| E marte, 09.06.2009, 07:54 PM |
Agim Gashi
Qeveritë tona
Dërgova te rrobaqepësi
Një stof të mirë shumë,
Më mati e më çmati
Të më bëj kostum.
Dhe për disa ditë
Kostumi u qep,
E vesha të shkretin
Oh! Sa më binte keq!
U „skuq“ rrobaqepësi
Në fytyrë sa ska,
Tërë fajin i shkreti
Stofit ia la.
Prap shkova n´dyçan
Bleva stof të ri,
Ia dërgova rrobaqepësit
Të më bëj zotëri!
Shkova pas një jave
Kostumi rrinte varrë,
E vesha të shkretin
Më qiti si të marrë.
Kështu disa herë
Bleva stofa tjerë,
Kur paratë hargjova
Mendje erdhi n´derë.
Si të ketë faj stofi
Dhe popull´ i shkreti,
Faj kanë rrobaqepsit
Faj ka dhe pushteti.
I kanë hypur popullit
Si kuejt n´vrapim,
Fushata me gënjeshtra
Kush do dale n´fitim.
Vjen një qeveri
Dhe vjedhin me kosh,
Ndersa populi i shkretë
Gjithmonë barkun bosh!
09.06.2009
Spitali i Bierkesdorfit