Këze (Kozeta) Zylo: Nderroi jete nobelisti Aleksander Sollzhenicin ne moshen 89 vjecare
| E merkure, 08.07.2009, 07:00 PM |
Nderroi jete nobelisti Aleksander Sollzhenicin ne moshen 89 vjecareNga Këze (Kozeta) ZyloSollzhenicin fitoi cmimin Nobel ne letersi ne vitin 1970.Ai u denua nga Lidhja e Shkrimtareve rus per pikepamjet e tij, por per kete cmim u perjashtua duke marr me vehte mallkimin e tyre.Nepermjet penes se tij te fuqishme ai luftoi krimet e Stalinit, dhe beri te njohur tmerrin e gulageve. Si i burgosur politik, rreth tete vjet, ai shkruajti librin “Nje dite nga jeta e Ivan Denisovicit” ku fshikullonte pa meshire gulagun tmerr, sovjetik. Ai u largua nga Rusia ne vitin 1974 dhe u strehua ne Zvicer, pas kesaj shkoi ne Vermont te Amerikes.Romanet “Rrethi i pare” dhe “Pavioni i kancerozeve” u ndaluan ne vendin e tij, ndersa u botuan here pas here ne Perendim.“Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, libri i shkruar mbi përvojën tetë vjeçare të Sollzhenicinit si i burgosur politik, ishte vepra e parë letrare që dënonte drejtpërsëdrejti gulagun sovjetik. Ai u kthye ne Rusi me 1994 si nje hero, perpjekje qe ishte bere qysh me pare nga Gorbacovi.Ai eshte cilesuar si ndergjegjja e Kombit Rus.Klod Dyran, Drejtori i Shtepise Botuese "Fajar" ne France , qe ruajti te fshehura doreshkrimet e Kadarese dhe dy romane ne kasaforten e Bankes, eshte njohur dhe ka bashkepunuar direkt me Sollzhenjicinin.Nga intervista e Klod Dyran me Blendi Fevziun kam shkeputur kete pjese:“Sollzhenjicinin e kam njohur nga afer, pikerisht ne castin kur e kishin debuar nga Rusia, ne shkurt te 1974. Ju e dini qe ate e kane debuar, domethene ai nuk kerkoi strehim politik, por e debuan. Pastaj kishte nje histori te tmerrshme. Sapo kishte perfunduar "Arkipelagun e Gulakut" dhe kishte ruajtur ne mikrofilma doreshkrimin e arkipelagut. Por, ama kishte fshehur edhe dy- tre ekzemplare te tjere ne Rusi tek miqte e tij.”Sollzhenicini asnjehere nuk ndali se shkruari, edhe pse shpesh shkrimet ishin kontradiktore ne lidhje me qeverine e tanishme ruse. Ai kritikonte mjerimin e shoqerise, ngrehinat e pushtetit qe shkerrmoqeshin para syve te tij. Ja c’mendonte dhe c’shkruante shkrimtari nobelist: "Ne jetojmë praktikisht mes rrënojave, por bëjmë sikur kemi një jetë normale, tha ai në maj të vitit 2002. E vetmja mënyrë për të ndërtuar diçka të fortë dhe të shëndetshme është duke filluar nga rrënjët, ashtu siç rritet çdo gjë në natyrë".Nobelistin e futen ne sketerre, ku ai e preku ate nga afer, ndjeu cfilitjen dhe tmerrin shkaterrues te egersise se pushteteteve, ndaj dhe mesazhi i tij do t’u rezistoje koherave, nese cdo Komb do te filloje punen e tij, nga rrenjet…!
8 korrik, 2009, NY
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.