Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti - Veteran i letërsisë sonë...

| E hene, 08.06.2009, 05:50 PM |


SHEMSI MEHMETI - VETERAN I LETËRSISË SONË, me rastin e botimit të veprës së tij”Bijt e tokës së djegur”

Nga Halit Bogaj

Shemsi Mehmeti, I cili tërë jetën ia kushtoi gazetarisë dhe letërsisë sonë  nëpër periudha të ndryshme, është njëri ndër emrat tanë më të njohur I cili këto ditë doli edhe me botimin e romanit të tij më të ri”Bijtë e tokës së djegur”.

Bashkë me emrat tjerë eminentë të gazetarisë dhe letërsisë sonë, Shemsi Mehmeti bëri shumë për vendin tonë, e sidomos për gazetarinë e pasluftës së Dytë botërore, kur Kosova kishte filluar t’i merrte hapat e saj fillestarë me atë pak hapësirë që ia kishte lënë pushteti i egër jugosllav.

Në kohën kur bëheshin përpjekjet maksimale, që edhe populli ynë t’I shihte disa ditë më të bardha, Shemsi Mehmeti bashkë me penat më të mprehta u mor  me gazetari dhe krijimtari letrare, duke I vënë themelet e sigurta që ato të vijonin për së mbari dhe që edhe Kosova t’I kishte shkrimtarët e saj origjinalë.

Bashkë me Esad Mekulin, Ramiz Kelmendin, Nazmi Rrahmanin, Rifat Kukajn, Azem Shkrelin,Hasan Mekulin dhe shumë të tjerë, ai u bë si një fanar drite edhe për gjeneratat e ardhshme të poetëve si: Vehbi Kikaj, Daut Demaku, Agim Deva, Hasan Hasani e të tjerë që ecnin rrugëve fisnike të artit tone letrar I cili tanimë e kishte formuar fizionominë e vetë, si në pikëpamje sasiore, ashtu edhe në atë cilësore.

Emri I tij  është bërë I nderuar që nga dita kur filloi të shkruante, duke mbetur përherë modest por edhe krenar me punën e tij të palodhshme.

Shemsi Mehmeti përjetoi shumë batica dhe zbatica nëpër të cilat kaloi populli I tij I dashur me të cilin frymoi dhe aspiroi deri në ditët e sotme kur akoma merret me krijimtarinë letrare, siç është rasti me veprën e tij të fundit”Bijt e tokës së djegur”, të botuar këto ditë.

Kjo vepër ishte një sihariq I madh I cili na tregon se shpirti krijues nuk plaket kurrë!Me një përkushtim të veçantë dhe me një dashuri të paparë ndaj vendit dhe popullit të vetë, autori hedh dritë në vuajtjet dhe sakrificat nëpër të cilat kaluam të gjithë ne deri në ditët tona më të lavdishme kur u arrit synimi ynë përfundimtar I cili  ishte aspiratë qindravjeçare e brezave tanë të sakrifikuar për çështjen tone kolosale kombëtare.Dhe jemi të lumturt që këto ditë të ndritura I arriti edhe Baca Shemsi.Dhe vërtet është një gëzim shumë I madh edhe për ne që ky veteran dhe iluminist I pashoq e përjetoi edhe ditën e Pvarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga shtetet më të  fuqishme të botës, për të cilën kishte punuar dhe ishte angazhuar deri në maksimum edhe ai me kontributin e tij aq të gjatë jetësor, bashkë me sivëllezërit e tjerë të  cilët fatkeqësisht nuk janë më në mesin tone, por që kanë mbetur përherë të paharruar në zemrat dhe kujtimet tona.

Autori I respektuar, Shemsi Mehmeti përjetoi zezona dhe katrahura të shumta të pushtimit të cilat e lëndonin shpirtin e tij skofiar, por optimizmi I tij për një të ardhme më të ndritur dhe të sigurtë, asnjëherë nuk ishte shuar.

Siç thamë edhe më lart, njëra ndër madhështitë e tij të shumta ishte edhe modestia e jashtëzakonshme me të cilën ishte e pajisur qenja e tij njerëzore.

