Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
| E enjte, 25.06.2009, 06:32 PM |
KËNGË NË VERANDË
Në verandë shumë njerëz
Feston një grup i madh
Të gjithë të gëzuar
Shpërthen kënga festive
Shpërndahen larg jehonat
...
Oh sa mirë - thotë kënga
Koha punoi edhe për ne
Erdhi shekull’ i lirisë
E fillojmë bashkë epokën e dashurisë
...
Eni të gjithë në verandë
Na thërret kënga
Të këndojmë të gjithë
Për lirinë
Për dashurinë
-
Eni
Këndoni të gjithë
Fortë e më fortë
-
Le të jehojë mbarë universi!
Garlate (Lecco), 23 qershor 2009
LARG E MË LARG OKTAPODËVE
Ne
Nuk duam të zhytemi në qullin e së keqes
Prandaj
Lusim Zotin
Të na mbajë larg e më larg oktapodëve
-
Duam të jemi rehat
Të ecim përpara me këmbët tona
Aq sa mundemi
E sa më mirë që mundemi
Vazhdojmë përkrah njëri-tjetrit
Me plot dashuri
Gjithmonë besnikë
Traditat e shenjta arbërore i respektojmë
Sot
Nesër
E gjithmonë
Larg e më larg së keqes
Garlate (Lecco), 23 qershor 2009
KËNDOJ PËR MBRETËRESHËN TIME
Edhe kur jemi bashkë
Edhe kur jemi shumë larg
Unë këndoj dhe s’ndalem
-
Këndoj me tërë shpirtin
Dhe
Të gjitha këngët
Mbretëreshës sime ia kushtoj
Ju thërras të gjithëve
Eni e dëgjoni këngët e mia
-
Eni e na shihni
Kur jemi bashkë me mbretëreshën
Gjithëherë
Për kënaqësinë tonë
Dhe në shërbimin tuaj
Rrofsh mretëresha ime!
Unë sot e gjithmonë
Për Ty këndoj
E nuk ndalem kurrë
Garlate (LC), 23 qershor 2009
MBRETËRESHA E MREKULLIVE
Eni e shiheni Mbretëreshën time
Shiheni duke marshuar mbi ëndërrbardhat e mia
Sot
Për nesër
Për ardhmërinë tonë të dashurisë
Deri në amshim
Eni
Eni e shiheni mbretëreshën time të mrekullive
-
Sot
E gjithmonë
E gjeni krenare mbi ëndërrbardhat e mia
Plot me dashuri
Dhe me njëmijenjë mrekulli
Gjithëherë në shërbim të dashurisë
Garlate (LC), 23 qershor 2009
JE NË MUA
Në secilën nga ëndërrbardhat e mia
Të shoh
Të fortë e më të fortë
Mbretëresha ime
Edhe në mendimet e mia je
Në çdo çast – e paharrueshme
Bashkë marshojmë
Edhe në veprimet tona
Për njerëzinë e për dashurinë
O Mbretëresha ime
Je e fortë e më e fortë
Gjithnjë e pashme dhe e mrekullueshme
Në mua
Me të gjitha mrekullitë e dashurisë
Me tërë fuqinë e mrekullisë
Garlate (LC), 24 qershor 2009
NË VALLE SHPIRTËRASH
Kemi hyrë bashkë me mbretëreshën
Vallëzojmë
E gjithnjë e më të fortë qëndrojmë
Në vallen e shpirtërave
Me shumë nevoja
Me njëmijenjë dëshira
Për një pikë dritë
Për një mësim dashurie
Për nder e respekt
Për të mirëfilltën njerëzi
Përherë
Vallëzojmë
E përpara ecim
Me Mbretëreshën time
Në vallen e shpirtërave
Që shpërndahet valë-valë
Në botën mbarë
Garlate (LC), 24 qershor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.