Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Llemadeo: Njeqind hapa, sa njeqind vjet drejt europes...!

| E diele, 05.07.2009, 11:15 AM |


Njeqind hapa, sa njeqind vjet drejt europes...!

Njeqind hapa drejt europes,
por ama vetem njeqind hapa ne njeqind vjet!

E pasi te jene arratisur dhe nje gjysem miloni
te rinje e te reja, ne kerkim te lirise se vertete,
te fatit larg grindjeve, krimit, dhe urrejtjes,
larg politikave mafjoze te fundshekullit te njezetete...,
larg korruptimeve te llumit qe bllokon cdo udhe ne jete!

Pasi te jene arratisur dhe nje gjysem milioni,
si skllever te Greqise, Italise, te europes' vete!
Ndoshta atehere kur europa te sterplaket krejt'
ndoshta atehere...' vetem atehere
e hapur do ti mbese europes ajo dere...!
e ndoshta sdo te kene shkuar akoma dhe njeqind vjet!

Llemadeo