Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Evi Kokoshi: Ai, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë

| E merkure, 01.07.2009, 09:19 PM |


Etien Dilo
Etien Dilo
Me rastin e 1 vjetorit të vrasjes


AI, ERDHI NE JETE PER TE MOS IKUR KURRE
                                                        

...”Ishte burrë - burrë i besës
Ishte fjalë - maturia
Ish i drejtë,i ditur
Ishte vetë MIRESIA! (Eduardi)

Nga Evi  Kokoshi, mësuese

  Pikëllim të thellë përhapi  lajmi i papritur që,ra si bombë: ETIEN DILO s’është më! Zi e madhe pllakosi ne  fisin e ILIA DILO SHEPERIT,JANI DILO-s  e më tej.   Gjithçka mbaroi me një fund tragjik né dhé të huaj:U bënë tre nipëre  te tyre,që dhanë shpirt ne  kete vend të huaj. Vangeli,Vasili dhe Etjeni .Të tre kusherij të parë.,intelektuale të dorës sé parë Ikën papritur dhe pa kujtuar ashtu si ikin shpirtrat e mëdhej atdhetarë. Heshtja u la pas  fisnikërine  dhe madheshtinë”  Ja si thotë shqiptari ,  I  MADHI PETRO  ZHEJ…
“Etieni tregoi ne jete nje  stoicizem dhe heroizem te rralle   .dhe une si shume te tjere, e admironja per kete si dhe  per  te  tjerat  virtyte.,  e per   ndjenjen  e  nje misioni per te kryer ne jete, ai  punoi nate e  dite dhe me  shpirt ne dhembe…e kujtoj si te gjalle kur vinte …per  problemet e librit, gjetjen, dokumenteve(qe ja fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesër pafund)”  -
  Po,nuk mund të kuptohet si mund ta godiste makina atë Etien ,që ecte  tërë kujdes anëve nga gjymtimi e duke mbajtur me vehte librin e papërfunduar….pastaj shtrirë me fytyrë nga qielli si i rregulluar nga ZOTI !  e  diku tutje  libri i papërfunduar që,autori i ndjerë të mos lodhej më tej me të!  Akoma s’mund t’a besojmë që s’është më Ai që me aq  përkushtim përpiqej ti jepte Zagorisë,Kosovës…gjithë Shqipërisë  diçka të re   .Nuk mund t’a pranojmë qe Ai, që nderoi forcën, rezistencën e shpirtit njerëzor të mos jetojë..., të iki e të lëre për jetë SHQIPERINE qe  e deshi aq shumë!ZOTI e mori se donte ta kishte pranë a edhe sepse ndofta donte ti kursente vuajtje të tjera edhe më të medha,, Sjelljet e Tija të nderuara,ndjenjat e tija fisnke dhe patriotike  e mbajne lart ne sy te njerëzve dhe tërhoqën mbi të, dashurine e respektin, e me lajmin e papritur….derdhën pa dyshim lot hidherimi..
 ” Sillem  rrotull né jetën e ditës dhe papritur më del fytyra e  ëmbël e ETJENIT ! Nuk më besohet se Ai s’është më!  Nuk më duket e mundur !Me sa duket toka pati nevojë për një bukuri shpirti,dhe qiellit i duhej një shpirt ëngjëlli ! –shkruan shkrimtari Agim Shehu-Ai qe miku i rrallë dhe vallai  im po aq i shtrënjtë,me cilësitë më të mira njerëzore që mund të ketë njeriu..   ::E mendoj përkulur mbi kompiuter,ti jepte Shqipërise dhe një deshmi për atdhetarizmin.Të gjitha i bente me mundimin e sëmundjes .Kjo e afronte me KRISHTIN që vuante për  të tjerët duke përballuar dhimbjet e veta…
