Shaban Peraj: Përplasjet që nuk na duhen
| E diele, 28.06.2009, 12:49 PM |
Përplasjet që nuk na duhenNëse votuesit u kanë dhënë një vend në politikë sipas sjelljeve të tyre, është e kotë të pritet një trajtim tjetër po nuk e ndryshuan vetën.Shkruan Shaban PerajPërplasjet që po na ndodhin kohët e fundit rreth asaj se a duhet Tuzi të jetë komunë më vete apo komunë urbane në kuadër të Podgoricës, janë më tepër politike e që janë shdërruar në një front lufte në mes të të taborreve të përfaqësuesve të UDSH-së dhe përfaqësuesve të LD. në MZ. Deklaratat e bëra si nga njëri krah ashtu edhe nga krahu tjetër na duken disi jo bindëse për opinionin, ndaj shtrohet pyetja: A mos duan të dalin qëllimisht nga vetvetja këta politikanë për t‘na mbushur mendjen se është mirë kështu, po edhe ashtu, gjë që në këto momente arsyetimet e dhëna nuk shpiejnë drejt asaj që shkon në dobi të banorëve të Malësisë. Kjo është ajo që në vazhdimësi na ndodhin ngjarje të pakontrolluara nga përfaqësuesit e popullit dhe se pikërisht ata janë fajtorë pse sot po ndodhin të këqijat që nuk do t’na falen nga gjeneratat e ardhshme. Këto crregullime në tregun politik të shqiptarëve në Ma të Zi po barten vend e pa vend, me cka të njëjtit i bënë të dallueshëm për veprime sa majtas aq djathtas vetëm e vetëm për të bindur masën gjoja se janë në shërbim të tyre. Arsyet për deklarata të tilla i dinë vetëm ata, ata janë fajtorët kryesorë për gjendjen e krijuar rreth funksionimit të komunës urbane të Tuzit, pavarësisht se a i takojnë pozitës apo opozitës. Ajo që duhet shqetësuar komunitetin shqiptarë është fakti se me sjellet që bëjnë nuk mund të ngjiten majeve të demokracisë e të sillen si mbretër, gjë që dëmin e krijuar, falë politikës që ushtrojnë do ta paguajnë vetëm qytetarët e Malësisë. U folë shumë, u dhanë deklarata pro dhe kundër qëndrueshmërisë më vete të këtij territori, por asnjëri nga këta deklarues nuk gjeti kurajon për të bashkëvepruar para se të dilet me deklarata, duke filluar nga politika, akonomia, arsimi e shëndetësia, me ndonjë tryezë të përbashkët për të dhënë të argumentuar gjendjen reale, e për të bindur secilin pjestarë të komunitetit shqiptar për atë që quhet po dhe jo. Për këtë, zotërinjtë është mirë të dëgjojnë zërin e qytetarit sepse vetëm ai ka të drejtën të vendos për më të mirën dhe assesi këta që i bijnë njëri kullës e tjetri patkonit. Territori i Malësisë vërtetë është pjesë administrative e Podgoricës, por shikuar realisht banorët e saj e konsiderojnë vetën të shkëputur për shumë arsye, gjë që realisht lypset arsyetuar me një projekt të përbashkët nga të gjtha forcat politike që veprojnë në Malësi Po nuk ndodhi kjo ka rrezik për Maslësinë që dikush në emër të votës të shpërfillë të drejtën e qytetarëve për të thënë fjalën përfundimtare. Kjo është ajo që nuk duhet lejuar vetës për ndikim për të keq, pra, qytetarëve t’u lihet e drejta për vendosje demokratike, sepse e mira nuk ka fund. Ata janë sovrani i demokracisë për të vendosur për fatin e vet e kurrësesi deklaratat e prijësve që personifikojnë regjimin demokratik me djallin. Kjo edhe për faktin se deklaratat pro dhe kundër e lënë territorin e Malësisë në “status quo”, duke e penguar atë të ketë ecuri pozitive. Pikërisht në këto moment është rasti më i mirë që askush të mos i trembet të vërtetës, edhe pse duket pakësa e tepruar hedhja në tregun politik e mundësisë apo pamundësisë që komuna e Tuzit të jetë urbane apo komunë e plotë. Kjo që deklarohet nga prijësit e politikës shqiptare në Mal të Zi më tepër tregon një mllef ku aktorët shpejtonë të japin mendime rreth kësaj cëstjeje, gjë që është tentativë e tyre për të ekzistuar në skënën politike të Malësisë, e në anën tjetër kjo shikohet si lincim ndaj kundërshtarit politik për të shprehur “pikëllim” për atë se cfarë po ndodhë me komunitetin malësorë. Kjo është një luftë e tyre me të cilën duan që realitetin ta shdërrojnë në rënkim, gjë që përplasjet e tilla nuk cojnë gjëkundi.Kjo luftë deklaratsh na është bërë perde e hekurt për të arritur atje ku pretendojmë. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se brezat që vijnë pas këtë nuk kanë për t’na falur kurrë duke e ditur se jemi rreshtuar gabim, ndaj të këqijat që po na ndodhin janë produkt i të ashtuquajturëve përfaqësues të popullit të cilët me veprime apo mosveprime në kohë e moment të caktuar shkaktojnë dëme të pariparueshme për shoqërinë në tërsi. Kjo temë e rëndësishme për komunitetin e Malësisë është provokuese edhe për faktin se para se të dilet me deklarata, aktorët politik duhet që para vetës të kenë një studim rreth asaj që deklarojnë e të thonë të vërtetën se cilët janë mekanizmat për të fituar komunën e pavarur të Tuzit në mënyrë që kjo të mos mbetet në suazat e politikës, gjë që në këto momente ka vetëm këtë konatacion, e që me emër e mbemër paraqetë paaftësinë e politikanëve shqiptarë të Malit të Zi për t’u përballur me realitetin , me problemet e malësorëve që tashmë nuk pranojnë të gëlltisin sapunin për djathë, sic mendojnë t’u ofrojnë këta politikanë duke ju qasur vetëm anës politike për cka anashkalojnë resurset kryesore të cilët do ta bënin të qëndrueshme teorinë e arsyetimit për komunë të plotë apo komunë urbane. Në rastin konkret viktimë janë malësorët pavarësisht deklaratave të fryera nga ku e vërteta sot ose nesër do të dalë në shesh, po qoftë kjo edhe e hidhur.Ndaj duhet gjykuar mirë, qofshin ata gjykime personale apo kolektive në mënyrë që para opinionit të mos dalin qesharak për vet kuptimet e tyre. Eshtë e drejtë e tyre, të paktën morale, t’u flasin qytetarëve malësorë për dështimet dhe keqësimin e kontinuitetit politikanë- qytetarë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.