Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti
| E diele, 21.06.2009, 01:15 PM |

FESTOHET 80 VJETORI I LINDJES SË POETIT DIN MEHMETINga Gjon NeçajNë Pallatin e Kulturës së Gjakovës u organizua 80 vjetori i lindjes së patriarkut të poezisë shqipe,Din Mehmeti.Në emër të këshillit komunal të Gjakovës,përshëndeti nënkryetarja e komunës,Teuta Haxhiu., e cila tha se Din Mehmeti është nderi i Gjakovës,nderi i kulturës shqiptare.Gjakova,tha ajo,është zjarrishtë e kulturës shqiptare.Nën drejtimin e drejtorisë për kulturë të këshillit komunal të Gjakovës,u mbajtën disa kumtesa për veprën e Baclokut ,ku u diskutuan edhe dy vepra të botuara ,"Përkushtime",me autor Halil Haxhosaj,me përzgjedhje të poezive kushtuar Din Mehmetit nga autorë të ndryshëm dhe një përmbledhje e autorit botuar në gjuhën angleze nga Bashkim Bardhi.Ndër të tjera Bardhyl Oseku,drejtor për kulturë i këshillit komunal të Gjakovës,theksoi se Dib Mehmeti është një nga krijuesit më përfaqësues të letërsisë mbarëkombëtare dhe ne e kemi për nder që jemi bashkëqytetar të Bacë Dinit.Kurse për vlerat e dy librave që u përuruan,foli kritiku dhe krijuesi,Ali Jasiqi,i cil ndër të tjera tha: Din Mehmeti është ndër të rrallët autor i gjallë që janë shkruar aq shumë vargje për të.Din Mehmeti kishte tre evenimente të rëndësishme: 80 vjetorin e lindjes,60 vjetorin e botimit të poezisë së parë dhe 10 vjetorin e "ringjalljes" së tij,pas përhapjes në media për vrasjen e tij në vitin 1999 nga serbosllavët.Din Mehmeti përshëndeti organizatorët,të pranishmit.Ai tha se vepra ime u gjet në përpjkejet shumëshekullore të popullit tonë.Uni poetik i imi,vazhdoi ai,u shndërrua në unin kolektiv,jo personal.Por sot këshilloj poetët,që poezia të ndahet nga kolketiviteti dhe të jetë meditative.Aktivitetin e përshëndeti këngëtari i njohur gjakovar,Ismet Peja.Viti i jetës së Din Mehmetit të jetë me tre shifra,përmbylli këtë veprimtari,prof.Sejdi Berisha,nepërmjet vargjeve të mbesës së poetit,Angullinës, e cila i emocionoj gjithë të pranishmit.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.