  ..  Lum kush  ikën si njeri ëngjëll E them këtë jo si ngushëllim po si të vërtetë.Për këtë të jeni krenarë,..dhe është e mjaftushme,që duke ndjerë dhimbje të thellë sigurisht ,të ndjeni dhe krenarinë e njeriut për fisin aq shqiptar dhe njerëzor që keni…Jam i bindur  që ne s’pati njeri pranë,kish me një herë Perëndinë që i ka zgjatur  dorën për né qiell:”Eja me mua,biri im!Ajo botë është marrosur e nuk është për ëngjë si ti” !    
. E mori dhunshëm,e me këtë Etjen  brilland deshi të linte pas mendimin të mos harrohej se,kur të  DREJTEN e kanë burgosur(si për MEMEn e tij-KALIOPI DILO vrarë barbarisht te pragu i shtëpisë-.e ngjan sikur ILIA DILO SHEPERi përsëri do ngrihet nga varri,e,kësaj here do kërkojë shpagim nga  pishtaret e demokracisë :” AKOMA I PATHARE GJAKU NE PRAGUN E SHTEPISE SIME” ‘?!) se, e kanë katandisur Drejtësine të vrasë Drejtesine,të kthyer né azil  të mizorisë,të padrejtësisë.   
   “ Psikollogjia e padrejtësisë- thoshte Etjeni--..krim  me uri neroni ,pjell jo vetëm këlyshe të zakonshëm po,dhe këlyshë të çoroditur..që me të dy duart mbajnë kambanën e vdekjes dhe balli u lexon  g e n o c i d- që, të harrijë  ngjer atje të behen varre me shumë kate”.. E,gjithçka mbaron me një fund tragjik”NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” si e ka të titulluar  librin e vet,Etjeni që kurre nuk u druajt né çdo rast të shfaqte mendimet që i diktonte zemra e Tij e pastër,mendja e tij e kthjellët,ndjenjat e tija të kulluara që e shtynin për të mire të Atdheut,ketë burre të vyer te Shqiperise.  Komunistët shkumëzojnë që dinjitetin e merr  Demokrati i vërtetë  se,është aty jetë  e trimit  , e burrit të kombit  JANI DILO (që pati një vdekje të dyshimtë).Nje testament i guximshëm jeta e Tij ,për  detyrat e të drejtat e ç’do shqiptar.Një jetë e shkrirë për SHQIPERINE: ”Bota është e atyre që d i gj e n ,dhe jo e atyre që ngrohen.“ Frikacaket e historisë u besojnë përrallave që i kane sajuar vetë.,edhe pse si minj lëshojnë anijen né fundosje..
   Historia është e gjallë. Peshën e industrisë çnjerëzore e mbanin dhe e mbajne të  d e k l a s u a r i t ,shqiptarët e vërtetë,njerëzit fisnikë si  mësues Etjeni, si familja Dilo që hoqi mbi kurriz te saj  si rrallë kush tjetër me pasoja vdekje- prurëse ,njerëzit e saj mbi të gjitha patriotë e shqiptare të vertetë, si dje né atë regjim shtazor e më mizor që ka ekzistuar ndonjeherë e sot që vazhdon për inerci dhe me dinakeri né trajta më të holla  edhe mashtruese.
 Në yllësinë e të mënçurve,të sheperjotit të paepur,ETJEN ndriçon  né një hapësirë të madhe,duke  na lënë pas një  libër të vlefshëm, që duhet ta ketë né bibliotekën e saj ç’do familje shqiptare,një dhimbje të madhe..,po edhe një krenari më shumë.”Ai na la mbrapa shëmbullin e  Njeriut me -shkruan sheperjoti Jano Duda-figura e tij,shembull për gjithë ne të rijtë.”Dhe, ETJENI  është një pasqyre për këdo që të shikojë vehten .Si jam unë? Dhe si duhet të jem ?
