Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Elita 5 bashkë me elitën shqiptare në Shqipëri

| E merkure, 10.06.2009, 08:31 PM |


ELITA 5 BASHKË ME ELITEN KOMBËTARE NË SHQIPËRI

Nga Xhevat Rexhaj

Kur njeriu merret me shkrime dhe opinione të ndryshme në fillim nuk e mendon se nganjëhere i rastis që të futet edhe në “ lluga “ siq thotë populli. Por ja që vetë realiteti dhe vetë situata e nduarduershme që të preokupon të jep nganjëhere frymëzimin që të futesh në lluga, pra.

Shumë mirë dihet që muzika ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në vetë njeriun dhe jetën e tij. Muzika të bënë të ndjehesh mirë, të ndihesh rehat, të frymëzon për jetën dhe sodomos te ne shqiptarët edhe pse me shumë teprime ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në aspektin kombëtarë sidomos te ne shqiptarët jashtë trojeve etnike që ishim të pushtuar nga disa pushtuesë të vrazhdë. Me muzikë merren shumë njerëz të të dy gjinive, ata kanë talentin e lindur dhe e gjejnë vehten më së miri në këtë artë të jashtëzakonshëm, dhe se sigurishtë ata jo vetëm që kënaqin dashamirët e muzikës por ata e kënaqin dhe e përjetojnë në shpirtin e tyre muzikën sepse e kanë në organizëm këtë mrekulli dhe dhunti që ua ka dhanë Zoti. Ka edhe muzikantë që merren me muzikë thjeshtë për të mbushur xhepat me lekë,  te e fundit ata edhe nuk e bëjnë nga talenti por nga rrethabnat dhe biznisi që u mundëson të jenë në treg.

Te ne shqiptarët këto dy fenomene gjejnë vend më shumë duke ditur se lojrat dhe rregulli i padefinuar për të qenë muzicientë u japë hapësirë edhe atyre që nuk janë fortë muzicientë, mendoi në të gjithë lëmshin e të bërit muzikë. Fatmirësishtë sot në tregun tonë muzikorë kemi mundësi të tgjedhim dhe ta dallojmë të miren nga jo e mira. Shumë të rinjë dhe të reja që merren me muzikë na ofrojnë ndjenje e mirë se kemi vlera muzikore të zhanreve të ndryshme, ka individë dhe ka grupe që i kalojnë edhe kufijtë e ne shqiptarëve në të dëgjuar. Me këtë rast unë do të ndalem te një grup muzikor apo thënë më drejtë një Rock Group nga Tetova e jonë e dashur- ELITA 5-. Ky grup jo vetëm për nga talenti, për nga dëghueshmëria, për nga adhurimi, për nga muzika vërtet për veshin ka edhe një karakteristikë tjetër të veqant, është një kombinim i njerëzve që kanë veti vërtet njerëzore, civilizuese me një edukatë të fortë e besa edhe shumë kombëtarë, pa fryerje. Në zhanrin dhe repertoarin  etyre ka patur vend për kangë të ndryshme të përmbajtjeve të ndryshme gjerë te këndimi i kënge¨ve me karakterë kombëtarë; Fjalët e Qiririt, Nita , Nora e shumë të tjera.

Që ky grup apo thënë më mirë; Kjo Elitë e muzikës shqipe, të tregoi vërtet se është elitë në shumë rrafshe po tregon këto ditë veten edhe në vendin e shqiponjave, ku krah për krah me Sali Berishen dhe Eliten e kombit shqiptarë po e ngrit në këmbë çdo cep të Shqipërisë duke i kënduar të ardhmës së mbarë shqiptare. I madhi i Elites 5, Arif Ziberi me vetëdije të plot është pjesë e asaj që presin shqiptarët, forcimin e shtetit shqiptarë si fuqi në rajon, ky njeri i cili të bënë përshtypje të madhe me sinqeritetin dhe thjeshtësin e tij më ka bërë që vërtet të ndihem krenarë me shqiptarët e  Iliridës, ky njeri po tregon se për të drejten dhe të mbaren ia vlenë edhe të kritikohesh nga ndonjë aty këtu, mirpo ky shqiptarë tregon se jo vetëm në muzikë dhe këndim është elitë, ky do jetë edhe në piadestalin e elitës së kombit.

Përshendetje për Eliten 5 dhe përshendetje për fitoren e Elites shqiptare në votimet e 28 qershorit.

Rrnoftë Shqypnia e shqiptarëve