Urime Ditëlindja - Artist i Popullit
| E shtune, 27.06.2009, 03:37 PM |
Dramaturgut të famshëm, zotni Sulejman Lokajt, Stafi i Zemrësshqiptare e Stafi i revistës “Shqipëria etnike”, ia urojnë 76-vjetorin e lindjes së tij të bardhë, me gjithë ato vepra e veprimtari kolosale- zenitore!Ne në shenjë mirënjohjeje, me këtë rast, këto ditë, po ia ribotojmë veprën e tij madhore: “EVROPË, NDËRGJEGEN KU E KE?!”- Ti nëna ime e lashtë, Ti njerka ime e re!Baca Sylë, urimet e përgëzimet tona, e çka me të thanë bre burrë, rrnofsh sa një urë!BIOGRAFIA E DRAMATURGUT DHE ARTISTIT TË MADH- Sulejman Lokajt Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore ''progjimnazin'' e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit.Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë.Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës.Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive.Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.Ky është libri i parë i tij. Botimi i parë doli në Tiranë, (shqip dhe anglisht)Më 1999, në Tiranë, botoi edhe librin e dytë: “Intervistë me Prometeun”.Jeton në Gjakovë tok me bashkëshorten e vet të devotshme, zonjën Shqipe Grezda-Lokaj, mësuese në pension.Kanë dy bij e tri bija e nipa e mbesae shumë-shumë stërnipa e stërmbesakanë shumë pritje dhe shumë shpresaArtisti ynë është i një të fisme naneedhe i fortë bash sikur një dru thane!I ka dramatizuar afër 20 romane, dhe as ju ka kërkuar asnjë centi, as i ka dhënë kush asnjë kacidhe!!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.