Poezi erotike nga Nebih Bunjaku
| E merkure, 08.07.2009, 06:59 PM |
Është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit. Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Ka botuar këto vëllime me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë buzësh 2008. Ky është libri i tij i gjashtë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë (WPS)“ si dhe kryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër - Dega në Kosovë. Jeton në Prishtinë.PORT DASHURIEUnë jam port i çdo dashurie ku mund të ndalet çdo anije e ngarkuar me intimitete n’ujëra t’ëmbla e në dete për ty jam shumë kureshtar mezi pres të ankorohesh midis shpirti lësho spirancën të pushosh të relaksohesh valët e zemrës m’i trazon në çdo stinë unë ty të pres nëse s’ndalesh më kalon për një puthje do të vdesmos ngrit flamurin e bardhë PRITJANë pritjen tënde u plak udhaedhe pritja ç’mu thinjoshshpresa ime mbushur rrudhae durimi kurrë s’m’u sosnë kujtesë të portretizovanga korniza nuk del dotnë ngjyra zemre të fiksovapikturë ndjenjash jetë e motunë e di se ti do vishzemra zemrën s’e tradhtonatë kupë fati do ta pishse vetë zemra ta kërkonNË PORTËN E ZEMRËSNë portë zemre kur trokita në blerim prilli në pranverë s’çave kokën për trokitjen mbylle dritare mbylle derë shpresën time e plagose tani dergjem në spital s’ka ilaç që ma shëron shpirtin tim sentimental kështjella jote prej çeliku e mistershme krejt kallkan si jeton në atë manastir pa pikë dielli ti moj xhan dil nga kështjella e Mesjetës vetë buzëqeshjet do të çelin në dashurinë tonë të zjarrtë shpirtin n’shpirt do ta mbjellim portën tënde me shtatë dryna e ka ndryshkur koha vetë gjysmën e shpirtit të burgosur falja gjysmës së shpirtit të vet KRYEFJALANë gramatikën e shpirtit vetëm ti je kryefjala nuk na duhet kallëzuesi as në përqafime të rralla emri më i dashurnë morfologjinë timet’i dua buzëqeshjetnë rasa në zgjedhimenë sintaksën e syritperiudhë në degëzimenë analiza zemre ëndrra më intimeLULJA E SHPIRTITLulja e shpirtit tim rrënjët në zemrën time pa ty nuk lind dielli as nëpër vegime lulëkuqja e prillit çel vetëm n’blerim lulëzo pa pushuar fresku i vargut tim zemra e kurorës pengu i zemrës sime vesa e mëngjesit flladi i zemrës simet’i ujis petalet veç me ledhatime ti je vesë mëngjesiflladi i zemrës sime me ngjyra ylberi ato gonxhet tua nektar dashurie që me dehin muaPLAZHIT TË ZEMRËS Plazhit të zemrës shtrihu gjer e gjatë çokollatë e thekur hahesh ditë e natë nëpër viset e tua kur shtrihesh në plazh notoj pa pushuar nëpër çdo mesazh sapo del nga ujigjelb’ron n’syt’e mipeng ëndrrat e tuambushur dashurishpirtin buzëqeshjebuzët plot magjias më shfaqesh mikethellë nëpër vetmiMENY DASHURIENë shtëpinë artistike në sofrën e shtruar s’mungon asnjë gjellëme zemër gatuarnë do bukë të bardhëapo do bukë mrumezgjidh e merr zemërmos harro një bruneka dhe bukë të zezësi edhe bukë noredisa me shumë tuletë tjerat veç me korenjë bionde e ëmbël sipas kësaj menyjeshtruar tejendanënë sofër dashurieasnjë lule e vyshkurs’ringjallet me ujëkur shet dashuris’i takon askuj’NË TAKIM TË PARËNë takim të parë lirshëm flet belbëzimi fjalëve u dridhen buzët buzëve vetë guximisyve plot kureshtje u dridh shikimi nga buzëqeshja e parëme lule gjelbërimi duart e flakëruara kudo hulumtojnëgishtat ndezur flakëëmbël ledhatojnëfemrave buzëqeshjetkëmbëve u dridhen leqet gjatë puthjeve të zjarrtaedhe burrave