Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike
| E shtune, 20.06.2009, 01:05 PM |
Agim Drenica
VARGJE SATIRIKE - HUMORISTIKE
PËR NJË HOXHË
Para shumë vitesh
vdiç hoxha n'shat ,
njerëzit ranë ne hall
- ramazani ngat .
Kush e këndon mevludin
kush na këndon në taravi,
me nê fund e zgjodhën
për hoxhë - një haxhi !
Filloi ramazani
siç është zanat,
hoxha ndërronte konakun
- n'katund për çdo natë.
Me pite i shktrohej tepsia
me mish i vinte sahani ,
por kot - "hoxhës" plak
nuk i shkonte zani .
Një natë posa mbaroi
"hoxha" allahekberin,
- u ulë pranë sofrës
qe t'ia bante nderin .
Nga fundi i odës
erdhi një zë i hollë :
ne po t'mbajm si pëllumb
ti po këndon si sorrë...!
JETA S'ËSHTË TELENOVELË
Tërë natën rri' ne internet
herë n'mesingjer e herë ne çat,
burrin e shkretë s'e zë gjumi
- rrotullohet vetëm në shtrat .
Telefoni i Zelës në gji
nuk e ndalë dridhjën - zilën,
pa ndërprer i vijnë mesazhët
ia zbuloijnë te shkretës hilën!
Punët në shtêpi i ka llugë
berllogu - deri ne fyt ,
e kur del jashtë shtëpisë
- salltanati krejt e mbyt .
Në kohën kur ne televizor
- emitohët telenovela ,
do' e tëra tê hyj brenda
sy e vesh bëhet Zela !
Shpejt kalojnë vitet
do të bindesh dada Zelë,
se jeta nuk është film
- nuk është telenovelë !!!
I KALLUR SE I KALLUR ...
Një mbret një herë
deshi te kallte një mal,
te kthente në tokë buke
- që ta bente arë .
E urdhëroj rrogëtarin
gjithë ditën t'mos ndalej,
te lajmeronte gjënë e gjallë
- se mali do te kallej .
Pas dy tre dite
pasi u shpraz mali ,
dha urdhêr mbreti
dhe malin e kalli .
Një javë rrjesht
flaka nuk u ndal,
u bë shkrumb e hi
mali krejt u kall !
U ngritë vet mbreti
- shkoi të vizitoj ,
ndonjë gjë e gjallë
në mal mos e pësoj
Kur u futë thell
në mes te malit ,
sytë e tij panë
disa eshtra t'kalit!
U shfry mbreti
plot nervozitet ,
a nuk ke dëgjuar
apo s'ke ik vet.
Erdhi zëri i kalit
nga eshtërat e ti' ,
nuk deshta te iku
se shumë mirë kam ndi.
Mendova e mendova
dhe mora vendim :
i kallur se i kallur
më mirë n'malin tim...!
Morschwiller le bas , Francë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.