Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naser Aliu: Bagëti e Mafi (II)

| E diele, 07.06.2009, 01:12 PM |


Naser Aliu

Bagëti e Mafi

II

Gishtin në kokë! Nga varfëria po dënesë, po ofshan qyteti!
Fëmijët zhele zhele, prindërit mbyllin sytë, po i kap sikleti

Tek argëtohen të pasurit, tek bërtasin në dalldi
Tek rrahet i verbëri, tek zgërdhihet gardisti i ri
Tek vajtojnë të varfëritë, atje unë dua të jem,
Bashkë me të mjerët edhe unë vajit t´ia them

Të shoh, mafiozët, ministrat  e shumë politikan
Nëpër tribuna rrahin gjoks, duken si babaxhan!

Vashat bukuroshe, në ministri me fustan përveshur,
Me flokë derdhur dhe epshe, një mbi një të ngjeshur,
Me buzë e qafë dalin nga zyra të përlyera e shkopsitur
Shpresë për një vend pune, shqiptarja e mërzitur
 
Në çehren e saj shoh dëshpërimin, që s´ia kam parë në jetë
E shfrytëzuar, manipuluar, mashtruar nga shqiptarët  vet
Fustani saj nëpër shkallë valon, ajo ecën pa parë njeri në sy
E hutuar nuk dinte, pati mbi vete një nëpunës apo një dreq të zi

Dashç Perëndinë, me thuaj, a mos pa diku Shqipërinë?
-Këtu, në këto pallate, para teje, e rrëzuan, fytyrën ia nxinë!

Oh sa vrer ka tufa! Sa pikëllim të sjellë politika e mafia
Brenda e jashtë vendit, na damkosën, i mallkoftë Perëndia
Nëpër ministri, në dogana janë punësuar plot derra,
Matrapazit në kufi me përkulje, menjëherë i hapet dera

Natën vonë takohen në kafene e bisedojnë si shokë
Ndahet fitimi mbi tryeza, përshëndeten, shenjë me kokë
Edhe prap tufë-tufë largohen për t´u takuar përsëri
Duke u larguar me vrap, me vete kanë marrë edhe polici

Nxitojnë e s’ lodhen, nga Afganistani e Turqia,
Politikan kanë pas, që mbron interesat e tija,
Posa gjen doganierin e dashur, ca lekë në xhep i fut
Me syze të zeza, kokëlartë, ecën misterioz e me ngut

Sa më dëshpëron vaji, dënesja e fëmijëve dhe vegjëlisë
Vogëlushe këmbëzbathur, migjenizëm në trojet e shqiptarisë
kudo nëpër trojet e lodhura shqiptare, po përhapet varfëria,
Uffa,  kombi më i varfër n´Evropë, atje i kam mendtë e mia

Bien kambanat, alarm, në tre shtetet shqiptare
Gjendja shqiptarit e mjerë, shihet nga çdo dritare

Në shtetin e parë ka mbret e ka shumë, sa të duash parti
Ka opozitë legale, ka opozitë ilegale, pra ka edhe mafi
Në shtetin e dytë ka shumë parti,  dhe shefa të huaj
Shumë pasuri nëntokësore dhe varfëri qiellore, bosa e buaj
Në shtetin e tretë shqiptari është thjesht numër tragjik
Luftoi dhe gjoja fitoi, mbeti thjesht një dekoracion politik

Mushka ikën përpara me 50 kilogram kokainë
Drejt kufirit grek e ngarkuar prej qafe deri në shpinë
Në shtetin e dytë vidhet droga nga stacioni i policisë
Në shtetin e tretë, politikanët shqiptarë pa pikë të njerëzisë...

Dashç Perëndinë, më thuaj, a mos pa diku Shqipërinë?
Shih këto surrate para teje, e rrëzuan, fytyrën ia nxinë!

Pa më trego të lutem, a mos pa diku Dardaninë, se s´më treguan?
Aha, kthe pak kokën, shiko atje në veri, 5 % serb për tokë e rrëzuan!

Po Ilirida, a mos pa diku, më thuaj të lutem ku na mbeti?
E rrënuan politikanët shqiptarë dhe kombi taze, e hëngër dreqi!