| E shtune, 13.06.2009, 11:00 AM |
Agim Drenica
BISEDË ME KULLËN
Sa stuhitë te kanë rrahur
- qatisë , murit
e s'kanë mundur tte tê rrênojnë
- kulla ime e mirë
- kulla ime e gurit.
ç'dritare te ngushta ke
nëpër to mëzi ka hy era,
sa herë në këto frenxhi
kokën e ka shtrirë mamxerrja.
Sot me këtë qyski
(ngadalë - me kujdes)
do t'i heq gurët një nga një
e ti mos u hidhëro kulla ime
mbi themelin tend
do t'ndërtojmë pallat te ri.
Shih , ç'është ky plis këtu
- mes baltës e gurit
ja edhe një copë e flamurit
shih edhe dy tela te çiftelisë
- pa shih pash sytë e ballit
këtu qenka edhe bishti i kalit,
pranë qenka edhe një letër
me porosi- me fjalê jo t'kota
"dritarët ktheni kah dielli
- kah bota..."
Ja themel i kullës
mbi ty ngritem mur te ri
telat i ngrehem në çifteli
e bishti i kalit,
n'lahutën e gjyshit sa bukur rri'
e plisi?!!
plisi s'është mes hurësh i përbaltur
ne kokat tona qëndron me krenari
dritarët i kemi kthy kah dielli
kah bota -sipas të gjyshit porosi...
Pa dëgjo , dëgjo
ç'këngë e bukur
lahuta me çiftelin
- ne orkestrinë
japin koncert për LIRINË...