnë rëndësinë e rrëfimit epik dhe të betejës në kontekstin e luftës së fundit në Kosovë, me qëllim që “të forcohet identiteti kolektiv, i cili potencon rezistencën ndaj forcave të huaja dhe që identifikohet fuqishëm me kulturën dominonte krishtere evropiane”.“Beteja e Kosovës është një libër i rëndësishëm, i cili ndihmon që ta kuptojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj popullata t5ë komp0likuar ballkanike, por edhe shqyrtimin e çështjeve siç janë kujtimet nacionale dhe identiteti”, përfundon botuesi.Ndryshe, në parathënien e librit botuesi pohon se Beteja në Kosovë, e vitit 1389, ka një simbolikë enorme në krijimin e shteteve moderne ballkanike, posaçërisht në mesin e qarqeve nacionaliste të sllavëve të jugut, e në veçanti të serbëve.Rrjedhimisht, shtrohet pyetja: “Çka ishte ajo që kësaj beteje i dha kaq jehonë, madje, edhe gjashtë shekuj pas saj, dhe çka zbulon ajo në rrjetin kompleks të identiteteve të Ballkanit modern?”Në biografinë e autores, Anna Di Lellio, emri i së cilës shfaqet edhe në varietetet Di Lillio dhe De Lillio, shkruan se ajo është profesoreshë inordinare në programin diplomatik të bashkëpunimit ndërkombëtar në New School University në New York, dhe se punon në Institutin E Kosovës për Gazetari dhe Komunikime (KIJAC), në Prishtinë.Ajo është një sociologe, gazetare dhe analiste politike, që ka punuar në Kosovë në dhjetë vitet e fundit, posedon doktoraturën nga sociologjia në Columbia University dhe magjistraturën nga lëmi i politikës së përgjithshme, të fituar në Vagner’s School for Public Action, të New York University. Në biografinë e saj thuhet se ka qenë edhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, dhe përkthyese e librit të albanologut të njohur, Robert Elsie.Përveç tekstit reklamues për libër, nuk ka detaje të tjera rreth këtij “versioni” autentik të miti serb me heronjtë shqiptarë në plan të parë, i cili së shpejti do të jetë në duart e miliona lexuesve amerikanë. Në internet mund të lexohet edhe përmbajtja e librit, gjegjësisht e këtyre kapitujve: “Na ishte njëherë një Murat...”, “Shënime Historike: Protagonistët Shqiptarë në Kampin e Krishterë”, “Milos Obilici Kundër Milosh Kopiliqit”, “Variantet Shqiptare të Këngëve Për Betejën e Kosovës”, dhe “Përzgjedhje e Këngëve për betejën e Kosovës në Gjuhën Shqipe, të Kënduara dhe të Incizuara mes viteve 1923-1998”.Botuesi Palgrave MacMillan është një shtëpi botuese që ekziston që nga viti 1843 dhe që publikon libra nga lëmi i shkencave shoqërore.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.