POPULLI ESHTE SOVRANI, AI DO T´I GJYKOJE
Nga Kastriot LLESHI
Sa
turpshëm dhembë përplasja me njëri-tjetrin vend e pa vend, sikur front
lufte në taborret e kundërshtarve të palëve në konflikt.Si mund të
besohet se n’udhëtimin e gjatë që kemi përpara shpejt do të arrijmë
atje ku pretendojme, me verbërinë e syve tanë që na është bërë perde e
hekurt para pragut të shtëpisë. Mos vallë dëshirojmë të dalim
qëllimshëm nga vetvetja?! Apo rreshtimi ynë na qenka i gabuar sipas
shumë e shumë atyre që turren nëper kacavarjen e majave, duke u ngritur
nëpër shkallët e florirta të atyre qe flakën djersën, mundin dhe gjakun
për ate që kemi sot.
Brezat
që vijnë pas, s’do na i falin të këqijat që po na ndodhin çdo ditë,
tradhëtia, hajnia, çrregullimi në masë i personalitetit, i karakterit.
Këto dy të fundit janë tiparet më të larta të njeriut dhe se dikur
pothuajse, vetëm kombi ynë i ka bartur me shekuj deri me sot si shtylla
kryesore e kombeve në planet, na ka bërë të dallueshëm mu për këto
vlera unikale. E sot mëtojmë të marrim në të majtë dhe të djathtë duke
emituar diçka të pa parë dhe krejt të huajen.
Vallë
kur do ketë të ndalur, dhe a do ketë ndonjëhere?! Ata të cilët ngjiten
majave nëpër shtatin e kurrizdalëve në emër të demokracisë së re,
sillen si mbretër froni dhe se kryelartësia e fluturimeve të tyre sdo
përfundoj kurrë, rrëzimi i tyre nga froni do të jetë me mbajtje
engjujsh deri në tepihun e fluturimit të praruar. Mbase pritet edhe
ndryshe, prej majave ska ku shkohet më lartë veqse rrëzimi i qafthyrjes
në ramje si fryt i kalbur peme që bie nga dega për tu shndërrua në pleh
për bimët e reja.
Të
fillojmë nga kreu-çelsi i nismës së makinerisë s’re paksa t’arrnueme me
lecka anash, para dhe pas. Duke filluar nga politika, ekonomia, arsimi,
shëndetsia etj…Cili prej politikaneve tanë ne bashkëpunim me akademinë
e shkencave, historian, arkeolog, antropolog, topograf etj…doli neper
tryezat e skenave politike botërore për tu thënë dhe dokumentuar
gjendjen reale ashtu siç është tani, si ka qenë deri në vitin 89 dhe
për t’ju treguar botës se Kosova ka qenë dhe është e populluar më se
93%me shqiptarë, ndërsa pjesën tjetër-7%-in e përbëjnë pakicat tjera të
gjitha së bashku. Pra duke bërë krahasimin e 192 shteteve tjera, sa ka
globi del që vetëm Japonia dhe dy-tri shtete tjera janë etnikisht me më
shumë përqindje të pastër etnike se ne, shteti më i ri në planet pra
Kosova. Atëherë çfarë ç’mendurije shëmtuese i imponohet popullit
shqiptarë duke vepruar kinëse në emër të këthimit të borgjeve të
kaluara dhe bërjes Kosovës shtet po u dashka të cungohej prap ky komb,
dhe te ndahej edhe njëherë si ne 1878-ën. Në vend që të bëhët e
kundërta, udhëheqësit tanë me servilizëm të pa parë pranojnë gjithçka
që del nga gojë e tjerëve (t’huajve) dhe pa e pyetur popullin fare
pranojnë dhe nëshkruajnë kapitullime. Pra llava e ujqëve për ditë po e
zvogëlon torishtën e ketyre po u dalin tepër si duket. Si mund të
nëpërkambet gjithë ajo sakrificë, ai gjak i derdhur dhe çështë ma e
keqja në emër të heronjëve, dëshmorve, martirve dhe gjithë atyre që
dhanë jetën bëhen ulurima ngritjesh, namesh, hatashë dhe bëmave që ka
bërë, po bënë dhe na bëka qeveria. Ato„bëma“ po shifen për ditë ne
