Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Drenica: Epigrame

| E marte, 09.06.2009, 05:59 PM |


Agim Drenica

EPIGRAME

Sa janë ne pozitë
nuk iu bejnë sytë dritë,
nuk mendojnë për asgjë
- sa më shumë me grabitë!

***

Kur dalin n'opozitë
- iu ?elën sytë ,
thonë punët nuk janë në rend
kritikojnë me vend e pavend !

***

Kur dalin disa këngëtare n'ekran
- televizorit ia ndali zërin fare ,
e "kënaqëm" duke shikuar
- cullakhane gratis - pa pare !

***

Kjo botë është e rrejshme
- jam plotësisht dakord ,
sepse vërtetë rrencat
po e jetojnë këtë botë .

***

Kush është nën dardhë
thonë - hanë dardha ,
këto janë ve? fjalë
se dardhat i hanë
 ai qe ka hyp n'dardhë !

Morschwiller le bas , Franc?