Nexhmije Mehmetaj: Pjetër Arbnori, mik i nderuar i diasporës
| E enjte, 09.07.2009, 10:00 PM |
 |
Në mes Zoti Pjetër Arbnori me zonjën Suzana, djali Filipi, në familjën Nezir – Nexhmije Mehmetaj, në Courgenay (2002) |
PËRKUJTIM PJETËR ARBNORI, MIK I NDERUAR I DIASPORËSNga Nexhmije MehmetajFigura emblematike e shqiptarizmit, e njeriut të qetë, demokratit të shquar Pjetër Arbnori ka mbetur e nderuar edhe në diasporën shqiptare në Zvicër e gjetiu, të cilën e ka vizituar shumë herë edhe është çmallur me disa qindra mijëra vëllezër dhe motra të shpërndarë në katër anët e Zvicrës.
Ishte viti 1993, kur u dha lajmi se në Zvicër ka arritur njeriu i qendresës njerëzore për liri, Pjetër Arbnori edhe ishte i gjatë rreshti për t’u takuar edhe përshëndetur me simbolin e pluralizmit mbarëshqiptar. Sa herë që Pjetri e ka vizituar Zvicrën , na jepte frymëzim për të qenë këmbëngulës në veprimet tona për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Kam pasur një kënaqësi të madhe kur në familjen time në Courgenay- Zvicër, vinte Pjetër Arbnori, miku ynë i dashur dhe i nderuar. Mes tjerash , dy personazhet e burgjeve komuniste, Pjetri në Shqpëri e Neziri -im shoq në Jugosllavi, në ndeja të gjata evokonin përjetimet e vështira të diktaturave komuniste, por të mbijetuara. Ai fliste pak por me shumë urti. Do të të mbetet i pa harruar në mbarë historinë e pluralizmit shqiptar të të gjitha kohërave. Pjetër Arbnori e kishte edhe një meritë shumë të madhe edhe për shqiptarët e Kosovës. Pas viteve ’90-të ka qenë politikani i vetëm i Shqipërisë që ka përmendur edhe në takimet ndërkombëtare çështjen e shqiptarëve e të Kosovës, duke u angazhuar për realizimin e kërkesave të tyre në mbrojtje të qenies kombëtare. Ka mbetur një kujtesë e bukur, në vitin 2000 Zoti Pjetër duke u kthyer nga Gjermania rastisi në një manifestim në klubin shqiptar “Kosova” në Delemont të Juras, posa e përmendem emrin e tij një sallë e tërë u ndez me duartrokitje në shenjë mirëpritje dhe respekti për njeriun e paqës, kërkuesin e tolerancës, shkrimtarin dhe kolosin e qendresës njerëzore. Por, në diasporën shqiptare Pjetër Arbënorin më shumë e njihnin si shtyllë e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit Shqiptar. Pjetër Arbnori ka lënë mesazh antologjik edhe për mësuesit edhe nxënësit. Kishte porosi për mësidhënësit që të mos kursejnë kohë as djersë për të arsimuar e edukuar brezin e ri, kudo janë edhe larg atdheut. Është e vërtetë se shqiptarët janë treguar kockë e fortë kundër asimilimit, me shekuj u gjendem nën sundimin e të huajve por nuk u asimiluam, ruajtem identitetin kombëtar, duke ruajtur gjuhën shqipe. Jeta e Pjetër Arbënorit ka qenë një kalvar i vërtetë, i cili ka përjetuar burgjet e regjimit komunist shqiptar. Ai ishte një ndër figurat më të ndritëshme intelektuale të vitit tonë të madh 1990. Vepra që la pas, nuk është voluminoze, por është e madhe. Si edhe jeta e tij. E madhe është humbja nga vdekja e tij e parakohshme 9 korrik 2006. Por i paharrueshëm mbetet kujtimi, i thellë mbetet respekti për jetën dhe veprën e tij.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.