pjesën veriore të Mitrovicës, në kufirin me Serbinë, në ndërtesën e
ministrisë së punëve të mbrendshme, se si në pikë të ditës hyhet aq
lirshëm si në shtëpinë e vetë dhe para syve vidhen miliona euro, 50
kg.drogë etj. Pastaj universitetet, sa namëmadhi bëhët aty veq ne e
dijmë, si blehet e kaluemja, e ardhmja dhe kush kur të don për një javë
e kryen ma të rëndësishmin fakultet. Po me rrugë, që aq nam na u bëka
sa shumë asfalte se jo mahi!Pa shikoni ende pa u krye asfaltimi ,bëhet
përurimi, kur të kryhet, e njejta rrugë veq është prishë, sa lavd i
ironisë së llahtarshme,për të mos e lënë me kaq,8 km.rrugë,
Fushkosovë-Sllatinë na kushtuan 37 mil.euro thënë shkurt 100
km.autostrad në perendim dhe ate kualitet të klasit parë. Ja pra ne
paguajmë pesë fish dhe e ndërtojmë për tri vite 37 km. Kurse parat që
zinën nëpër aeroplana per Dubai milionat, s’janë shumë se duhet për tu
bërë pjesë, edhe ministrat tanë,(ne radhë të parë kryministri):e
ndërtimit të kontinenteve, shteteve në miniaturë, në ishullin e
ëndërrave në Dubai, atëherë na u dashkan milionat. Po populli… ai duhet
të vazhdoj jetën pa bëzëmje,në diktaturen e re, pak ma moderne, sepse
edhe vdekja kur ti vie e ka më lehtë, se bile vdes me fjalën në gojë,
për një shtëpi gardhi, e një cop bukë për fëminë e sëmur dhe karrocier.
Këto skena trishtimi për ditë janë prezente nëpër televizionet tona,
por…ç’të bësh, prindërit e tyre kanë luftue për t’u mundësuar
udhëheqsave të tyre se si duket për ta parajsë,e ata vete me femijtë e
tyre të mbetën në skëterrë dhe ferr.
Kur
bëhet fjalë për mediat vizive, p.sh.RTK-ja nga parapagimi, prej
popullit të vet merr për çdo muaj miliona euro, pa e pyetur ate
fare,dhe se programet që i servon po këtij populli, janë mizore,
katastrofale.Po si mund të jenë ndryshe, kur drejtori gjeneral i RTK-ës
Agim Zatriqi shihet në ekrane televizive nëpër klube të natës dhe
ahengje, duke i dhurar bankotat më të mëdha të valutës euro(500)
eur.-she, dhe duke iu futur paratë striptizereve në brekë dhe gjoks.
Këto skena turpi dhe amoraliteti jo njerzor, i ka parë e tërë Kosova
dhe i tërë Kombi Shqiptarë. Ky medium i ashtuquajtur publik, dhe i
vetmi në Kosovë, është krykëput nën patrionatin e qeverisë, e cila e
monitoron, pra ja çfarë qeverije kemi ne.Qeveria apo edhe qeveritarët,
i falin turqve dhe të tjerëve, fabrikat me emër në Evropë e gjetiu,
p.sh. 1 mil. euro Ballkanin e Therandës, pak mil. Feronikelin e
Drenasit, tjerat spo i përmend se si kapin shifrat mil.popullin s’e
pyet kush kurrë, sepse sipas tyre bagëtia sflet, i ka katër këmbë.Tani
e kanë radhën gjigantët e Kosovës: Trepça, Elektroekonomia,
Ptt,Aeroporti etj…Së shpejti do të vie dita e gjykimit, për të gjithë
ata që bënë në popullin e vetë, dhe se ai s’do ti falë.
Prandaj
shqiptarë, ka ardhur koha që njëherë e mirë, të ngritet dhe të
ndëgjohet zëri i popullit, zëri i kombit, populli është sovrani, vetëm
ai ka të drejtë të zgjedhë më të mirët në mesin e vet, dhe ate duhet
bërë, bile sa më parë, aq më shpejt i hapën sytë e verbërimit të
vazhdueshëm, hapën rrugët e bashkimit tonë gjithkombëtar, i cili është
A-ja dhe ZH-ja e të gjithave,dhe pritja ka zbërthimin e saj, fundin e
durimit të saj, por edhe frytin e saj në fund, e që eshtë MJALTA.