    Dhimbja është e madhe. për të gjithëU fik një jetë që mbylli një sintaksë të bukur,një morfollogji vitale ,një buzëqeshje e embël si  dielli buze një reje,një buzë qeshje  e spikatur  te  ajo fytyrë  tërë dritë..Sa më shumë kohe do kalojë aq më shumë do na dhembë plaga né shpirt nga boshllëku i Etjenit . Për Të asnjë sakrificë nuk ish e madhe,”Kush ka  luftuar-thosh- me vuajtjen  e  vërtetë,ka më pak frikë nga kjo”
  .Model  i  komunikimit,Etjeni,i shpirtit të gjërë dhe të bashkëbiseduesit të mënçur, na bëhet sikur   ja degjojmë zerin e qetë :
   ”Me  frikë nga njerëzit- bëhesh i dobët, jeto me frikë perëndie. e bëhesh i fortë.”
 Fliste   Etjeni …  e dukej sikur dielli ngrihej më lart.: Boshllëk te pazevendesushëm krijoi ikja e Tij  për kedo qe ja njihte vlerat!Sa shume kishte per të thëne! Tani…Ai po na flet me veprën e Tij,.Me përjetësine e paharrimit që diti te krijojë ajo mprehtesi te gjykuari e zhdervjellësi mendimi .Ai qe i mbyll dyert sot DREJTESISE ,do ngrihet nesër duke mardhur Per te fituar ne jete-theksonte-nuk eshte nevoja te  shkaterrosh tjetrin perkundrazi ,i madh eshte ai qe duke realizuar vet-veten ndihmon dhe te tjeret.                                                                                                                 
  .Ndryshe, humb edhe më shume profili njerëzor. Po,nuk ekziston një nate,shtonte,,sado e gjatë qoftë,të pengoje diellin te ndriçojë .Gjallë e mbante Etienin:, mënçuria,vullneti i hekurt,forcë karakteri  JANI DILO zjarr gjithnjë i ndezur, i  pashuar ne shpirtin e tij.
        Erdhen  nga Fieri,Mallakastra,Berati,Tirana,Durrësi,Permeti,Gjirokastra ,Vlora e Zagoria ,per t’a përcjellë ne banesën e fundit..Në dukje  u vune meritat  si studius e atdhetar,te  fidanit te brishte te lisit të DILAJVE,maje kulmore ne Zagori e né SHQIPERI. ..  Emocione  rrenqethese…Ai që  pati ne kete jetë vetëm vuajtje e vuajtje te pathena,.dal nga  dal  u shtrih  me  dheun,..I dërmuar nga plagët,i mirepritur  nga toka…Pushofsh né paqe o ETJEN i shtrënjtë ! që peng e mori padrejtësinë , veprimin e mos veprimin e drejtësise  :
 “ I mungon oksigjeni i duhur drejtesise – na thoshje-edhe pse gjithë brënda vehtes e kanë këtë “fëmijë të lumtur” pak e lënë sot  të jetojë”(!)..
 ..Nje jetë e shkrire për Atdhe ..tani..ajo e drejtë për gjumë e për pak dhë. .. ETJENIT që, . ajo  fjalë  që dilte nga gojë  e Tij  e të  përmendte:Nderet, Detyrimet, Besën, Shpresen, Shqipërinë, Demokracinë, Idealin e atyre  që u vranë.”për një shqiptar të lire e të lumtur,né një Shqipëri të lirë” që  luftuan e luftojnë për Liri e Demokraci,për Flamurin-shkabë -–do  lexohet né librin e Tij:
..”Respekti është pak ndaj atyre që u shkrinë për atdhe e për liri,sado shume  të bëjmë ne për ta,gjithnje pak është ndaj asaj  që ata kanë bërë për ne...Respekti i vërtetë është ai që të ecin ne rrugën e tyre të bashkuar né ideale të vëllazeruar,me të vërtetën tonë,me të drejtën tonë,të sejcilit e sot të gëzon fakti kujtimi i tyre nuk ka vdekur”- ( “Nje ze atje ku nuk kishte më ze”)
   
