Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike - Humoristike
| E merkure, 08.07.2009, 06:39 PM |
Agim Gashi - Drenica
KOHË TE KORRASH
Një vit punë dhe kursim
për të shkuar ne atëdhe ,
që t'evokosh ndonje kujtim
që të takohesh njerëz që ke.
Desha t'shkoj me avion
me kohë e kishin ngrit çmimin,
në mënyrë qe n'këtë sezon
sa ma t'madhe te kanë fitimin.
Dhe vërtetë me erdhi inati
n'start ma prishen disponimin,
t'mos udhetoj fare n'atëdhe
apo t'nderrojë destinimi!!!
Se për t'shkuar ne atedhe
unë me gruan e tre femijë,
me këtë euron - parën e re
na kushton rrafsh tre mijë.
Kaq s'kushton pushimi n'Majorkë
as udhetimi ne Amerikë ,
si s'e kan nje fie turpi
- si prej zotit nuk kanë frikë.
Ik me tha n'atë qast një mik
mos u merr me këta lloj horrash,
a se din qe jem n'korrik
a s'e din qe jem n'kohe t'korrash!!!
Morschwiller le Bas - Francë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.