musteqetNË VATËR SHPIRTITMeqë bora zbardhi kulmin jashtë kur dimri bën acar diku thellë në vatër shpirti veç për ty ndizet një zjarreja ngrohu në prushin timsi lulëkuqja n’të prilltin shtratmos të plakesh mos t’veniteshtë më mbetesh gjithnjë ngatPRUSHIMË BUZËSHMidis shpirti të mbolla ty fanitje luleqershiegjithnjë të kujtoj me puthje nostalgjiesytë e kaltër të dashuruarndezur zjarr në burimesa herë hapen e mbyllenmë djegin me shikimemë i ëmbël se ambrozi gazi i buzëve tua sa herë puqen me të miat pranverë lënë në muapërmbi shpresa të mbollabazamentin mbi dëshirazemrën prush ma freskone ëndërrta nimfë e dëliraDIL NGA ËNDRRADil nga ëndrra shpirtja imes’dashurohet n’ëndrra t’kotavetëm me puthje ledhatimezbukurohet e gjithë bota midis fanitjesh kur të shoh ta shpalos ëndrrën s’guxoj dashurinë në shpirt ta njoh dua të gjallë të ledhatojtë gjitha rrudhat e shpirtit i shpalova një nga një të kërkova në çdo kujtim por askund nuk ishe ti mua nata s’më sjell gjumë vetëm ty mendja t’kërkon për mungesën tënde natëndeti i ëndrrave më trishton puthja jonë gojë më gojë zemrën akull ma bën prush edhe agu shpresën plojë nga zjarri digjet çdokushPROMETE MAGJIEVetë e ndeze zjarrin me afsh dashurie baruti dhe prushipaskan dritë magjie zemrën seç ma dogjën sytë e tu të shkruar ty moj shpirtja imeunë t’i kam bekuar lulja e jetës sime portën ta kam hapur nga premtimet tuaja pritja më ka mplakur zjarri i shpirtit ndezur po më djeg të gjallëeshkë me xixa stralliveç për ty kam mallnga zjarrmia e shpirtitPromete magjie edhe po të duashnuk gjen pikë freskie këtë zjarr nuk e shuan një oqean me lot që ta shuash kraterin mos u përpiq kotN’AEROPORT KUJTIMESHKur mërzitem shumë dhe ti më mungon kërkoj numrin tënd të marr në telefon zëri yt i largët kallkan dhe acar seç m’i ngrin kujtimet në zemrën time zjarr kur nisëm në shkollë në mendje të kam princesha më e lumtur në këtë botë unë jam kur dal në tabelë ta zgjidh detyrën unë në sy të zemrës të imagjinoj f’tyrën dridhem nga zjarrmia në ty kërkoj shpëtim e mbështetur n’shpresa mezi gjej ngushëllim shpirti në manastirpër ty xhelozon ajo re veç ëndrrazemrën ma trishtonnë aeroport kujtimesh të pres të aterosh dashurinë e çiltër mua të ma dhurosh SHPIRTIN TY TA SHTROVAShpirtin ty ta shtrovazemër gjer e gjatë që të shtrihesh bukur çdo ditë e çdo natë mirësinë s’e kuptove e shkele me këmbë si një leckë pa vlerë e shqeve me dhëmbë mbase je penduar ke vërejtur lajthimin a ka gomë magjike që e fshin mashtrimin me lajka me naze tani më quan zemër e kuptoj përbuzjen prej kokës në thembër nuk jam dhjami yt për ta lyer shëmtinë thellë n’rrudha shpirti ta lexoj tradhtinë PUTHJAPuthja s’vjen nga qiellipo s’e meritovezemrën ndezurinë hajnisht ma pushtovekur të fala puthjenbuzët e mia shkrum’prushin brufulluess’e shuan asnjë lumëhellin e buzëve tualavë nëpër vullkanta shuaj unë e dashur vetë jam oqeanDASHURIDashuria është magjime fillesën në lashtësiveç harliset në rinimagjeps plak e të rirrënjë e degë me energjitrungun plot gjallërigjuha i buzëqesh në symbrujtur me dashurisikur lulja kur s’ka erëpa të jeta nuk ka vlerëme brerore kurdoherëjerinë lulesh dimër-verëharlisja e saj në çdo stinëbleron male bleron detnga planeti në planeti thur himne çdo poetkush i pari e thirri n’emërpishtar jete kish në zemërsi për mashkull si për femërështë veç emër pa mbiemër
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.