   Të medhenj e të vegjël e ndjejnë botën me te shkretë,jetën me te rende Etjen   Dilo s’është më! Gjithë sa jetuan,punuan,mësuan prej   M ësuesit  të Merituar  ETJEN DILO s’ do ta ndëgjojne më zërin e tij të ëmbël .Veç,sa herë do përmënden emrat  e nxënësve më të mire né shkolla, e burrave  të mënçur ,modest e karakter,atje është dhe emri  ETJEN DILO,bir i  atij BABAI (Male Dilo) që e linçoi didaktura né pleqëri të tij –ne 100 vjetorin e Stalinit dhe  shëndeti mendor i këlyshit të sëmurë komunist(sheperjot) që thellë né lëkurën e tij fshihej  geni i të parëve  te masakres  né Hormovë,ulëriti né atë përvjetor Lenini si një grua né lindje: të zhdukim dëshmitë!Të mos lëmë familjen DILO pikë referimi të demokracisë perëndimore..Dora gjakatare kërkon dhe vënde madheshtore  e,ku mund të gjente një vënd ,një shtëpi si kjo né Zagori për të hequr një valle makabre që,né qëndër godet  vlerat shqiptare  ..  Një pamje shumë tragjike…  ,po dhe më tragjike   pse padrejtësia kaloi zenithin e saj ,te MEMA e Etjenit,- te kjo burrereshe labe që  mbajti amanetin e burrit:të mbante me  frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara të kollosëve ILIA DILO SHEPERI;  JANI DILO  edhe pse  kish kristalizuar né mendjen e saj” Këta(komunistët) kanë bërë e  do bëjnë  gjithnjë –të kundërtën e asaj që thonë”-   e u përcoll n’arkivol të pahapshëm(thua imitoi errësirën e aq burgjeve e internimeve të njerëzve të saj të shtrënjtë) .      
   “ Te ndezesh nje qiri ne këto vënde do të thotë që e djeshmja dhe e sotmja t’i flase të ardhmes,ç’bën egërsia kur fiton besimin e forcës,të forcës sé një shteti.” shkruan ai që ,né fëmëri të tij u mekua me vyrtytin e mirësisë, modestise,dashurisë përSHQIPRRINE nga vetë ILIA DILO SHEPERI .  ”Mos kij frikë nga unë thoshte ,po kij  frike nga vetja, frikesohu nga mendimet negative që ke sepse ç’do njeri është vetë Mikelanxhelo i jetës sé vet”
  .Etjeni yne i shtrejte e deshmoi me se miri kete ne kushte pune thuajse krejt te pa mundura  që shkroi,e kompiuterizoi e printoi vetë dhe botoi me të hollat e  skamjes të Tij dhe me një shëndet që linte kaq për të dëshiruar… ETJENI kurrë nuk u binte “ kambanave” për tu dukur .Për Të,”një njeri ish i vogël kur,ndihej shumë i madh” “. Njerëz modestë,të mënçur e të urtë si ETJENI  zë u  është heshtja, heshtja që, dgjohet vetëm nga “kujtesa e kohës.”.
      Autor  i disa artikujve studimore,monografi,ribotoi e gramatiken e rilindasit te ndritur ILIA DILO SHEPERIT,pajisur me shtojca e shënime të nevojshme dhe libra te tij . Etjeni,erdhi né jetë për të mos ikur kurrë  së ,me jetën e Tij u bëri aq nder vyrtyteve  burrerore shqiptare do qëndrojë lart né qiellin  shqiptar e.,si shkruan patrioti Petro Zheji”Etjeni ka  qënë nje shembull,një model vetsakrifikimi ekstrem për një ideal    të   l a r t ë “  I tillë ish Ai,ETJEN,realisht i persekutuar   ,që i dha kohës atë,që koha nuk ja dha dot.!Tani  mbi varrin e Tij lexohet :    ”I   dashuri   ETJEN,    Me shpirt nëpër dhëmbë,né kushte të pamundura e ne një ndjenjë të lartë vetmohimi,kreve,duke dëshmuar për të Vërtetën,kaq paturpësisht të manipuluar sot né Vëndin tonë,një punë të jashtzakonëshme,jo vetëm për fisin e lavdishëm të Dilajve,po dhe për gjithë ne.
  Pusho pra i qetë,i shtrënjti ynë,né dheun e këtij Atdheu që kaq shumë e deshëm dhe kaq shumë s’na deshi..”