Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
| E marte, 23.06.2009, 07:16 PM |
INGRANAZH PROCESESH JEMI
Jemi sot
E do të jemi edhe nesër
Edhe gjithmonë
Si rrethet dhëmbëzore
Që vëjnë në lëvizje një makineri të tërë
Në të gjtiha proceset
Duke përmbushur të gjitha nevojat e jetës
-
In granazh procesesh jemi sot
Do të jemi edhe nesër
Edhe gjithmonë...
Garlate (Lecco), 17 qershor 2009
ME LEMERI S’KENI JETË
Mos u tmerroni ju andej
Se kështu nuk keni jetë
-
Ne jemi ne
Origjinalë në trojet tona
Sikur dje
Edhe sot
Edhe nesër
Edhe gjithmonë
-
Mos u lemerisni dhe pranoni realitetin
Sepse
Gjërat e mira i bëjmë vetëm bashkë!
Garlate (Lecco), 17 qershor 2009
NË MBATHTORE
E prunë një gomar
Edhe një kali
Pastaj i prunë edhe qetë
...
Që të gjithë i mbathën me patkonj
Vetëm e vetëm për t’i shfrytëzuar
Për t’i bartur e tërhequr barrët
...
Por njerëz nuk prunë
Edhepse janë shumë që meritojnë
-
Le t’i mbathin njëherë njerëzit
Të gjithë ata që meritojnë
Para gomarëve e para kuajve
Le t’i mbathin edhe para qeve
Garlate (Lecco), 19 qershor 2009
SEÇ MUGULLON NJË DASHURI
Atje lartë në qiell
Në palën e reve
Dhe këtu në tokë
Seç shihet një gjallëri
Me të gjitha shenjat e jetës
Gjithçka mugullon
Çon kryet haptas një dashuri
Pra
Le ta pranojmë
Le ta përqafojmë
Këtë dashuri të madhe
Me shumë domethënie
Le ta përqafojmë
E me dashuri
Këtë botë të intereseve të fëlliqta
Përfundimisht ta ndërrojmë
Garlate (Lecco), 20 qershor 2009
TASH MUND VETËM TË KAPËRDIHENI
Tashmë
Keni mbetur të paguqishëm
Me zërin e shterur
Vetëm kujtim i së keqes
-
Ne po ecim përpara
Në fronin mbretëror jemi padronë
Me sovranitet të plotë
-
Po fillojmë tashmë
Vallen solemne të kënduar
Të mësuar nga dashuria
Për ta nderuar dashurinë
-
Ju të pafuqishëm
Shkoni a kapërdihuni
Dhe jepni fund jetës
Se për këtë botë
Nuk keni mbetur më
Garlate (Lecco), 21 qershor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.