Naser Aliu: Letërnjoftimi
| E shtune, 20.06.2009, 05:10 PM |
Naser AliuLetërnjoftimi Shqipëri më jep nder, më jep një emër shqiptar! Të lutem, Shqipëri!Emri: Isa Mbiemri: Muhameti Isa Muhameti, lindur në Maqedoni pas mesit të shekullit të kaluar...Emri i babait:Jusuf ( Jozef-Zefi)Emri i nënës: Mejreme ( Maria – Mëria)Pinjoll i Zefit dhe Marisë, shqiptar, gati komunist,me emrin Jezu (Isa) Muhameti! E paparë!Bashkoi ata që Zoti kishte ndarë!Jusufi dhe Mejremi u lindën në Kosovë...në 3 dekadat e para të shekullit të kaluarEmri i gjyshit: Nikollë Emri i gjyshes: Emine ( nëna profetit)Nikolla dhe Emine bashkëshortë, të lindur në fillim të shekullit XX,bëjnë dashuri të madhe bi-fetare dhe prodhojnë Jusufin gati të pa fe ( Zefin) babin e Isës ( Krishtit)Emri i gjyshit nga nëna: Musë ( Mojsi - emër hebre)Emri i gjyshes nga nëna:Mersiha ( emër boshnjak)Pas dashurisë intensive ndërnacionale krijuan Mejremen njënacionale, shqiptare Emrat e djemve të Isës: Murat, Mehmet… Me përkulje, me respekt!Sllobodan!E Arkan! Si Murat e Mehmet!Do dëgjohen me respekt!Emri i shoqes së Muratit: Nada Emri i shoqes së Mehmetit: MaringlenaEmri i djalit të Muratit: Toni Nada dhe Murati bën seks me piskama, që u dëgjuan deri te lama dhe prodhuan Toni Muhametin! Ton-Toni, sepse zëri u dëgjua në largësi, ashtu bënin ata dashuri!Mehmeti dhe Maringlena bënë dashuri të qetë, mezi e dëgjuan edhe vet dhe nxorën në dritë:Kristinën, Kristina Muhametin!Kombësia? Sipas emrave? Po!Hebaraiko-islamike-krishtere-turke-sllave-evropiane-amerikane-interkontinentale!Planetare hej, hej, hej...Sallatë?Jo, faleminderit... Dhe,doli jashtë, kokën brenda dy duarve, aty ku prekeshin e ndaheshin tre shtetet shqiptare,në hinterlandin e Gostivaritvështroi dhe i rrodhën lotët përsëri!Pushtuesi kudo i pranishëm! Për besë, e pashë me sytë e mi...!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.