I ushqyer dhe I skalitur përherë me ndjenjën më sublime të dashurisë ndaj njeriut dhe popullit të cilit I përkiste, Shemsi Mehmeti tregohet si I tillë në jetën dhe në krijimtarinë e tij e cila kap vëllime mijra faqesh deri në ditët e sotme.

Me aftësitë e tij të mëdha për të trajtuar tema dhe motive të ndryshme nga jeta  e përditshme dhe historia jonë e lavdishme, Shemsi Mehmeti arrin të krijojë personazhe dhe karaktere të paharruara të cilat janë pjestarë të një realiteti që na rrethonte vazhdimisht dhe hap pas hapi.

Emri I tij është sinonim I pakontestuar I një fillimi shumë të vështirë kreativ kur  shqiptarët e Kosovës nuk kishin trashëguar asgjë pozitive nga regjimet e kaluara të cilat ishin shtypëse për popullin tone dhe kishin të njejtin qëllim.Aq më tepër kur edhe vetë ishte dëshmitar I një periudhe dramatike kur Serbia ushtronte inkuzicion ndaj librit  dhe fjalës shqipe. Vetëm  shpirti I tij e di se sa I lumtur do të ketë    qenë kur ka filluar të shkruajë dhe të botojë në gjuhën e vetë amtare të cilën e urrente aq fort armiku ynë  shekullor, I cili kishte menduar se shqiptarët do të mbeteshin përherë”injorantë dhe sharraxhinj”, siç na kishin trajtuar me propagandën e tyre morbide antishqiptare, e që për fat të keq  një pjesë e botës e besonte, ngase, siç po e shohim edhe tani, Serbia kishte pasur shumë miq që e kishin mbrojtur dhe përkrahur.

Prandaj Shemsi Mehmetit I përket njëri ndër vendet e veçanta në letrat tona, me emrin e të cilit lidhet një fillim dhe kontinuitet I mbarë I arritjeve tona të shumta të cilat I përjetuam falë atij dhe gjeneratave të mëhershme të cilave u kemi shumë borxh dhe që  ishin një shkollë e përsosur për të gjithë ne.

Mes tjerash diuhet potencuar edhe faktin se një popull I  cili në gjirin  e tij ka nxjerrë krijues të tillë, do të ishte e pamundur që të mos I arrinte qëllimet e veta fundamentale.Edhe Shemsi Mehmeti na la një trashëgimi të begatshme dhe të larmishme letrare me të cilën mburremi të  gjithë ne.

Romani I tij më I  ri””Bijt e tokës së djegur” na kthen në një kohë të mundimshme në të cilën përshkruhet jeta e vështirë e njeriut tonë , përkatësisht e trevës së Gollakut. Personazhi krysor I romait, Bardheci është një burrë  fiusnik, I ndershëm, bujar, I urtë, punëtor, por I varfër- si edhe pjesa dërmuese e popullit tone në atë kohë shumë të mundimshme për të gjithë ne.

Dialogët mes Bardhecit/personazhit kryesor/ dhe gruasë së tij Hanës, janë shumë të begatshme dhe të fuqishme të cilat simbolizojnë filozofinë dhe urtinë tone popullore e krijuar nëpër etapa të ndryshme të historiesë sonë kombëtare.                  

Në pyetjen që I bën gruaja të shoqit:Ku ishte, çfarë ka,çfarë pe, kë pe, çfarë solle e çka të thane, ai përgjigjet vetëm me një fjali lakonike”mjaft pashë e mjaft më thane”, e cila në zbërthimin e saj të mëtejmë do të thotë shumë.

Pastaj në bisedën që do ta vazhdojnë burrë e grua, për ta dërguar djalin”rrogëtar”, shpërthen tërë hidhërimi I brendshëm prindor kur nëna thotë: “do të shkoja unë në vend të tij”, por ç’të bënte edhe babai I tij/Bardheci/ që ishte I detyruar nga skamja që djalin e njomë ta bënte”rrogëtar”të dikujt tjetër!Sikur të kishte punë ose tokë, Bardheci do ta punonte siç thotë populll”err e terr”, por realiteti ishte krejtësisht tjetër dhe skamja e para luftës së Dytë botërore trokiste në çdo derë shqiptare dhe kur populli ynë ishte dyfish më I ngarkuar se të tjerët.