Poezi nga Ekrem Ajruli
| E shtune, 20.06.2009, 12:29 PM |
IKU
koha e luftëtarëve
në skenë dalin “komandantët”
n’pushtet ngjiten matrapazët
n’politikë prijnë diletantët
sot dihet mirë
kush pi e kush ha
horri flet për moral
hajduti bëhet evlija.
AH
moj gojë e bekuar
ndale hovin boll gllabërove
nga makutëria e tepruar
pak si tepër më ngarkove
mos më shaj lum prapanica
faj ka barku që të ri përmbi
urdhëron ai e sjellin duart
unë kam urdhër veç të gri.
Njëqind emra më kanë vënë
Unë s’i mbaj dot të gjithë
Për një jam e sigurt
E di se e kam emrin bythë
Le të m’quajnë si të duan
Zuzë, vithe, bythë prapanicë
Për lakmi të karrieristëve
unë bie sakrificë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.